Ndërkohë që numri i vdekjeve nga Covid-19 vazhdon të rritet në Iran, mediat shtetërore e pranojnë se regjimi e ka përdorur këtë virus për ta mbajtur nën fre shoqërinë dhe për t’i përdorur njerëzit si mburojë ndaj protestave popullore.
“Muajt e fundit, zyrtarët kanë shpallur statistika të ndryshme për sa i përket bilancit të vdekjeve nga Covid-19, gjë që i ka konfuzuar njerëzit. Nga ana tjetër, qeveria ka ngurruar në përdorimin e metodave shkencore dhe vaksinimeve dhe ka shkaktuar edhe më shumë shqetësim tek populli. Përfshirja e njerëzve në problemet e shkaktuara nga pandemia e Covid-19, si lufta me sëmundjen dhe presionet ekonomike të rënies së bizneseve, i privon ata nga fuqia dhe stimuli për t’i kushtuar vëmendje mënyrës sesi menaxhohen çështjet publike. Kjo e lejon [regjimin] të avancojë drejt qëllimeve të tij, duke shpërfillur interesin publik,” shkruante të hënën e përditshmja shtetërore Jahan-e Sanat në një artikull me titull “A kanë interes politikanët tek pandemia e Covid-19?”.
“Ndonëse kriza e koronavirusit e vonon konfliktin, kjo vonesë i kushton shoqërisë probleme tepër të rënda. Me fjalë të tjera, kur shoqëria të çlirohet nga kthetrat e kësaj sëmundjeje, defektet politike, shoqërore, dhe ekonomike do të fillojnë të lëvizin me fuqi më të madhe shkatërruese,” shkruan Jahan-e Sanat, duke e paralajmëruar regjimin për protesta të ardhshme.
Që kur shpërtheu Covid-19, regjimi, kryesisht Lideri Suprem Ali Khamenei, e ka përqafuar këtë virus vdekjeprurës duke e quajtur një sprovë dhe bekim. Pasi themelet e regjimit të tij ishin tronditur nga kryengritja e nëntorit 2019, Khamenei nisi një politikë çnjerëzore për Covid-19. Kjo politikë përfshinte mosveprim dhe fshehje të fakteve, rihapjen tepër të hershme të bizneseve, dhe me një fjalë, dërgimin e njerëzve në fushën e minuar të Covid-19.






Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Tregtisë të Iranit të lidhur me Ministrinë e Industrisë, Minierave dhe Tregtisë tha dje se disa artikuj ushqimorë eksportohen jashtë vendit, pavarësisht nga mungesa brenda Iranit. Sadif Beikzadeh tha pavarësisht një ndalimi të eksportit të artikujve bazë ushqimorë të tillë si vaji i gatimit dhe shpendët, disa artikuj eskportohen.“Në tregun e lirë, kursi i këmbimit është pesë herë më i lartë se kursi i këmbimit qeveritar (4,200 tomanë) i cili është grumbulluar për këto ushqime themelore. Kjo do të thotë që çmimi i brendshëm i këtyre artikujve është rreth një e pesta e çmimit jashtë kufirit dhe në këto kushte, tendenca për të kontrabanduar këto artikuj rritet, “tha Sadif Bikzadeh në një intervistë me agjensinë shtetërore të lajmeve ILNA.Zyrtari iranian gjithashtu la të nënkuptohet se një ndryshim në çmime mbështetet në “masën dhe kërkesat e kontrabandës” së artikujve ushqimorë. Kursi i këmbimit të qeverisë në Iran me dollarin amerikan është 4,200 tomanë, ndërsa kursi i këmbimit është 24,680 tomanë.


Media shtetërore Aftab-e Yazd“Edhe pse kjo rritje e pagave është më shumë se në vitet e mëparshme, ajo ende ka një distancë të konsiderueshme nga inflacioni real në vend. Nuk është e qartë se çfarë po ndodh me klasën punëtore të shoqërisë këto ditë, ”shkroi të hënën Aftab-e Yazd. ”
Të ardhurat e njerëzve kanë arritur pikën më të ulët për shkak të Covid-19 dhe ngjarjeve ekonomike. Njerëzit po kalojnë kushte të vështira. Presionet ekonomike të tilla si inflacioni i shfrenuar, rënia e të ardhurave, rënia e fuqisë blerëse e rritja e varfërisë nga njëra anë, dhe kostot e shpërthit të koronavirusit nga ana tjetër, kanë krijuar shumë sfida për ta, ”shkruante e përditshmja shtetërore Sobh-e Emrooz . E hënë:“Rritja e shfrenuar e inflacionit dhe ekonomia e paqëndrueshme edhe një herë zhvendosi kufirin e varfërisë. Kufiri i varfërisë për një familje me katër persona është një milion tomanë . Statistikat e fundit të publikuara për kufirin e varfërisë kanë të bëjnë me majin e këtij viti, vlerësuar në 9 milion tomanë. Duke marrë parasysh rritjen e shfrenuar të inflacionit dhe çmimet në rritje në katër muajt e fundit në sektorë të ndryshëm ekonomikë, kufiri i varfërisë me sa duket ka tejkaluar 10 milion tomanë. Linja e varfërisë prej 10 milion tomanë tregon kushtet e vështira të familjeve me të ardhura të ulëta, veçanërisht të punëtorëve. Diferenca midis të ardhurave dhe kufirit të varfërisë është një histori e përsëritur. Por çmimet në rritje të lartë për shkak të koronavirusit e kanë bërë këtë ndryshim më të rëndësishëm se më parë, ”shton artikulli i Sobh-e Emrooz.Në vend që të veprojnë, zyrtarët e regjimit ose fajësojnë sanksionet ndërkombëtare për krizën ekonomike të Iranit ose ankohen për situatën.









