
Në një deklaratë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha të hënën, më 4 janar 2021, se “Irani sot ka nisur të ushqejë me uranium të pasuruar që më parë deri në 4.1 përqind U-235 gjashtë kaskada centrifugale në kompleksin e Pasurimit të Lëndës Djegëse në Fordoë për pasurim të mëtejshëm deri në 20%.”
Më 6 janar, Ali Rabiei, zëdhënësi i Rouhani-t, shpalli fillimin e pasurimit në 20% në kompleksin e Fordoë me urdhër të Rouhani-t, duke thënë: “Procesi i injektimit të gazit në centrifuga ka nisur pak orë më parë dhe produkti i parë i gazit uranium hekzafluorid (UF6) do të dalë për pak orë.” (agjencia e lajmeve Mehr, 4 janar 2021)
Ali Akbar Salehi, kryetari i Organizatës së Energjisë Atomike të regjimit, tha për televizionin shtetëror më 6 janar 2021 se: “Rouhani ka dhënë urdhër për sigurimin e fondeve të nevojshme për projektin e pasurimit në 20% …” (IRNA, 6 janar 2021)
Veprimet e regjimit klerikal gjatë vitit të shkuar, fillimi i pasurimit me 20%, dhe përgatitjet për pasurim deri në 40, 60, dhe 90% konfirmojnë faktin që regjimi nuk e kishte braktisur asnjëherë projektin për ndërtimin e një bombe atomike.
Duke shfrytëzuar situatën politike në Shtetet e Bashkuara, regjimi klerikal ka ndërmend t’u bëjë shantazh bashkëbiseduesve perëndimorë që t’ia heqin sanksionet, të mbyllin njërin sy për sa i përket programeve të tij raketore e bërthamore dhe ndërhyrjeve kriminale në rajon. Siç ka deklaruar vazhdimisht Rezistenca Iraniane, rikthimi i gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit, ndalimi i plotë i pasurimit, mbyllja e komplekseve bërthamore, dhe lejimi i inspektimeve në çdo kohë e vend, janë të domosdoshme për të parandaluar sigurimin e një bombe bërthamore nga ana e regjimit.





