Saturday, July 27, 2024

Transferimi i të Burgosurit Politik Soheil Arabi në Burgun Evin për të Fabrikuar Akuza të Reja Kundër Tij dhe një Rigjykim

I burgosuri politik Soheil Arabi

Thirrje për veprim të menjëhershëm për të siguruar lirimin e të burgosurve politikë dhe për një hetim ndërkombëtar mbi gjendjen e burgjeve

Të burgosurin politik Soheil Arabi, 35 vjeç, e kanë transferuar në burgim të izoluar në pavijonin 2-A të burgut Evin. Ky seksion është nën kontrollin e divizionit famëkeq të inteligjencës së IRGC-së. Rreth një muaj më parë (18 shtator 2020), Soheil-in e transferuan papritmas nga Burgu i Teheranit të Madh (Fashafuyeh) në një vendndodhje të panjohur. Atij nuk i lejohej të merrte vizita gjatë asaj periudhe dhe nuk mund të kontaktonte familjen. Kjo është hera e tretë këtë vit që Arabi transferohet në Pavijonin 2-A dhe merret në pyetje.

Regjimi ka për qëllim të ngrejë një çështje kundër tij nën pretekstin qesharak të “propagandës kundër shtetit” dhe të hapë gjyq edhe një herë kundër tij për t’ia parandaluar lirimin, pasi dënimi i tij me burg pothuajse ka mbaruar.

Rojat e burgut e kanë sulmuar, ngacmuar dhe torturuar vazhdimisht Soheil-in në Burgun e Teheranit të Madh. Në njërin nga këto sulme, ata ia kanë thyer hundën, dëmtim për të cilin nuk është trajtuar asnjëherë, dhe si rezultat, ai vazhdon të ketë vështirësi në frymëmarrje.