
Forcat e sigurisë kanë arrestuar një grua në Najafabad, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Fars më 20 tetor 2020.
Najafabad është një nga qytetet më të mëdha të provincës Isfahan, në Iranin qendror.
Videoja ku shfaqet një grua që i jep biçikletës ndërkohë që flokët i ka të pambuluar ka qarkulluar në rrjetet sociale më 19 tetor. Guvernatori i Najafabad ka thënë se i kanë identifikuar dhe arrestuar edhe personat që kanë filmuar dhe shpërndarë videon.
NCRI është e përkushtuar ndaj Konventës për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Kundër Grave (CEDAW), thekson Plani me Dhjetë Pika i presidentes së zgjedhur të NCRI-së, Maryam Rajavi.
Plani me Dhjetë Pika dënon gjithashtu çdo formë diskriminimi kundër grave dhe përsërit të drejtën e grave iraniane për ta zgjedhur lirshëm veshjen e tyre.
Regjimi klerikal duhet ta lirojë menjëherë këtë grua të pafajshme e cila thjesht po ushtronte të drejtën e saj për liri opinioni dhe liri zgjedhjeje.





