Wednesday, December 6, 2023

Iranianët zhvillojnë më shumë se 9 protesta për të shprehur vështirësitë ekonomike

Iran protests

Iranianët kanë zhvilluar të paktën nëntë protesta brenda dy ditëve për të shprehur vështirësitë e tyre ekonomike dhe sidomos për të kërkuar rrogat e papaguara.

Të dielën dhe të hënën, iranianët në Teheran u mblodhën për të protestuar ndaj “ligjeve familjare” të regjimit jashtë Godinës së Asemblesë Konsultative Islamike, ndërsa pronarët e sallave të mbrëmjeve e dasmave u mblodhën jashtë Dhomës së Shoqërive të Teheranit. Në Dehdasht të Iranit jug-perëndimor, zjarrfikësit u mblodhën jashtë ndërtesës së zyrave të tyre për të kërkuar rrogat e papaguara. Pensionistët e industrisë së naftës u mblodhën në Ahëaz të Iranit jug-perëndimor dhe në Isfahan të Iranit qendror për të shprehur ankesat e tyre ekonomike, ndërsa blerësit e mashtruar të makinave u mblodhën në Azerbaixhanin Lindor, në Veri-perëndim të Iranit, për të kërkuar makinat e tyre.

Pensionistët e naftës kërkojnë pensionet e tyre

Pensionistët e naftës në Ahëaz dhe Isfahan u mblodhën për të protestuar ndaj ndryshimeve në Kodin e Fondit të Pensioneve të Naftës, ndryshime të cilat ua kanë hequr pensionistëve një pjesë të rrogave të tyre.

Abdulsaheb Ghalebi, përfaqësuesi i pensionistëve, tha për faqen Naft Online se, duke qenë se pensionistët janë “të brishtë, të moshuar e të sëmurë” dhe fëmijët e tyre janë të papunë, ata nuk mund ta sigurojnë jetesën kur nuk marrin pensionin.