Trafikimi prapa mungesës së insulinës në Iran

497

Iranianët raportojnë për mungesë të insulinës, e cila është një mjekim thelbësor për diabetin, në shumë farmaci në mbarë Iranin. Sipas faqes shtetërore Entekhab, Mahmoud Najafi Arab, kreu i Komisionit Ekonomik të Shëndetit të Dhomës së Tregtisë në Teheran, ka thënë “një sasi mbi 1.5 herë më shumë sesa nevojat e vendit po importohet ashtu si çdo vit”, megjithatë, mungesa e insulinës në Iran vjen për shkak të trafikimit të saj. Ai tha gjithashtu se njerëzit me diabet detyrohen ta blejnë insulinën nga tregu i zi me një çmim tetë herë më të lartë se ai i farmacive, ose detyrohen të përdorin insulinë të skaduar.

“Insulina e importuar eksportohet përsëri, ose me fjalë të tjera, largohet nga vendi në rrugë të paligjshme,” tha Mahmoud Najafi Arab.