Audio e një interviste me Mohammad Javad Zarif, ministrin e jashtëm të regjimit iranian, është publikuar në mediat shtetërore nga fillimi i kësaj jave. Ky regjistrim i ka shtuar grindjet e brendshme të regjimit.
Në këtë intervistë, Mohmmad Javad Zarif konfirmon se politika e jashtme e mullahëve ka për qëllim vetëm të justifikojë terrorizmin e regjimit. Zarif përpiqet të fajësojë Qassem Soleimani-n, krye-mjeshtrin e terrorit të regjimit, i cili u vra nga një sulm amerikan me dron në janar 2020.
Soleimani ishte komandant i Forcave Quds tëGardës Revolucionare (IRGC). Soleimani më përpara e eklipsonte Javad Zarif-in në çështjet e politikës së jashtme, si në rastin kur Zarif u përjashtua nga bisedimet me diktatorin sirian të mbështetur nga Irani, Bashar al-Assad.
Intervista me Zarif konfirmon se eksporti i terrorizmit nga regjimi ka qenë burimi kryesor i vendimeve të teokracisë në pushtet për sa i përket politikës së jashtme. Zarif përpiqet t’ia vërë fajin Soleimani-t, duke thënë se fokusi ushtarak e ka penguar diplomacinë e regjimit. Por shumë nga deklaratat e mëparshme të tij japin një përshtypje tjetër, duke përfshirë një fjalim të 2019-ës gjatë një vizite në zyrat qendrore të IRGC-së, fjalim ku ai pati deklaruar se ai dhe Soleimani zhvillonin diskutime strategjike javë për javë dhe nuk kishin mospërputhje mendimesh.
Ka patur një numër protestash dhe përplasjesh midis popullit dhe forcave të sigurisë të regjimit në Iran gjatë muajve të fundit. Këto protesta, shumica të nxitura nga problemet ekonomike, tregojnë trazimin e shoqërisë së Iranit.
Të enjten, fshatarët në Aleshtar të provincës Lorestan u përplasën me forcat e sigurisë. Konfliktet shpërthyen pas shtypjes së përgjakshme që iu bë banorëve kur po protestonin kundër prerjes së pemëve të arrave nga forcat qeveritare si pjesë e një plani për t’ua marrë tokat fshatarëve. Prokurori i përgjithshëm i Lorestan ka thënë se disa nga forcat e sigurisë janë plagosur gjatë përplasjeve dhe rreth dymbëdhjetë persona janë arrestuar.
Përpara fillimit të vitit të ri të kalendarit iranian në mars, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit mbajti një fjalim ku tha se trazirat më të fundit shoqërore në Iran tregojnë se “flaka e kryengritjeve është ngritur nga hiri i koronavirusit.” Muaji që pasoi ofroi gjithnjë e më shumë mbështetje për këtë konkluzion, teksa “Njësitë e Rezistencës” të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit qarkullonin mesazhe mbështetjeje për grupe të ndryshme protestuesish, duke e nxitur gjithashtu publikun në tërësi që ta bojkotojë farsën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të cilën regjimi klerikal shpreson t’ia prezantojë botës si një simbol të legjitimitetit të tij.
Protestat madhore të Iranit nisën ditët e fundit të 2017-ës kur një protestë në qytetin Mashhad u përhap me shpejtësi në mbi 100 qytete të mëdha e të vogla duke shpërndarë edhe mesazhe anti-regjim. Një tjetër kryengritje përfshiu rreth 200 lokalitete në nëntor 2019 dhe u përball me masa të jashtëzakonshme represive që vranë mbi 1,500 njerëz. Megjithatë, protestat në shkallë të gjerë u shfaqën përsëri në janar 2020, gjë që tregon se kryengritjet do të kishin vazhduar edhe përtej asaj pike po të mos kishin qenë efektet e pandemisë mbi grumbullimet publike.
