Presioni i punës së detyruar në burgun e Tabriz e ka bërë një nga të burgosurat femra të presë damarët. Por autoritetet e burgut thonë se ajo e ka bërë këtë për shkak të problemeve familjare.
Massoumeh Bahrami preu damarët të dielën më 3 janar 2021, dhe e transferuan në klinikën e burgut. Znj. Bahrami, 28 vjeç, është burgosur për akuza në lidhje me drogën.
Autoritetet e burgut të Tabriz raportohet se i kanë detyruar të burgosurat femra që t’i lajnë të gjitha batanijet e tapetat e pavijonit të tyre në oborr, në motin tepër të ftohtë të Tabriz-it. Këto gra të brishta i kanë detyruar gjithashtu t’i lëvizin shtretërit në oborr për t’i lyer.
Këto gra janë detyruar të bëjnë punë të detyruar në burgun e Tabriz ndërkohë që temperatura ishte -1 gradë Celsius gjatë ditës dhe -4 gradë Celsius gjatë natës.
Shumë nga të burgosurat femra janë sëmurur rëndë për shkak të të ftohtit.