Wednesday, February 1, 2023

Irani dënon protestuesit me burg dhe qindra goditje me kamxhik

November protests

Një gjykatë në Iran ka konfirmuar dënimet me burg për tre banorë të një qyteti jug-perëndimor të cilët kanë marrë pjesë në protestat mbarëkombëtare të nëntorit 2019.

Dega e 102-të e Gjykatës Penale të Behbahan ka miratuar dënimet për tre protestues të arrestuar gjatë protestave të nëntorit 2019.

Tre protestuesit e quajtur Sattar Afshinpour, Bahman Amini dhe Mohammad Tayebi janë gjykuar në mungesë dhe janë dënuar me një total prej 13 vitesh burg dhe 222 goditjesh me kamxhik.

Sattar Afshinpour është akuzuar për “shkatërrim dhe zjarrvënie të bankave e objekteve publike” dhe “prishje të rendit publik” dhe është dënuar me 11 vite burg e 74 goditje.

Bahman Amini dhe Mohammad Tayebi janë dënuar secili me nga 1 vit burg dhe 74 goditje për “prishje të rendit publik”.

Gjyqi për ta është mbajtur fillimisht në tetor 2020, dhe verdikti është konfirmuar më 1 mars.

36 protestues nga Behbahan kanë marrë dënimet e tyre nga gjykata penale e qytetit më 22 tetor. Të pandehurit janë dënuar me një total prej 109 vitesh burg dhe 2,590 goditjesh me kamxhik, dhe secili prej tyre është gjobitur me mbi 3 milion toman.

Sipas verdiktit, protestuesit ishin dënuar për prishje të rendit publik, mosbindje ndaj agjentëve të sigurisë dhe shkatërrim të pronës publike.