Mediat shtetërore të Iranit ditët e fundit i kanë pohuar disa aspekte të krizave ekonomike të Iranit. Këto media, të cilat janë të lidhura me fraksionet e regjimit, ndonjëherë zbulojnë fakte të habitshme lidhur me korrupsionin e regjimit në mes të grindjeve të brendshme midis fraksioneve. Këto fakte theksojnë se ekonomia dhe populli i Iranit vuajnë nga ky regjim, nga korrupsioni i tij, dhe nga politikat e gabuara.
“Ekonomistët besojnë se vendi po përballet aktualisht me shumë sfida, si inflacioni struktural, rritja e ulët ekonomike, pandemia e koronavirusit dhe mungesa e vaksinimit të shpejtë, negociatat bërthamore dhe sanksionet, dritarja demografike dhe problemi i punësimit, sigurimet shoqërore dhe fondet e pensioneve, përmirësimi i mjedisit të biznesit, kriza e burimeve ujore, rrjedhja e kapitalit në vend, dhe privatizimi,” shkruante më 23 maj agjencia shtetërore e lajmeve Tabnak.
Një nga krizat ekonomike të Iranit, e cila ndikon në jetën e përditshme të popullit iranian, është rritja e inflacionit.
Hashtpar-e Tavalesh (Provinca Gilan) – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe mbështetësve të MEK, që bëjnë thirrje për bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit – “Massoud Rajavi: Bojkoti i farsës së zgjedhjeve presidenciale është detyrë patriotike” – 27 maj 2021
“Nuk do të votojmë për të zgjedhur një vrasës, loja mbaroi, vota jonë është për ndryshim regjimi”
Më 27 maj 2021, mbështetësit e Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) dhe Njësitë e Rezistencës bënë thirrje për bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit klerikal në qytete të ndryshme të Iranit, duke përfshirë shumë pjesë të Teheranit të Madh dhe qytete të tjera. Ata vendosën postera e afishe, shkruan graffiti, dhe shpërndanë fletushka. Krahas zonave të ndryshme të Teheranit, këto veprimtari janë zhvilluar edhe në Karaj, Isfahan, Hashtpar-e Tavalesh (provinca Gilan), Semnan, Yasuj, Shiraz, Abadan, dhe Ahvaz.
Disa nga slloganet ishin: “Maryam Rajavi: Mullahët i pret një kryengritje popullore që do të çojë në përmbysjen e tyre,” “Maryam Rajavi: Bojkoti i popullit iranian ndaj maskaradës së zgjedhjeve do ta kthejë këtë farsë kundër Khamenei-t,” “Maryam Rajavi: Jo sundimit të mullahëve, jo tiranisë fetare, jo shtypjes e plaçkitjes, po një republike të zgjedhur në mënyrë demokratike.”
Zonja Rajavi: Regjimi klerikal, dhe specifikisht Khamenei e Rouhani, janë përgjegjës për vdekjen e shumicës së viktimave
Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka shprehur ngushëllimet dhe keqardhjen e saj për familjet e viktimave të koronavirusit dhe u ka uruar shërim të shpejtë të infektuarve me këtë virus. Ajo tha se Irani nën sundimin e mullahëve ka numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi per capita në botë.
Duke u mbështetur tek strategjia e viktimave në masë, Khamenei ka ndër mend të ngrejë një barrierë kundër kryengritjes popullore në horizont, tha zonja Rajavi. Përndryshe ai mund t’i kishte limituar përmasat e katastrofës duke ndarë për popullin një pjesë të një trilion dollarëve që ia ka vjedhur popullit iranian, shumë që është në posedim të fondacioneve nën kontrollin e tij dhe të Gardës Revolucionare (IRGC).
Duke refuzuar t’i paguajë punëtorët për disa muaj, Khamenei i ka detyruar ata të shkojnë në punë pa protokollet e nevojshme të shëndetit, duke i lënë në mëshirën e koronavirusit. Ai nuk i ka lejuar as të blejnë vaksina nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca. Sipas ekspertëve, vaksinimi nuk do të kryhet deri në fund të vitit të kalendarit pers (mars 2022), duke lënë një shumicë të gjerë iranianësh të ekspozuar ndaj valëve të ardhshme të përhapjes së COVID-19.
Përhapja e kryengritjeve dhe protestave të punëtorëve, pensionistëve dhe investitorëve të mashtruar këto muajt e fundit tregon për dështimin e politikës kriminale të regjimit për viktima në masë, e ka intensifikuar zemërimin dhe urrejtjen e publikut për regjimin klerikal, si dhe e ka forcuar vendosmërinë e popullit për ta përmbysur këtë regjim.