Do të ishte gabim të thoshim se lëvizja protestuese e Iranit u zhduk plotësisht gjatë vitit të shkuar të kalendarit iranian. Ka patur demonstrata të shpërndara që kanë vazhduar të përdorin slloganet e popullarizuara gjatë kryengritjeve të mëparshme. Mes këtyre janë thirrjet për rrëzimin e Liderit Suprem të regjimit Ali Khamenei si dhe të Presidentit Hassan Rouhani, krahas thirrjeve dënuese për të dy grupimet e regjimit, si “konservatorët” ashtu edhe “reformistët”. Gjithsesi, asgjë pas janarit 2020 nuk e ka rivalizuar shkallën e tre lëvizjeve protestuese masive.
Kjo mbetet e vërtetë edhe sot, por shpërthimet më të fundit të disidencës tregojnë për një tendencë përshkallëzuese në neverinë e popullit për teokracinë në pushtet, dhe si rrjedhim, edhe në gatishmërinë e tij për të marrë në sy rreziqet e dyfishta të represionit të regjimit dhe infektimit me koronavirus në mënyrë që ta sfidojë të ardhmen e diktaturës teokratike.
Fjalimi i zonjës Rajavi me rastin e Novruzit u mbajt vetëm pak javë pas përplasjeve midis banorëve vendas dhe regjimit në qytetin Saravan dhe në provincën kufitare Sistan dhe Baluchistan. Pasi Garda Revolucionare (IRGC) hapi zjarr mbi hamajtë e lëndës djegëse të cilëve, i vetmi burim për sigurimin e jetesës i ishte zhvatur nga ky entitet terrorist, pjesëtarët e komunitetit përreth u erdhën në mbrojtje hamajve dhe shprehën zemërim të madh ndaj represionit të regjimit duke u vënë zjarrin ndërtesave të policisë e duke thirrur kundër IRGC-së në mënyrë specifike.
Ndërkohë që hamajtë në zonat kufitare janë veçanërisht të prirur ndaj margjinalizimit shoqëror, përplasjet në Saravan reflektojnë efektet shumë më të gjera të korrupsionit brenda një sistemi ku IRGC ka nën kontroll më shumë se gjysmën e prodhimit të brendshëm bruto të Iranit përmes një rrjeti partnerësh tregtarë e kompanish frontale. Ky korrupsion ka qenë fokusi qendror i disa prej lëvizjeve më të fundit protestuese të cilat parathonë perspektivën e një kryengritjeje tjetër mbarëkombëtare.
Në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA ditët e fundit është prezantuar një rezolutë e cila shpreh “mbështetje për dëshirën e popullit iranian për një Republikë demokratike, laike, dhe jo-bërthamore të Iranit” dhe dënon “dhunimet e të drejtave njerëzore dhe terrorizmin shtetëror të qeverisë iraniane.” Pjesa më e madhe e këtij dokumenti i përkushtohet katalogimit të disa prej veprimtarive malinje më të fundit dhe më të rënda të regjimit, dhe përmbyllet me rekomandimin për një politikë multilaterale perëndimore që t’i kërkojë llogari regjimit për “shkeljen e privilegjeve diplomatike” dhe të mbrojë të drejtën e popullit iranian për të vepruar për ndryshim regjimi në atdheun e tij.
Res. 118e bën të qartë që pengesat ndaj kësaj të drejte janë të rënda, të qëndrueshme, dhe aspak të kufizuara brenda kufijve territorialë të Iranit. Rezoluta thekson, për shembull, se katër operativë iranianë duke përfshirë një diplomat të lartë janë dënuar nga një gjykatë belge në shkurt për faktin që kanë komplotuar për të shpërthyer lëndë eksplozive pranë Parisit, në tubimin e përvitshëm të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Është e qartë që ky komplot i vitit 2018 ishte motivuar pjesërisht nga një kryengritje e zhvilluar në Iran në fillim të atij viti, kryengritje e cila i është atribuar në një pjesë të madhe grupit kryesor përbërës të NCRI-së, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit(PMOI/MEK).
