Gjatë javës së fundit, katër njerëz, dy minorenë dhe dy gra, kanë kryer vetëvrasje dhe kanë humbur jetën në perëndim, jug-perëndim, dhe veri-perëndim të Iranit.
Sipas një faqeje kurde, një vajzë 17-vjeçare e identifikuar si Shohreh Sarmasti i ka marrë jetën vetes më 27 prill. Shohreh ishte martuar tre muaj më parë. Raporti nuk e përmend arsyen e vetëvrasjes.
Në një rast tjetër të raportuar nga agjencia shtetërore e lajmeve Rokna dje, një grua e paidentifikuar 24-vjeçare ka kryer vetëvrasje duke gëlltitur tableta orizi, një lloj pesticidi, në Hamadan të Iranit veri-perëndimor.
Një djalë 16-vjeçar në Abadan të Iranit jug-perëndimor ka kryer vetëvrasje duke varur veten më 1 maj. Agjencia shtetërore e lajmeve Rokna tha se vetëvrasja e tij ishte transmetuar live në profilin e tij në Instagram. Raporti nuk e përmend identitetin e djalit dhe as arsyen e vetëvrasjes.
Një grua e identifikuar si Fatemeh Alipour i ka vënë zjarrin vetes në Urmia të Iranit veri-perëndimor. Faqja Kurdpa thotë se ajo e ka bërë këtë gjashtë ditë më parë për shkak të mosmarrëveshjeve me të shoqin. Fatemeh është shtruar në spital dhe ka humbur jetën dje për shkak të djegieve të rënda.