Iran: Tubime Mbarëkombëtare nga Pensionistët dhe Studentët Pavarësisht Masave Represive

Isfahan – Protest rally in front of the Social Security Organization – May 9, 2021

Isfahan – Protestë përpara Organizatës së Sigurimeve Shoqërore – 9 maj 2021

“Nuk do të votojmë më, kemi dëgjuar shumë gënjeshtra; Poshtë Rouhani; Lironi punëtorët e burgosur”

Pavarësisht masave represive të regjimit klerikal, të dielën më 9 maj 2021, pensionistët në Teheran dhe 12 qytete të tjera dolën përsëri nëpër rrugë për të protestuar kundër kushteve të papërballueshme të jetesës dhe pagave nën pragun e varfërisë. Në Teheran, forcat represive dhe agjentët me veshje civile u mblodhën përpara Organizatës së Sigurimeve Shoqërore për të parandaluar zhvillimin e tubimit të pensionistëve.

Krahas Teheranit, pensionistët u mblodhën jashtë zyrave të sigurimeve shoqërore edhe në Borujerd, Karaj, Tabriz, Mashhad, Rasht, Khorramabad, Sanandaj, Isfahan, Kermanshah, Shiraz, Shush, dhe Marand. Ata thërrisnin: “Vetëm duke dalë nëpër rrugë mund t’i fitojmë të drejtat tona,” “Pagat i kemi në rial, ndërkohë që shpenzimet i kemi në dollarë,” “Sigurime Shoqërore, emri nuk përputhet me veprat,” “Pensionistët ngrihen kundër shtypjes”, “Po përballemi me krizën e koronavirusit dhe me diskriminimin, por askush (regjimi) nuk do t’ia dijë për ne,” “Nuk do të votojmë më, kemi dëgjuar shumë gënjeshtra,” “Poshtë Rouhani,” dhe ”Punëtorët e burgosur duhet të lirohen.”

Njëkohësisht, për disa ditë rresht, studentët janë grumbulluar përpara Departamenteve të Arsimit në Bandar Abbas, Tabriz, Kerman, Mashhad, Qom, dhe Karaj, duke protestuar kundër zhvillimit të provimeve në klasa, gjë që do të çonte në përhapjen e COVID-19 mes studentëve e familjeve të tyre. Ata thërrisnin: “Nuk i duam provimet në klasa.” Forcat represive të Sigurisë së Shtetit dhe agjentët me veshje civile tentuan t’i ndalonin këto tubime dhe të parandalonin përhapjen e lajmeve për to. Ata ua konfiskuan celularët njerëzve që po filmonin. Disa studentë u arrestuan në Mashhad.

Tehran – Protest rally in front of the Social Security Organization – May 9, 2021

Teheran – Protestë përpara Organizatës së Sigurimeve Shoqërore – 9 maj 2021

Karaj – Protest rally in front of the Social Security Organization – May 9, 2021 Karaj – Protestë përpara Organizatës së Sigurimeve Shoqërore – 9 maj 2021

Isfahan – Protest rally in front of the Social Security Organization – May 9, 2021 Isfahan – Protestë përpara Organizatës së Sigurimeve Shoqërore – 9 maj 2021

Shiraz – Protestë përpara Organizatës së Sigurimeve Shoqërore – 9 maj 2021

Tabriz – Protestë përpara Organizatës së Sigurimeve Shoqërore – 9 maj 2021

Rasht – Protestë përpara Organizatës së Sigurimeve Shoqërore – 9 maj 2021

Sanandaj – Protestë përpara Organizatës së Sigurimeve Shoqërore – 9 maj 2021

 Kermanshah – Protestë përpara Organizatës së Sigurimeve Shoqërore – 9 maj 2021

 Hashtgerd dhe Bandar Abbas- Protestë kundër zhvillimit të provimeve në klasa- 9 maj 2021

Përmbledhje e Protestave në Iran: Populli Zhvillon Protesta në Mesin e Pandemisë së COVID-19

 

According to reports tallies by the People’s Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK), as Iran’s economic and social crises deepen, more protests are held across the country.  Sipas raporteve të mbledhura nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), ndërkohë që krizat ekonomike dhe shoqërore të Iranit thellohen, gjithnjë e më shumë protesta zhvillohen në mbarë vendin.