Duke u nisur nga fakti që kishte dhjetëra personalitete të shquara amerikane e europiane në tubimin Irani i Lirë të 2018-ës, ky komplot terrorist ishte një shembull i qartë se si interesat dhe personelet perëndimore kërcënohen nga terrorizmi i shfrenuar i regjimit. Përdorimi i terrorizmit nga regjimi kundër disidentëve daton që në ditët më të hershme të regjimit të mullahëve dhe u ka mbijetuar përpjekjeve më dramatike e autoritare për ta shtypur MEK-un. Ka vazhduar gjithashtu pavarësisht një tendence fatkeqe të ndërkombëtarëve për të heshtur përballë këtyre krimeve.
Kreu i Gjyqësorit në një provincë veriperëndimore tha se katër persona në Organizatën e Autobusëve Ardabil u dënuan me të rëna me kamzhik për krime ekonomike, përveç dënimeve të tjera.
Sipas faqes së internetit Tasnim të drejtuar nga shteti, i lidhur me Gjyqësorin e Iranit, Kryeprokurori i Ardabilit, Naser Atbati tha se çështja u mbështet nga gjyqësori dhe Organizata e Inteligjencës e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Atbati tha se një nga të akuzuarit ishte CEO i mëparshëm i Organizatës së Autobusëve dhe të tjerët ishin punonjës. Ai tha se të katër personat ishin dënuar me burgim dhe fshikullim.
Ky është dënimi i 15-të me kamxhik i dhënë nga Gjyqësori i Iranit në Prill.
Njëkohësisht me negociatat e vazhdueshme në Vjenë midis regjimit iranian dhe fuqive botërore mbi bërthamën e Iranit, shumica e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara kërkoi një politikë të vendosur për Iranin.
Të martën u mbajt një konferencë për shtyp për të nxjerrë në pah një rezolutë që ishte prezantuar në Shtëpinë e Përfaqësuesve të SH.B.A., e cila shprehu mbështetjen për lëvizjen e Rezistencës Iraniane dhe dënoi një sërë aktivitetesh malinje që regjimi iranian po kryen jashtë sferës bërthamore.
Megjithëse H. Res. 118 nuk e përmend marrëveshjen bërthamore me emër, ajo në mënyrë të dukshme bëri thirrje për “një Republikë demokratike, laike dhe jo-bërthamore të Iranit”.
Më herët në prill, objekti bërthamor Natanz u dëmtua nga një sulm. Regjimi mburrej se po instalonte centrifugat më të përparuara në vend dhe menjëherë i vinte në punë duke pasuruar uranium deri në 60 për qind pastërti të copëtueshme. Ishtë niveli më i lartë i pasurimit që regjimi dihet të ketë arritur deri më tani dhe është gjithashtu përtej nivelit që do t’i duhej për ndonjë prej projekteve bërthamore civile për të cilat regjimi këmbëngul se janë qëllimi i vetëm i programit të tij bërthamor.
Kur regjimi i mullahëve arriti pasurimin e 20 përqind para fillimit të negociatave që do të çonte në Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit, u raportua gjerësisht se kjo e vendosi regjimin vetëm një hap të shkurtër teknik larg pastërtisë 90 përqind që do të ishte e nevojshme për ndërtimi i një arme bërthamore. Me ardhjen e 60 përqind, ai hap është bërë dukshëm më i shkurtër, tani ka më shumë arsye që marrëveshja asnjëherë nuk e uli “kohën e shpërthimit” të regjimit në masën që duhej.
Ky argument ishte tashmë në fuqi të plotë menjëherë pasi Teherani filloi të shkelte sistematikisht dhe publikisht marrëveshjen. Në një masë të madhe, ato shkelje ndodhën më shpejt sesa duhej të ishte e mundur nëse JCPOA me të vërtetë kishte penguar përparimin e zhvillimit bërthamor të Teheranit. Media shtetërore iraniane dha një shpjegim të pjesshëm të asaj situate kur publikoi intervistën me Ali Akbar Salehi, kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, në të cilën ai pranoi haptazi se regjimi kishte mashtruar nënshkruesit e tjerë dhe vëzhguesit bërthamorë të KB duke imagjinuar respektimin e kufizimeve mbi pasurimin e uraniumit dhe prodhimin e plutoniumit.
