Pavarësisht mobilizimit të IRGC-së dhe forcave të tjera represive, kryengritja dhe protestat në provincën Sistan dhe Baluchistan vazhdojnë. Mbrëmjen e së shtunës, të rinjtë e rebeluar bllokuan autostradën e Zahak në Zabul për të mos lejuar lëvizjen e forcave represive. Ata thërrisnin, “Poshtë Khamenei, poshtë Garda Revolucionare.”
Në të njëjtën ditë, të rinjtë Baluch u vunë zjarrin gomave të makinave, duke bllokuar autostradën Bahou-Kalat (në distriktin Dashtiari – provinca Sistan dhe Baluchestan) drejt Chabahar. Ata bllokuan edhe autostradën Jask-Chabahar në zonën e Karavan duke u vënë flakën gomave të makinave.
Mbrëmjen e së premtes, të rinjtë e rebeluar ndezën zjarre për të bllokuar lëvizjen e forcave represive klerikale në Panj Shir Mir Java. Të rinjtë Baluch gjithashtu bllokuan autostradën dhe u vunë flakën posterave të Khomeini-t në Qasr-e-qand.
Regjimi klerikal ka arrestuar qindra të rinj Baluch dhe ka mobilizuar Forcat kufitare të Sigurisë në kryqëzimet e Saravan për të mos lejuar vazhdimin e kryengritjes. Nga frika e sulmeve të të rinjve Baluch, regjimi ka vënë gjithashtu barriera betoni përreth bazave të Gardës Revolucionare në Suran.
Ndërkohë, organizata që monitoron sigurinë kibernetike dhe qeverisjen e internetit, Netblocks, ka raportuar bllokime të konsiderueshme të Internetit në Iran pas protestave në Sistan dhe Baluchestan.