Saturday, July 27, 2024

Iran: Informacione të Reja Lidhur me Qendrën Bërthamore të Regjimit Iranian në Abadeh

 

Abadeh Site before being sanitizedKompleksi në Abadeh para se të dezinfektohej

Projekti Marivan: Pjesë e programit të armëve bërthamore të regjimit klerikal

Sipas raportit më të fundit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) më 23 shkurt 2021, agjencia ka gjetur thërrmija uraniumi antropogjen në dy zona në Iran. Regjimi iranian ua kishte bllokuar për disa muaj inspektorëve të IAEA aksesin në këto zona. Regjimi nuk u është përgjigjur ende pyetjeve të Agjencisë për sa i përket pranisë së mundshme të materialeve bërthamore në këto lokacione. Drejtori i IAEA, Rafael Grossi, dje në fjalimin hyrës në Bordin e Guvernatorëve të IAEA, shprehu shqetësimet e thella të agjencisë lidhur me gjetjen e materialeve të padeklaruara bërthamore në zona të padeklaruara në Iran.

Njëra nga dy zonat e sipër-përmendura ndodhet në rajonin Abadeh ku po zhvillohet një projekt i quajtur Marivan. Sot do të zbuloj disa informacione për këtë zonë, të cilat janë siguruar nga entitete të ndryshme të regjimit përmes rrjetit të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit apo Mujahedin-e Khalq (MEK).

Në një nivel të lartë, ky informacion zbulon sa më poshtë:

  1. Kompleksi në fjalë, i cili ndodhet në veri të qytetit Abadeh në provincën Fars, është ndërtuar nga kompani të kontrolluara nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në mes të viteve 1990, nën mbikëqyrjen e Ministrit të Mbrojtjes të asaj kohe.
  2. Ky kompleks ka qenë pjesë e një projekti të menaxhuar nga entiteti kryesor që merret me kërkimin dhe zhvillimin e armëve bërthamore, Organizata e Inovacionit dhe Kërkimit Mbrojtës (Sazman-e PazhouheshhayeNovin-e Defa’i), që njihet me akronimin pers SPND). Në vitet 1990, ky entitet njihej si AMAD.
  3. Ky kompleks është ndërtuar specifikisht për një projekt të quajtur Marivan, specifikisht për përdorimin e njërit prej nën-divizioneve të SPND, të quajtur METFAZ (Qendra për Kërkimin dhe Zgjerimin e Teknologjive për Shpërthime dhe Impakte). METFAZ merret me kërkimin dhe prodhimin e detonatorëve bërthamorë me shpërthim të lartë.
  4. Saeed Borji, një nga specialistët kryesorë të regjimit për sa i përket eksplozivëve dhe impaktit të lartë, i cili për vite të tëra ka punuar direkt nën mbikëqyrjen e Brigadier Gjeneralit Mohsen Fakhrizadeh, figurës kyçe në projektin e armëve bërthamore të regjimit, ka qenë i përfshirë në projektin Marivan.
  5. Aktualisht, Borji ka një rol tjetër, së bashku me disa nga ekspertët më të lartë. Ai vazhdon të kryejë studime në fushën e eksplozivëve dhe impaktit për programin e armëve bërthamore, duke përdorur një mbulim
  6. Procesi për ta dezinfektuar këtë komplekt është shumë i ngjashëm me proceset e implementuara në Shian-Lavizan në vitin 2004 si dhe në një pjesë të kompleksit të Parchin në 2012-ën, ku kishte një dhomë speciale eksplozive.

Sipas informacioneve të siguruara nga MEK nga brenda regjimit iranian, ndërtimi i kompleksit në Abadeh për projektin Marivan ka nisur në mesin e viteve 1990 nën mbikëqyrjen e Gjeneral Majorit Ali Shamkhani, Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes dhe aktualisht Sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare. Projekti i ndërtimit është ekzekutuar nga kompani të kontrolluara nga krahu inxhinierik Khatam al-Anbia i IRGC-së. Ndërtimi është menaxhuar nga një inxhinier i IRGC-së me mbiemër Hashemi Tabar, i cili ishte menaxher projekti për projektet klandestine të IRGC-së. Ai ka udhëhequr gjithashtu shumë projekte të tjera që përfshinin ndërtimin e tuneleve dhe lokacioneve të tjera sekrete për IRGC-në.