Të shtunën, më 8 maj, nxënësit e shkollave të mesme zhvilluan një tubim në lagjen Nasim Shahr të Teheranit, ku protestuan kundër zhvillimit të provimeve në klasa ndërkohë që kriza e Covid-19 vazhdon të shuajë deri në një mijë jetë në ditë në Iran.

Studentët iranianë i nisën protestat e tyre të martën në qytete të shumta iraniane, kundër zhvillimit të provimeve në klasa në vend të online, për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Të mërkurën, sipas Rezistencës Iraniane, në disa qytete forcat shtypëse të regjimit i kanë sulmuar studentët me shkopinj e spërkatëse lotsjellëse dhe ua kanë konfiskuar telefonat celularë. Në Yazd dhe Shahrekord janë arrestuar disa studentë.

Ndërkohë që vendet e tjera po e arrijnë objektivin e vaksinimit të përgjithshëm, regjimi e ka vonuar procesin e vaksinimit dhe refuzon ta karantinojë vendin. Ndërkohë, Irani po përjeton valën e katërt të pandemisë së koronavirusit. Zhvillimi i provimeve, refuzimi për të siguruar vaksina të çertifikuara, dhe detyrimi i njerëzve të dalin në punë janë pjesë e politikës çnjerëzore të regjimit për Covid-19, politikë që ka për qëllim ta vërë nën kontroll shoqërinë e trazuar.

Por protestat që vazhdojnë në Iran tregojnë se politika e regjimit deri tani ka dështuar.

Të shtunën, aksionerët e plaçkitur të Azovico në Teheran organizuan një protestë përpara Gjykatës Speciale për Korrupsionin Ekonomik. Në një zhvillim të ngjashëm të shtunën, investitorët e plaçkitur të “Anboh Sazan Maskan,” një kompani e strehimit masiv, zhvilluan një protestë përpara Bashkisë së Urmia-së, ku kërkuan të drejtat dhe shtëpitë e tyre.

 

Iran: Njësitë e Rezistencës të MEK vazhdojnë të nxitin bojkot të zgjedhjeve

MEK Resistance Units call for elections boycott across Iran - May 2021Njësitë e Rezistencës të MEK bëjnë thirrje për bojkot të zgjedhjeve në mbarë Iranin – maj 2021

Gjatë javës së fundit, rrjeti i Opozitës Iraniane e ka vazhduar fushatën e tij të gjerë në mbarë vendin kundër farsës së zgjedhjeve të mullahëve. Rrjeti i brendshëm i Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), i njohur si Njësitë e Rezistencës, ka zhvilluar veprimtari anti-regjim në mbi 60 zona të 23 qyteteve iraniane.

Slloganet e tyre kishin në shënjestër farsën e zgjedhjeve presidenciale të qershorit. Këto sllogane përfshinin: “Jo sundimit të mullahëve, jo tiranisë fetare, jo represionit, jo plaçkitjes, dhe po lirisë e një republike demokratike,” “Vota jonë është për ndryshim regjimi, po një republike demokratike,” dhe “Demokraci dhe liri me Maryam Rajavi.”

Këto veprimtari janë mirëpritur nga publiku dhe “bojkoti i zgjedhjeve të mullahëve” është kthyer tashmë në një lëvizje të gjerë shoqërore.

Njësitë e Rezistencës kanë ngjitur gjithashtu postera e afishe nëpër vende publike, ku bëhet thirrje për një bojkot mbarëkombëtar të farsës së zgjedhjeve presidenciale të mullahëve. Shumë sllogane në afishet dhe graffiti janë të frymëzuara nga mesazhet e Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe udheheqësit të Rezistencës Iraniane, Massoud Rajavi.