Rouhani: Operacionet sulmuese që duhet të kryhen diku ndërmerren në SNSC dhe miratohen nga Khamenei. Vendimet për të gjitha çështjet e rëndësishme në rajon, Irak, Siri, Afganistan, Jemen, Liban, janë marrë në SNSC
Zarif: Ambasadorët dhe Ministria e Jashtme kanë një strukturë sigurie; agjenda e Ministrisë së Jashtme ka qenë e lidhur me politikën dhe sigurinë që në fillim
Në një mbledhje të kabinetit më 28 prill 2021, Presidenti i regjimit iranian Hassan Rouhani pohoi që vendimet për operacionet terroriste, krimet, dhe veprimtaritë luftënxitëse merren nga SNSC në prani të krerëve të tre degëve dhe liderëve politikë e ushtarakë, dhe miratohen nga Khamenei.
“Vendi ynë ka një sistem dhe strukturë të saktë,” tha ai. “Të gjitha çështjet komplekse të politikës së jashtme dhe të fushës së mbrojtjes diskutohen në Këshillin Suprem të Sigurisë Kombëtare, qoftë kur duam të [kryejmë] një operacion mbrojtës, qoftë kur duhet të kryejmë një operacion sulmues diku, qoftë kur duam të ndërmarrim një detyrë të rëndësishme politike … Këto gjëra pa dyshim që diskutohen në SNSC. SNSC është organizuar në mënyrë të tillë që të lejojë që krerët e tre degëve të jenë të pranishëm dhe që degët e ushtrisë dhe të qeverisë të bëhen bashkë. Atje ka komandantë ushtarakë dhe zyrtarë politikë. Ne diskutojmë dhe në fund, vendimi ynë duhet të miratohet nga Lideri Suprem, kështu që nuk kemi probleme; mund të kemi mendime të ndryshme dhe mosmarrëveshje, por në fund, gjërat diskutohen dhe merret vendimi në një këshill. Të gjitha çështjet e rëndësishme në rajon, qoftë në Irak, Siri, Afganistan, Jemen apo Liban, janë diskutuar në SNSC dhe për to janë marrë vendimet po në këtë këshill.”
Në regjistrimin audio të nxjerrë në internet, Ministri i Jashtëm i regjimit Javad Zarif thekson: “Shumica e ambasadorëve të Ministrisë sonë të Jashtme kanë një strukturë sigurie. Ministria jonë e Jashtme është përballur me çështje sigurie që kur ka nisur të operojë. Agjenda e Ministrisë së Jashtme ka qenë një agjendë politike dhe sigurie që në fillim të revolucionit. Në vitet 1990, ata e mbyllën drejtorinë ekonomike të Ministrisë dhe në vend të saj krijuan drejtorë rajonalë tendencat e të cilëve kanë qenë më shumë të lidhura me politikën dhe sigurinë.”
Zarif kishte thënë më parë gjatë seancës së 5 nëntorit 2018 në Parlament se: “Ne nuk jemi një entitet që vepron i pavarur … A ka ndonjë gjë që mund ta bëjmë në këtë vend pa e raportuar?” “Nuk është e vërtetë që donim të bënim diçka kundër dëshirës së Liderit Suprem,” shtoi ai.
Gjatë tre dekadave të fundit, Rezistenca Iraniane e ka deklaruar vazhdimisht se vendimet për operacionet kriminale terroriste, duke përfshirë komplotin terrorist kundër tubimit të Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK) me rastin e Novruzit në mars 2018 në Shqipëri dhe tubimin Irani i Lirë në Villepinte të Parisit në qershor 2018, janë marrë nga SNSC, nën kryesimin e Rouhani dhe në praninë e komandantëve të IRGC dhe ministrit të Punëve të Jashtme e atij të Inteligjencës, dhe janë miratuar nga Khamenei.
