Sunday, February 5, 2023

Nevoja për Politika të Rrepta Ndaj Iranit po Rritet, por Europa po Anon nga Rruga e Gabuar

It’s true that many of Europe’s businesses want a piece of Iran’s economy

Është e vërtetë që shumë nga bizneset e Europës duan të kenë të bëjnë me ekonominë e Iranit

 

Mes kritikëve të pavarur të regjimit iranian, ka patur gjithnjë e më shumë një ndjesi urgjence të justifikuar prapa thirrjeve për politika më të rrepta europiane ndaj Republikës Islamike. Fatkeqësisht, kjo urgjencë jo vetëm që është shpërfillur, por është kundërshtuar nga figurat që janë përgjegjëse për përcaktimin e drejtimit të politikës së jashtme për Bashkimin Europian dhe shtetet anëtare të tij.

Përqasja e lehtë e këtyre liderëve ndaj marrëdhënieve me regjimin iranian ka vazhduar pavarësisht një game të gjerë përshkallëzimesh nga ana e regjimit. Këto përshkallëzime përfshijnë muaj, madje edhe vite të tëra, dhe për shumë kritikë, këto trende të rrezikshme kanë nisur që me nënshkrimin e paktit bërthamor të 2015-ës me Iranin. Kjo marrëveshje ka qenë kontroversale që në fillim, pasi ofronte lehtësim në shkallë të gjerë të sanksioneve ekonomike në këmbim të lëshimeve relativisht të pakta nga ana e autoriteteve iraniane. Marrëveshja u bë edhe më kontroversale në 2018-ën kur presidenti i atëhershëm Donald Trump e tërhoqi SHBA-në nga pakti, duke dhënë si shkak këtë fakt si dhe dobësi të tjera të paktit.

Zgjedhja e Joe Biden si pasardhës i Trump mund të thuhet se e ka rikthyer SHBA-në në rrugën drejt pajtimit me Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit. Megjithatë, perspektiva e vërtetë për një rikthim në status quo është vënë në pikëpyetje nga fakti që Biden ka bërë thirrje që Irani t’i ndalojë shkeljet që i ka bërë marrëveshjes në mënyrë që të përfitojë sërish lehtësim nga sanksionet, dhe iranianët kanë refuzuar kategorikisht ta bëjnë këtë. Gjatë gjithë kësaj, BE përgjithësisht ka mbështetur pozicionin e Iranit dhe ka refuzuar ta ndihmojë SHBA-në në ushtrimin e presionit që mund të rezultojë në negociata të reja dhe një marrëveshje më të fortë, ose të paktën një rikthim në kushtet siç kanë qenë para se të firmosej pakti.