Mungesa e Apelit në Çështjen e Terrorizmit të Regjimit Iranian dhe Provat për Terrorizmin e Sponsorizuar nga Shteti

 

Iranian diplomat-terrorist Aassadolah AssadiDiplomati terrorist iranian Aassadolah Assadi

Të mërkurën u raportua se diplomati terrorist i regjimit iranian, Assadollah Assadi, nuk do ta apelojë dënimin që iu dha në shkurt, në përfundim të çështjes gjyqësore belge që nisi nga një komplot me bombë në 2018-ën. Më 1 korrik të atij viti, Assadi u arrestua në Gjermani pasi ishte identifikuar si organizatori i komplotit për të shpërthyer lëndë plasëse në tubimin e Rezistencës Iraniane jashtë Parisit. Pas dy vitesh hetime dhe afërsisht dy muajsh procedura ligjore, ish-konsullori i tretë i ambasadës së regjimit në Vienë u dënua me 20 vjet burg me akuzën e komplotimit për të kryer vrasje terroriste. Tre bashkëpunëtorë të tij morën dënime nga 15 deri në 18 vjet burg.

Me refuzimin për ta apeluar këtë dënim, regjimi në fakt po e pohon fajin e Assadi-t. Por ndoshta regjimi po shpreson gjithashtu t’i shmanget rritjes së vëmendjes ndërkombëtare ndaj kësaj çështjeje dhe terrorizmit të regjimit në përgjithësi. Kjo shpresë sigurisht që ndahet edhe nga eprorët e ish-diplomatit në Teheran, të cilët patën protestuar me zë të lartë kundër ndjekjes penale të tij duke këmbëngulur në imunitetin e pakufizuar, por në fund të fundit, nuk i kundërshtuan faktet e çështjes.

 

 

 

Iran: Studentët protestojnë në Teheran dhe në 15 qytete të tjera

Students gathered to protest against taking in-person exams instead of online, given the Coronavirus pandemic.Studentët mblidhen për të protestuar kundër zhvillimit të provimeve në salla në vend të online, për shkak të situatës së pandemisë së koronavirusit.

Të mërkurën, më 5 maj 2021, studentët u mblodhën për të dytën ditë rresht në 15 qytete për të protestuar kundër zhvillimit të provimeve në salla në vend të online, për shkak të situatës së pandemisë së koronavirusit.

Masat represive të regjimit, si dërgimi i mesazheve kërcënuese në celularët e studentëve dhe kontaktimi i prindërve të tyre në qytete të ndryshme, dështuan në parandalimin e tubimeve.

Krahas Teheranit, studentët në u mblodhën edhe në qytetet Yazd, Qazvin, Karaj, Shahrekord, Shiraz, Zanjan, Semnan, Isfahan, Khorramabad, Borujerd, Ahvaz, Birjand, Tabriz, dhe Fooladshahr dhe protestuan përpara zyrave të Ministrisë së Arsimit. Ata thërrisnin: “Për shkak të koronavirusit, provimet në salla nuk janë të mundura,” “Nuk duam provime në salla,” “Mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë, provimet në salla duhet të anulohen.”

disa qytete, forcat shtypëse të regjimit i sulmuan studentët me shkopinj dhe gaz lotsjellës, dhe ua konfiskuan celularët. Në Yazd dhe Shahrekord u arrestuan disa studentë.

Students gathered to protest against taking in-person exams instead of online, given the Coronavirus pandemic.Studentët mblidhen për të protestuar kundër zhvillimit të provimeve në salla në vend të online, për shkak të situatës së pandemisë së koronavirusit.