Në 1997-ën, një gjykatë në Berlin pati arritur në konkluzionin se vendimi për të kryer operacione terroriste jashtë vendit ishte marrë nga Khamenei, Presidenti i atëhershëm Akbar Hashemi Rafsanjani, Ministri i Jashtëm Ali Akbar Velayati, dhe Ministri i Inteligjencës Ali Fallahian.
Këto zhvillime konfirmojnë sërish faktin që të gjitha teoritë për mungesën e dijenisë nga ana e Khamenei-t apo Rouhani-t e Zarif-it e liderëve të tjerë të regjimit lidhur me krimet terroriste nuk ka qëllim tjetër veçse të fshehë ekzistencën e terrorizmit të sponsorizuar nga shteti dhe ta ndihmojë regjimin që t’u shmanget pasojave të këtyre krimeve madhore. Khamenei, Rouhani, Kryegjyqtari Ebrahim Raisi, Kryetari i Parlamentit Mohammad Baqer Qalibaf, Javad Zarif, Ministri i Inteligjencës Mahmoud Alavi, dhe liderë të tjerë të regjimit të përfshirë direkt në masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë, në vrasjen e demonstruesve, eksportin e terrorizmit, dhe veprimtaritë luftënxitëse gjatë këtyre dekadave të fundit duhet të përballen me drejtësinë për krime kundër njerëzimit.
Goditja nga Forca e Sigurisë së Shtetit ndaj njerëzve të fshatit Sarab-e Kahman, në Provincën Lorestan perëndimor, la të plagosura 30 gra.
Trupat e SSF u përpoqën të prisnin pemët e arrave në këtë fshat të Mërkurën, 28 Prill, 2021. Por ata takuan rezistencë të vendosur të banorëve të fshatit sepse pemët janë burimi i tyre i të ardhurave dhe ata kanë vite që i rrisin ato.
Njësia speciale SSF gjuajti me gaz lotsjellës banorët dhe i qëlloi ata me armë, duke plagosur një numër të madh të tyre.
Gratë ishin në vijën e frontit të protestës dhe goditja la 30 gra të plagosura. Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe disa prej tyre janë transferuar në Khorramabad, kryeqyteti i Provincës Lorestan.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, dënoi krimin mizor të Forcës së Sigurisë së Shtetit të regjimit klerik. Ajo u bëri thirrje njerëzve dhe të rinjve të Aleshtarit, i cili është qyteti më i afërt me fshatin Sarab-e Kahman, që të nxitojnë në ndihmë të të plagosurve, veçanërisht të grave të privuara në atë fshat.
Një i krishterë iranian u dënua me 10 muaj burg nga Gjykata Revolucionare në Karaj, afër Teheranit. Sipas faqes në internet të Mohabat News, i krishteri i konvertuar u identifikua si Hamed Ashuri. Hamed u arrestua më parë dhe u mor në pyetje në burgun Ghezel Hesar të Kara në 2018. Sipas raportit, ndërsa Hamed ishte në burg, shtëpia e tij u kontrollua. Ai u la i lirë përkohësisht pas 10 ditësh.
Gjyqi i Hamedit u mbajt në Mars, ku ai u akuzua për “përhapjen e propagandës kundër shtetit”. Atij gjithashtu i thanë se ai duhet të marrë pjesë në klasat islamike. Raporti tha se familja e Hamed u kërcënua dhe u ngacmua nga forcat e sigurisë. Ai ka 20 ditë kohë për të apeluar dënimin.