Duke patur parasysh përmasat katastrofike të shpërthimeve të mundshme të koronavirusit në të ardhmen, sidomos në kohën e farsës së zgjedhjeve presidenciale, zonja Rajavi u ka bërë thirrje sektorëve të ndryshëm të shoqërisë që ta sfidojnë plaçkitjen e kryer nga mullahët dhe IRGC dhe të protestojnë e të ngrihen për të fituar të drejtat e tyre njerëzore më minimale.
Mohammad Mohaddessin, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka folur rreth zhvillimeve më të fundit për sa i përket farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit iranian.
Në një konferencë për shtyp sot, ditën e mërkurë, 26 maj 2021, Z. Mohammad Mohaddessin, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), foli rreth zhvillimeve më të fundit për sa i përket farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit iranian, perspektivave e pasojave të saj, dhe përgjegjësisë së komunitetit ndërkombëtar.
Në komentet e tij, Z. Mohaddessin vuri në dukje se, gjatë 40 viteve të fundit, zgjedhjet në Iran nuk kanë patur kurrë si qëllim shprehjen e zgjedhjes popullore në një proces demokratik, të drejtë e transparent. “Ato janë një parodi, një proces selektimi nga një lider suprem i cili është vetë i pazgjedhur. Khamenei ka nën kontroll një organ të pazgjedhur vetingu që ka për detyrë të filtrojë kandidatët,” tha ai.
Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së nënvizoi se rezultati i zgjedhjeve nuk vendoset nga populli, por nga balanca e pushtetit brenda regjimit.
Mohaddessin ofroi arsyet e mëposhtme se pse zgjedhjet e këtij viti ndryshojnë nga ato të viteve të mëparshme:
Vijnë pas tre kryengritjeve mbarëkombëtare – në 2018, 2019, dhe 2020.
• Regjimi po përballet me një shoqëri shpërthyese. Çdo ditë ka protesta nga pothuajse çdo sektor i shoqërisë.
• Ekonomia është e falimentuar.
• Regjimi është i izoluar në arenën rajonale dhe ndërkombëtare.
• Grindjet e brendshme po përshkallëzohen.
• Një opozitë e organizuar dhe shumë e fuqishme është bërë gjithnjë e më aktive brenda vendit.
Duke shpjeguar pse organi i vetingut nën kontrollin e Khamenei-t, Këshilli i Gardianëve, është detyruar të përjashtojë një njeri të besuar si Ali Larijani, i cili ka qenë kryetar i Parlamentit për 12 vite, Sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, drejtor i radios dhe televizionit shtetëror, Ministër i Kulturës, dhe Brigadier Gjeneral i IRGC-së, Mohaddesin nënvizoi se Khamenei është gjendur midis dy zjarresh, dhe për këtë arsye është detyruar ta ngushtojë rrethin për të konsoliduar pushtetin.
Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së theksoi se Khamenei e ka lënë mënjanë teatrin ‘i moderuar-konservator,’ në mënyrë që të sigurojë presidencën për kandidatin e tij të parapëlqyer, Ebrahim Raisi, anëtarin kyç të komisionit të vdekjes që u solli vdekjen 30,000 të burgosurve politikë në 1988-ën dhe dha urdhër për qindra ekzekutime të tjera në fillim të viteve 1980,” duke e shndërruar kështu këtë maskaradë në një shfaqje nën kontrollin e një njeriu të vetëm.
Duke shpjeguar se kjo tkurrje e pashmangshme do të kthehet kundër tij pasi do ta zvogëlojë bazën e pushtetit të regjimit dhe do ta bëjë atë më të brishtë e më të paaftë për t’u përballur me krizat e shumta që e kanë përmbytur, Mohaddessin tha: “Regjimi do të bëhet më i brishtë përballë kryengritjes mbarëkombëtare që duket në horizont. Dhe kur kjo të ndodhë, do të jetë shumë më intensive dhe e përhapur sesa në vitet e mëparshme. Me pak fjalë, për Khamenei-n, kjo është një betejë mbijetese.”
Mohaddessin shtoi se, për të kompensuar dobësitë e brendshme dhe për të heshtur fraksionet e pakënaqura rivale, Khamenei ka ndihmuar në zgjatjen e konfliktit në Gaza. Kreu i një grupi palestinez pro-Teheranit ka dërguar një letër ku falenderon liderin suprem, Forcën Quds të IRGC-së, dhe komandantin e saj për praninë e tyre në “fushë-betejën” e Gazas, dhe për ofrimin e mbështetjes materiale, armëve, e trajnimeve për ta vazhduar atë konflikt vdekjeprurës.”