 

Iran: Zarif Lavdëron Konservatorët, Përveçse Kur Përpiqet të Manipulojë Perëndimin

Nëse apologjetët e mullahëve janë përpjekur të krijonin përshtypjen se intervista e nxjerrë javën e shkuar e Ministrit të Jashtëm të regjimit, Javad Zarif, tregon për një përçarje serioze midis “konservatorëve” dhe “reformistëve” në regjimin klerikal, ata kanë dështuar. Të dielën, lideri suprem i regjimit Ali Khamenei iu referua komenteve të ministrit të jashtëm si një “gabim i madh,” duke bërë kështu që Zarif të kërkonte falje në mënyrë servilosëse, e duke rikonfirmuar besnikërinë e tij ndaj një sistemi që i jep krye-klerikut një autoritet absolut në të gjitha çështjet politike, duke përfshirë politikën e jashtme.
Zarif shfrytëzoi rastin për të sinjalizuar ekzistencën e unitetit brenda këtij sistemi duke u mbështetur në një narrativë të njohur të sjelljes luftarake. Ndërkohë që pothuajse nuk dha asnjë koment mbi përmbajtjen e intervistës së tij, ai deklaroi se nxjerrja në publik e kësaj interviste kishte qenë vepër e “armiqve” të regjimit iranian. Në një postim në Instagram, Zarif gati-gati lutet që ta falin, duke thënë “Më vjen shumë keq që një pjesë e komenteve të mia janë vjedhur… dhe që kjo gjë ju ka bërë ju, lider suprem, të ndiheni keq.”
Në këtë intervistë, Zarif ankohet se roli i tij në politikën e jashtme ishte anashkaluar për shkak se prioritetet e regjimit prireshin drejt objektivave paramilitare të promovuara nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike dhe sidomos nga krye-mjeshtri i eliminuar i terrorizmit, Qassem Soleimani, komandanti i Forcave terroriste Quds. Soleimani u vra nga një sulm amerikan me dron në janar 2020, sulm pas të cilit, autoritetet bënë përpjekje të gjera por të dështuara për ta portretizuar atë si një hero, duke i kriminalizuar raportet apo deklaratat negative për të.

Zarif dhe zyrtarë të tjerë nga fraksioni i ashtu-quajtur reformist i regjimit morën pjesë aktive në këto përpjekje, duke qarë në varrimin e Soleimani-t e duke e lavdëruar publikisht rolin që ai kishte luajtur në zgjerimin e ndikimit shkatërrimtar të regjimit dhe në sigurimin e interesave të tij, si në Siri e Irak. Këto deklarata përputheshin gjerësisht me qëndrimet që po këta “reformistë” kishin shfaqur ndaj komandantit të Forcave Quds dhe terrorizmit të regjimit në përgjithësi kur Soleimani ishte ende gjallë.
Në 2019-ën, pasi SHBA e etiketoi si terroriste IRGC-në në tërësi, dhe jo vetëm Forcën Quds si më përpara, Zarif e pranoi menjëherë ftesën në zyrat qendrore të IRGC-së dhe mbajti një fjalim ku adresoi, mes të tjerash, marrëdhënien e tij bashkëpunuese me Soleimani-n. Zarif deklaroi se ai dhe i ashtu-quajturi rival i tij në çështjet e politikës së jashtme ishin, në fakt, pothuajse gjithmonë në të njëjtën linjë. Fjalimi i tij tregoi se këta dy persona nuk kishin patur asnjëherë ndonjë mospërputhje të konsiderueshme perspektivash në periudhën e gjatë kur zhvillonin takime të përjavshme mbi strategjinë.