Ky nuk është një rast i izoluar. Më 19 Prill, tre të krishterë iranianë të kthyer u arrestuan nga agjentët e inteligjencës në Dezful të Iranit jugperëndimor. Të tre të krishterët u identifikuan si Esmael Narimanpour, Mohammad Ali Torabi dhe Alireza Varak Shah. Shtëpitë e tyre u kontrolluan dhe disa nga gjërat e tyre personale duke përfshirë telefonin celular të Mohammad Ali u konfiskuan.Në janar, institucionet e sigurisë arrestuan dhe morën në pyetje disa të krishterë iranianë në të gjithë vendin. Agjencia Shtetërore e Lajmeve Fars tha se ata u arrestuan për lidhje me atë që e quajti “Krishterimi Sionist”.
Ndërsa afrohet data e zgjedhjeve të rreme presidenciale të Iranit, grindjet fraksionale të regjimit për më shumë pushtet përshkallëzohen. Media e drejtuar nga shteti paralajmëron zyrtarët e regjimit për pasojat e grindjeve fraksionale në rritje dhe efektet e tyre në shoqërinë e paqëndrueshme të Iranit.
E përditshmja Etemad të mërkurën krahasoi zgjedhjet e rreme presidenciale të regjimit me një cunami.
“Të pavetëdijshëm për ashpërsinë dhe rrezikun e cunamit, njerëzit panë shkatërrimin e qytetit të tyre nga një lartësi. Kur valët u afruan, ata papritmas kuptuan rrezikun e vërtetë dhe ikën, por ishte tepër vonë. Dimensionet e valëve të zgjedhjeve së shpejti do të bëhen të qarta për të gjithë. Le të shmangim të gjithë një cunami politik, ”shkroi Etemad.
Etemad pastaj krahason urrejtjen shoqërore në rritje ndaj regjimit si “kondensimin” e ujit pas një “digë”.
“Ndërsa uji prapa digës kondensohet dhe teksa rezervuari i tij mbushet dhe arrin natën e zgjedhjeve, ky ujë derdhet dhe shkatërron pjesën e poshtme të digës dhe mund të shkaktojë shkatërrimin e të gjithë digës,” shkroi Etemad.
Gjatë tre protestave kryesore të Iranit në vitet e fundit, iranianët hodhën poshtë mashtrimin e moderimit dhe pretendimet e reformizmit për një kohë të gjatë të regjimit duke brohoritur “reformistë, linja e ashpër, loja ka mbaruar”. Me fjalë të tjera, ata nënvizuan kur bëhet fjalë për shtypjen dhe plaçkitjen e pasurisë së njerëzve; nuk ka asnjë ndryshim midis fraksioneve të regjimit.
Si rezultat, njerëzit refuzuan të marrin pjesë në zgjedhjet e rreme parlamentare të regjimit, duke rezultuar në pjesëmarrjen më të ulët të zgjedhjeve në historinë e regjimit.
Irani po përjeton një numër krizash ekonomike, shoqërore, dhe mjedisore, të cilat vetëm sa e shtojnë urrejtjen e popullit ndaj regjimit, teksa krizat përkeqësohen dhe ua shkatërrojnë jetën popullit.
Një nga krizat më të mëdha të momentit është papunësia. Madje edhe vetë mediat shtetërore po e raportojnë atë, gjë që tregon se sa i rëndë është problemi.
E përditshmja Farhikhtegan shkruante të shtunën: “Në pesë vitet e ardhshme, popullsia aktive e vendit do të arrijë në 29 milion. Duke konsideruar edhe punët e paqëndrueshme, nëse në vend nuk krijohen një milion vende pune çdo vit, vendi do të përballet me një ushtri njerëzish të arsimuar por të papunë.”
Qendra Iraniane e Statistikave raportoi se në fund të 2020-ës, papunësia ishte 2,478,000 dhe 961,000 prej tyre kishin diploma; shumë prej tyre gra.
Në fakt, shumë njerëz me arsim të lartë në Iran detyrohen të punojnë si punëtorë me kontratë apo sezonalë, ndërkohë që mezi arrijnë të fitojnë bukën e gojës për shkak të inflacionit të lartë dhe çmimeve që kapin majat.