Gjithsesi, tha Mohaddessin, “as kjo shfaqje boshe force nuk mundet dhe nuk do të sigurojë një rrugëdalje nga pylli ku e ka futur veten Khamenei. Kjo për shkak se ai po përballet me një fuçi baruti, një shoqëri në prag të shpërthimit, dhe një lëvizje rezistence që e drejton këtë shoqëri.
“Të gjitha masat represive, arrestimet, ekzekutimet dhe kufizimet në rrjetet sociale kanë dështuar. Ato nuk e kanë parandaluar përhapjen e opozitës së organizuar, në formën e Njësive të Rezistencës,” nënvizoi kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së, duke shtuar se: “Thirrja mbarëkombëtare për bojkot të farsës së zgjedhjeve ka marrë vrull dhe njerëzit po bëjnë thirrje hapur për përmbysje të regjimit.”
Për ta mbështetur argumentin e tij, Mohaddessin vuri në dukje faktin që zyrtarët dhe mediat shtetërore janë duke i rënë alarmit. “Çdo ditë,” tha ai, “ata paralajmërojnë se publiku, sidomos rinia, po joshet gjithnjë e më shumë nga mbështetësit e Mojahedin-e Khalq dhe njësitë e rezistencës, dhe flasin hapur për impaktin e kësaj opozite në zemrat e mendjet e popullit iranian.”
Mohaddessin tha se Irani në vitin 2021 gjendet në prag të një transformimi thelbësor. “Ajo që ka ndodhur dje duhet t’u ofrojë një mësim të vlefshëm fuqive botërore. Ato kanë vazhduar t’i varin shpresat tek iluzioni i ekzistencës së të moderuarve e reformistëve brenda një teokracie mesjetare. Por nga nëpërka nuk lind kurrë një pëllumb. Kjo përqasje e gabuar ka sjellë dëme për popullin iranian dhe vetëm sa e ka trimëruar regjimin,” theksoi ai.
Duke kritikuar komunitetin ndërkombëtar, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së paralajmëroi se mullahët janë të bindur që nuk do të ndëshkohen për krimet e tyre. “Hidhini një sy ngjarjeve të muajit të fundit. Nga Kabuli në Riyadh, nga Beiruti në Bagdad, dhe nga Damasku në Rripin e Gazës, kudo ka vrasje e shpërthime. Ta dini mirë, fajin e ka regjimi iranian,” tha ai.
Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së e përmbylli fjalën e tij duke thënë: “Çdo ndërveprim dhe bashkëpunim me mullahët do të ndihmojë në represionin e vrasjet ndaj popullit iranian. Do ta ndihmojë regjimin të posedojë armë bërthamore e të nisë konflikte në rajon. Ka ardhur koha që Perëndimi t’i japë fund paqësimit dhe të ndërmarrë një përqasje të rreptë.”
Ai paraqiti katër veprime specifike që duhet të ndërmarrë komuniteti ndërkombëtar.
T’i japë jehonë thirrjes së popullit iranian dhe ta dënojë këtë farsë zgjedhjesh si jo legjitime, të padrejtë dhe jo të lirë.
T’i japë fund pandëshkueshmërisë për vrasësit e masave që sundojnë vendin.
T’i përballë ata me drejtësinë për krimet që kanë kryer kundër njerëzimit në katër dekadat e fundit.
Të qëndrojë në anën e duhur të historisë dhe në krah të popullit iranian në përpjekjen e tij për liri.
Punëtorët brohorisnin: “Kini frikë, ne jemi të bashkuar”, “Ne nuk do të heqim dorë derisa të marrim të drejtat tona”.
Të mërkurën në mëngjes, 27 maj 2021, punonjësit zyrtarë të kompanisë së naftës në Iran zhvilluan tubime në qendra të ndryshme të naftës në Teheran, Assaluyeh, Abadan, Ahvaz, Gachsaran, Mahshahr, Bandar Deylam, Khark dhe Lavan Island, duke protestuar për pagat e tyre të ulëta dhe jetesën e ashpër gjendje për shkak të rritjes së çmimeve.Protestat e punonjësve zyrtarë të kompanisë së naftës u mbajtën pas një thirrje për protesta nga punonjësit e naftës në Iran.Punëtorët mbanin shenja dhe pankarta ku shkruhej: “Nafta dhe gazi nuk prodhohen lehtë, ato prodhohen me koston e jetës sonë”, “Ky nivel padrejtësie nuk është e drejta e stafit operacional”, “Punësimi në platformat në det të hapur dhe zonat operacionale është e barabartë me shitjen e jetës “,” “Rritja e pagës së barabartë në kushte të pabarabarta”.Punëtorët gjithashtu brohorisnin, “Kini frikë, ne jemi të bashkuar”, “[Bijan] Zangeneh turp për ju, lini ministrinë”, “Ministri i naftës është një turp” dhe “Ne nuk do të tërhiqemi derisa të marrim të drejtat tona”.Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), përshëndeti punonjësit e naftës dhe punonjësit në Teheran, Assaluyeh, Abadan, Ahvaz, Gachsaran, Mahshahr, Bandar Deylam, Khark dhe Lavan Island të cilët duke protestuar ndërsa brohorisnin “Ne nuk do të heqim dorë derisa të marrim të drejtat tona”. Ajo u bëri thirrje të gjithë iranianëve që të mbështesin punonjësit e naftës.
