Tuesday, January 31, 2023

Shtohen Zyrtarët Iranianë që Bëjnë Thirrje për Shkelje të Rënda të të Drejtave Njerëzore, Ndërkohë që BE Vazhdon Mosveprimin

 

Krahas shtimit të numrit të ekzekutimeve, zyrtarët e regjimit klerikal të Iranit bëjnë thirrje të qartë për shtim të masave shtypëse dhe mbrojnë metodat mesjetare të regjimit.

Komentet e tyre konfirmojnë mospërfilljen e regjimit për standardet humanitare globale dhe kërkojnë marrjen e masave të rrepta nga ana e komunitetit ndërkombëtar.

“Arroganca Globale [komuniteti ndërkombëtar] monitoron Iranin [regjimin] për sa i përket [prerjen e duarve] dhe vë pikëpyetje mbi implementimin e kodeve islamike, dhe kështu vë kufizime mbi gjyqtarët. Por dënimi me prerje gjymtyrësh duhet të implementohet për hajdutët në mënyrë që këta kriminelë t’u japin fund veprimeve të tyre të liga,” shkruante të martën e përditshmja Entekhab, duke cituar Mousavi Largani, i cili është anëtar i Presidiumit të Majlis [parlamentit] të regjimit.

Ndërkohë që zyrtarët e regjimit, veçanërisht Garda Revolucionare (IRGC) dhe Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei, plaçkisin pasurinë e popullit, regjimi ua pret brutalisht duart e gishtat të ashtu-quajturve “hajdutë.” Duke implementuar këtë verdikt mesjetar, hajdutët e vërtetë që sundojnë Iranin përpiqen ta mbulojnë faktin se plaçkitja sistematike që ata u bëjnë burimeve të vendit i detyron njerëzit e varfër të kryejnë vjedhje.

Të enjten, Brigadier Gjenerali Qassem Rezaei, zëvendës komandanti i Forcave të Sigurisë së Shtetit (SSF), u tha agjentëve të tij publikisht në televizion që t’u “thyejnë krahët” të rinjve të rebeluar të cilët regjimi kriminal i quan “banditë.” Rezaei tha: “Nëse i kapni në rrugë dhe unë shoh që ai po qëndron i pacënuar, duhet të përgjigjeni se pse ai është ende i pacënuar.”

Me fjalë të tjera, regjimi i përshkruan të varfrit si “kriminelë” dhe të rinjtë e rebeluar si “banditë” për të justifikuar veprimet e tij çnjerëzore. Keqmenaxhimi ekonomik dhe korrupsioni i institucionalizuar i regjimit ua kanë shkatërruar jetën iranianëve.

Kryegjyqtari aktual i regjimit, Ebrahim Raisi, “gjykatësi i varjes,” është një nga autorët kryesorë të masakrës së 1988-ës ndaj mbi 30,000 të burgosurve politikë. Ministri aktual dhe ministri i mëparshëm i Drejtësisë, Alireza Avaii dhe Mostafa Pourmohammadi, përkatësisht, kanë qenë gjithashtu të përfshirë në këtë masakër.

Kur Z. Borrell negocion me ministrin e jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif, i cili e lavdëron regjimin mesjetar si “demokracia më e madhe” e Lindjes së Mesme, kjo gjë vetë sa e nxit edhe më tepër regjimin që t’i shpërfillë “shqetësimet” dhe “kritikat” e BE-së.

Siç e pohoi Z. Borrell më 10 dhjetor, kur bëhet fjalë për shkelje të të drejtave njerëzore, BE “duhet të shkojë përtej” letrave, sanksioneve, dhe kritikave. BE duhet t’i sanksionojë menjëherë Raisi-n, Zarif-in, dhe të gjithë zyrtarët e tjerë të regjimit që janë të përfshirë në shkelje të të drejtave njerëzore. Liderët e BE-së duhet ta kushtëzojnë çdo marrëdhënie me regjimin në një ndalim të plotë të shkeljeve të të drejtave njerëzore nga teokracia që sundon Iranin.