Intervista e Zarif-it nuk bie në kontradiktë direkt me asnjërin prej këtyre fakteve. Në pjesën më të madhe të saj, ajo thjesht tregon se politika e jashtme e regjimit u vë përparësi çështjeve ushtarake, apo më mirë të themi terrorizmit, përmbi diplomacinë. Askujt nuk duhej t’i ishte dukur kjo një vërejtje revolucionare, dhe askush nuk duhej ta kishte parë këtë si shenjë që Zarif është thellësisht kundër këtij sistemi apo vërtet i përkushtuar ndaj një alternative më diplomatike. Asgjë që ka bërë ai gjatë tetë viteve si ministër i jashtëm nuk ka dhënë shenja për këtë. Në fakt, ai vepron si një “ministër propagande” për regjimin, dhe administrata e mëparshme amerikane e ka sanksionuar madje atë, pikërisht për këtë arsye.
Është shumë më e mundshme – në fakt pothuajse e sigurtë – që mosmarrëveshja momentale e Zarif-it me mbikëqyrësit e tij të ketë qenë në të vërtetë pjesë e një strategjie të vjetër për të manipuluar vendet perëndimore që ta zbusin presionin mbi autoritetet konservatore. Europa dhe SHBA fatkeqësisht kanë rënë pre e kësaj hileje shumë herë në të shkuarën, por nuk duhet ta bëjnë këtë tani që Teherani është dobësuar së tepërmi nga efektet e dyfishta të presionit maksimal dhe trazirave masive e të organizuara që përfshijnë të gjithë shoqërinë iraniane.

Populli i Iranit e ka hedhur votën e tij për zgjedhjet e ardhshme

Iranian workers called for elections boycott on the International Labor Day

Punëtorët iranianë bënë thirrje për bojkot të zgjedhjeve në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve

 

Në një shoqëri karakteristika kryesore e të cilës është mbizotërimi i një sistemi mizogjinist dhe ku viktimat kryesore janë gratë e punëtorët, legjitimiteti i sistemit duhet të studiohet me perspektivën dhe përzgjedhjen e këtyre dy viktimave të para.

1 Maji ishte një nga ditët më të rëndësishme për matjen e votave të punëtorëve iranianë. Çuditërisht, pavarësisht përhapjes së valës së katërt të Covid-19 në Iran, punëtorët dolën nëpër rrugët e mbi 20 qyteteve duke e shprehur që tani votën e tyre për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të regjimit, të cilat janë planifikuar për datën 18 qershor. Mesazhi i tyre ishte i qartë në slloganet: “Nuk do të votojmë, kemi dëgjuar shumë gënjeshtra.”

Sundimi totalitar i Iranit në fushat politike, ekonomike, bankare, dhe financiare ka themeluar një sistem që është kundër të drejtave më themelore të punëtorëve e rrogëtarëve. Kështu,  balanca e pushtetit midis shoqërisë iraniane dhe regjimit ka marrë formë nga përpjekjet e popullit kundër sundimit të korruptuar ekonomik dhe perandorisë bankare e financiare të zotëruar nga lideri suprem i regjimit iranian Ali Khamenei dhe Garda Revolucionare (IRGC).

Lufta e punëtorëve iranianë për të drejtat e tyre bazë ka në shënjestër oligarkinë politiko-ekonomike të regjimit. Gjatë dekadës së fundit, kërkesat e punëtorëve e aktivistëve të punës kanë evoluar nga natyra ekonomike në atë politike, sidomos pas kryengritjeve të 2017-ës dhe 2019-ës. Protestat tani manifestojnë opinionin e tyre për regjimin në tërësi.

Dy gra nga Behbahan janë thirrur në prokurori për shkak të pjesëmarrjes në një protestë publike

Special Report - Protests in Behbahan led to the arrest of a woman by state forces

Farzaneh Ansarifar mban foton e vëllait të saj të vrarë nga forcat e sigurisë në nëntor 2019

 

Dy gra nga Behbahan janë thirrur në Prokurorinë Publike dhe Revolucionare më 25 prill 2021. Ato janë udhëzuar t’i raportojnë Prokurorit brenda pesë ditësh.

Behbahan në provincën jug-perëndimore Khuzestan, është një nga qytetet që kanë qenë më aktive gjatë kryengritjes mbarëkombëtare të nëntorit 2019 në Iran.

