Protesta në Irakun jugor
Njerëzit në Irak e kanë kthyer ceremoninë e zisë të Muharram-it në një tjetër kryengritje kundër ndërhyrjeve të regjimit iranian dhe grupeve terroriste proksi të tij. Këto protesta, të zhvilluara në provincat jugore të Irakut me një shumicë Shi’ite, treguan se populli i Irakut është i shqetësuar seriozisht lidhur me praninë e rrezikshme të regjimit iranian në Irak.
Këto protesta treguan gjithashtu se si e ashtu-quajtura “thellësi strategjike” e regjimit iranian në Irak është shembur pas vitesh të tëra që ky regjim ka shpërdoruar pasurinë kombëtare të popullit iranian dhe ka përdorur Islamin Shi’ite për të promovuar dhe avancuar me politikat e tij luftënxitëse.
Ceremonitë e zisë të Muharram-it zhvillohen për të përkujtuar Imamin e tretë Shi’ite, Hossain-ibn Ali, i cili luftoi për liri dhe u vra pranë qytetit Karbala gati 14 shekuj më parë. Tani, protestuesit irakenë e nderojnë trashëgiminë e Hossain-ibn Ali duke u revoltuar kundër regjimit iranian dhe grupeve terroriste proksi të tij, të cilat e kanë privuar popullin e Irakut nga liria e tij e dëshiruar.
Protestuesit mbanin foto të atyre që janë vrarë që në fillim të kryengritjes së popullit iraken, e cila njihet si “Revolucioni i Tetorit.” Ata morën në shënjestër gjithashtu ndërhyrjet e regjimit iranian dhe veprimtaritë e grupeve terroriste proksi të tij, të cilat kanë vrarë aktivistë që në fillim të kryengritjes së popullit iraken.