Populli i Iranit e ka hedhur votën e tij për zgjedhjet e ardhshme

910

Iranian workers called for elections boycott on the International Labor Day

Punëtorët iranianë bënë thirrje për bojkot të zgjedhjeve në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve

 

Në një shoqëri karakteristika kryesore e të cilës është mbizotërimi i një sistemi mizogjinist dhe ku viktimat kryesore janë gratë e punëtorët, legjitimiteti i sistemit duhet të studiohet me perspektivën dhe përzgjedhjen e këtyre dy viktimave të para.

1 Maji ishte një nga ditët më të rëndësishme për matjen e votave të punëtorëve iranianë. Çuditërisht, pavarësisht përhapjes së valës së katërt të Covid-19 në Iran, punëtorët dolën nëpër rrugët e mbi 20 qyteteve duke e shprehur që tani votën e tyre për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të regjimit, të cilat janë planifikuar për datën 18 qershor. Mesazhi i tyre ishte i qartë në slloganet: “Nuk do të votojmë, kemi dëgjuar shumë gënjeshtra.”

Sundimi totalitar i Iranit në fushat politike, ekonomike, bankare, dhe financiare ka themeluar një sistem që është kundër të drejtave më themelore të punëtorëve e rrogëtarëve. Kështu,  balanca e pushtetit midis shoqërisë iraniane dhe regjimit ka marrë formë nga përpjekjet e popullit kundër sundimit të korruptuar ekonomik dhe perandorisë bankare e financiare të zotëruar nga lideri suprem i regjimit iranian Ali Khamenei dhe Garda Revolucionare (IRGC).

Lufta e punëtorëve iranianë për të drejtat e tyre bazë ka në shënjestër oligarkinë politiko-ekonomike të regjimit. Gjatë dekadës së fundit, kërkesat e punëtorëve e aktivistëve të punës kanë evoluar nga natyra ekonomike në atë politike, sidomos pas kryengritjeve të 2017-ës dhe 2019-ës. Protestat tani manifestojnë opinionin e tyre për regjimin në tërësi.