Dy gratë nga Behbahan janë identifikuar si Farzaneh Ansarifar dhe Zeinab Alipour.

Përpara kësaj thirrjeje, zonjushën Ansarifar e kishin thirrur në Departamentin e Inteligjencës të Behbahan dhe e kishin marrë në pyetje më 21 prill.

Këto dy gra nga Behbahan ishin thirrur më përpara në zyrën e marrjes në pyetje të Prokurorisë Publike dhe Revolucionare të Behbahan në nëntor 2020. Të dyja gratë akuzohen për fyerje ndaj liderit suprem të mullahëve, pjesëmarrje në prishjen e rendit publik dhe të sigurisë kombëtare, si dhe mbledhje e bashkëpunim për të kryer një krim kundër sigurisë së brendshme e të jashtme.

Farzaneh Ansarifar dhe Zeinab Alipour ishin arrestuar vitin e shkuar më 16 korrik 2020, për pjesëmarrje në një protestë në sheshin Bank Melli të qytetit, protestë kundër ekonomisë së falimentuar të vendit dhe dënimeve me vdekje të dhëna për protestuesit.

Të dyja gratë ishin liruar përkohësisht pas një jave.

Vëllai i Znj. Ansari, Farzad, është qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë gjatë protestave të nëntorit 2019 në Behbahan.

Dy minorenë dhe dy gra kryejnë vetëvrasje në Iran

Tehran suicide attemptImage from file

Gjatë javës së fundit, katër njerëz, dy minorenë dhe dy gra, kanë kryer vetëvrasje dhe kanë humbur jetën në perëndim, jug-perëndim, dhe veri-perëndim të Iranit.

Sipas një faqeje kurde, një vajzë 17-vjeçare e identifikuar si Shohreh Sarmasti i ka marrë jetën vetes më 27 prill. Shohreh ishte martuar tre muaj më parë. Raporti nuk e përmend arsyen e vetëvrasjes.

Në një rast tjetër të raportuar nga agjencia shtetërore e lajmeve Rokna dje, një grua e paidentifikuar 24-vjeçare ka kryer vetëvrasje duke gëlltitur tableta orizi, një lloj pesticidi, në Hamadan të Iranit veri-perëndimor.

Një djalë 16-vjeçar në Abadan të Iranit jug-perëndimor ka kryer vetëvrasje duke varur veten më 1 maj. Agjencia shtetërore e lajmeve Rokna tha se vetëvrasja e tij ishte transmetuar live në profilin e tij në Instagram. Raporti nuk e përmend identitetin e djalit dhe as arsyen e vetëvrasjes.

Një grua e identifikuar si Fatemeh Alipour i ka vënë zjarrin vetes në Urmia të Iranit veri-perëndimor. Faqja Kurdpa  thotë se ajo e ka bërë këtë gjashtë ditë më parë për shkak të mosmarrëveshjeve me të shoqin. Fatemeh është shtruar në spital dhe ka humbur jetën dje për shkak të djegieve të rënda.

Euro-Parlamentarët: Terrorizmi dhe Dhunimet e të Drejtave Njerëzore nga Regjimi Iranian Ecin Krah për Krah, BE Duhet të Veprojë

European Policymakers Have Willfully Embraced Increased Danger of Iranian Attack

Parlamenti Europian

 

Një grup anëtarësh të Parlamentit Europian kanë publikuar një letër të përbashkët ku dënojnë dhunimet e vazhduara të të drejtave njerëzore në Iran. Këta euro-parlamentarë nënvizojnë faktin se terrorizmi dhe dhunimet e të drejtave njerëzore nga regjimi iranian ecin krah për krah, duke iu referuar dënimit para pak muajsh të diplomatit terrorist të Iranit, Assadollah Assadi, i cili kishte tentuar të shpërthente një bombë në tubimin e opozitës në Francë, në 2018-ën. Euro-parlamentarët nxisin liderët e BE që të ndërmarrin një politikë të rreptë përballë përshkallëzimit të veprimtarive malinje të regjimit iranian.

