Monday, February 6, 2023

Tre protestues dënohen me 13 vite burg dhe 222 goditje me kamxhik

Dega e 102-të e Gjykatës Penale të Behbahan ka konfirmuar dënimet e tre protestuesve të arrestuar gjatë protestave të nëntorit 2019 në Iranin jug-perëndimor.

Sipas Agjencisë së Lajmeve për të Drejtat Njerëzore, këta tre protestues janë identifikuar si Sattar Afshinpour, Bahman Amini dhe Mohammad Tayebi. Gjyqi është zhvilluar në mungesë të tyre dhe këta tre persona janë dënuar me një total prej 13 vitesh burg dhe 222 goditjesh me kamxhik.

Sattar Afshinpour është akuzuar për “shkatërrim e zjarrvënie të bankave e objekteve publike” dhe “prishje të rendit publik” dhe është dënuar me 11 vite burg e 74 goditje.

Bahman Amini dhe Mohammad Tayebi janë dënuar secili me nga 1 vit burg dhe 74 goditje për “prishje të rendit publik”.

Gjyqi i parë është zhvilluar në tetor 2020, dhe verdikti është konfirmuar dje.