Më poshtë vijon teksti i plotë i kësaj letre.  

Në dhjetor 2020, mbi bazën e një rezolute të prezantuar nga shumica e vendeve europiane, Asembleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e dënoi Iranin për të 67-ën herë për shkeljet e rënda që ai u bën të drejtave njerëzore. Më 23 dhjetor 2019, Reuters raportoi se “rreth 1,500 njerëz janë vrarë” në nëntor 2019. Ky bilanc vdekjesh i ishte dhënë Reuters-it nga tre zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Iranit. Mijëra të tjerë janë arrestuar në këto protesta anti-regjim.

Protestat në Iran: Kryengritja Mbarëkombëtare në Iran- Nëntor 2019

Amnesty International shpalli në raportin e marsit 2020 se “të paktën 23 fëmijë janë vrarë nga forcat e sigurisë në protestat e nëntorit – nga dëshmitë e reja.” Gjithashtu, në raportin e Shtatorit 2020, Amnesty vuri theksin tek “arrestimet masive, zhdukjet, dhe torturimet që nga protestat e nëntorit 2019 në Iran.”

Ana tjetër e medaljes së represionit brenda vendit është eksporti i terrorizmit kundër opozitës jashtë vendit. Ambasadori iranian dhe tre diplomatë janë dëbuar nga Shqipëria, si dhe tre diplomatë të tjerë janë dëbuar nga Franca dhe Hollanda, për përfshirje në akte terroriste kundër opozitës. Në verën e vitit 2018, Assadollah Assadi, një diplomat iranian i cili kishte organizuar një sulm kundër tubimit të opozitës ku ishin të pranishëm dhjetëra mijëra njerëz në rrethinat e Parisit, u arrestua nga policia gjermane dhe më pas u ekstradua në Belgjikë. Shënjestra e këtij sulmi ishte Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe një grup personalitetesh të larta europiane e amerikane që ishin të pranishëm në tubim. Po të mos ishte zbuluar e neutralizuar ky komplot, numri i viktimave mes pjesëmarrësve do të kishte qenë shumë i madh.

Diplomati iranian Assadollah Assadi gjykohet për terrorizëm në gjykatën belge

Më 4 shkurt 2021, pas dy vitesh e gjysëm hetime e gjyqe, drejtësia belge e dënoi Assadi-n me 20 vite burg dhe tre bashkëpunëtorët e tij me 15 deri në 18 vite burg. Sipas verdiktit, ky operacion madhor terrorist ishte koordinuar në Iran, bomba ishte ndërtuar dhe testuar në Teheran, dhe Assadi e kishte transportuar atë në Europë brenda një çante diplomatike me anë të një avioni pasagjerësh.

Tashmë, një gjykatë europiane nuk ka lënë asnjë dyshim lidhur me objektivat terroriste të regjimit iranian dhe me përdorimin e ambasadave e diplomatëve të tij për këtë qëllim. Si rrjedhim, Bashkimi Europian duhet ta rivlerësojë në mënyrë gjithëpërfshirëse politikën e tij ndaj Iranit. Në veçanti, duhet të:

  • Kushtëzojë çdo marrëdhënie ekonomike apo tregtare me Republikën Islamike të Iranit në përmirësimin e situatës së të drejtave njerëzore në Iran, në marrjen fund të terrorizmit të regjimit në tokën europiane, marrjen fund të programeve të tij të jashtëligjshme bërthamore e raketore, dhe në marrjen fund të luftënxitjes së tij në rajon. Të gjitha këto janë elemente të një politike të integruar që ndiqet nga Irani, politikë e cila ka kërcënuar paqen dhe sigurinë në rajon dhe Europë.