Kur lista përfundimtare e kandidatëve për zgjedhjet e rreme presidenciale të Iranit u lëshua këtë javë, u konfirmua që rezistenca iraniane kishte thënë prej kohësh. Zgjedhjet e 18 qershorit do të jenë pak më shumë se një formalitet, duke finalizuar procesin e vendosjes së një Presidenti të parazgjedhur. Pas thirrjes nga Organizata Popullore Muxhedine e Iranit (PMOI / MEK) për të bojkotuar zgjedhjet dhe dy muaj fushatë nga njësitë e rezistencës MEK, madje edhe mediat shtetërore parashikojnë që shumica e iranianëve do të shmangin pjesëmarrjen në zgjedhje.
Këshilli i Ruajtësit, një agjent de facto i vullnetit të Udhëheqësit Suprem, ka eliminuar të gjithë kandidatët e mundshëm që mund të ishin kategorizuar si “reformistë”. Kjo erdhi si një befasi e vogël, pasi ajo bëri të njëjtën gjë përpara zgjedhjeve parlamentare në shkurt 2020, duke ndihmuar kështu në nxitjen e mbështetjes së publikut për bojkotin e sondazheve. Por ai bojkot kishte fituar shtrirje tashmë si rezultat i organizimit dhe përpjekjeve nga MEK.Në fillim të vitit 2018, MEK ishte kredituar për fillimin e një kryengritje mbarëkombëtare anti-qeveritare, e cila solli thirrje të qarta për ndryshimin e regjimit. Sloganet shoqëruese u përsëritën në demonstrata të panumërta gjatë gjithë atij viti, si dhe në një kryengritje tjetër, edhe më të madhe mbarëkombëtare në nëntor 2019. Kjo nga ana tjetër krijoi bazën për pjesëmarrjen historikisht të ulët të votuesve tre muaj më vonë, ndërtuar mbi një fushatë nga MEK e cila portretizoi bojkotet elektorale si një mënyrë për të “votuar për ndryshimin e regjimit”. Kryengritjet e mëparshme ishin përcaktuar pjesërisht nga brohoritjet që adresonin me emër të dy fraksionet politike të themelimit dhe deklaronin, “Loja ka mbaruar”. Bojkoti elektoral i mëvonshëm mund të kuptohet më së miri si një refuzim i të gjithë sistemit me të cilin dy fraksione ndajnë pushtetin ndërsa qëndrojnë të njëjtat politika themelore.Në demonstratat publike që promovojnë shkaqe të ndryshme specifike, grupe të ndryshme aktivistësh miratuan publikisht një bojkot të tillë në ditë dhe javë para shpalljes së listës përfundimtare të kandidatëve. Ky miratim shpesh ishte dhënë në terma absolutë, me turma protestuesish që brohorisnin parulla të tilla, “Ne nuk kemi parë drejtësi; ne nuk do të votojmë më. ”Ky refuzim i dukshëm i gjithë industrisë së zgjedhjeve iraniane nënvizon idenë se ato zgjedhje janë vetëm një “lojë”. Dhe përballë kësaj ndjenje, Lideri Suprem me sa duket pa pak vlerë në përpjekjen për të përjetësuar iluzionin e zgjedhjes reale në kutitë e votimit. Kështu, Këshilli i Ruajtësit shkoi përtej refuzimit të tij të pritur të kandidatëve “reformistë” dhe gjithashtu eliminoi nga votimi figurat të cilët mund të kishin gëzuar mbështetje brenda institucionit të vijës së ashpër dhe kështu paraqitën një sfidë të vërtetë për Ebrahim Raisi. Vendimi i Khamenei për të vendosur Raisi si president është një miratim i hapur i brutalitetit të vazhdueshëm kundër MEK dhe kështu kundër të gjithë iranianëve që mbështetën platformën e saj demokratike duke marrë pjesë në demonstratat e fundit publike dhe bojkotet elektorale.
Një tjetër e burgosur politike kurde, Mojgan Kavousi, ka bërë grevë urie për 10 ditë
Greva e urisë e të burgosurës politike kurde Sakineh Parvaneh
E burgosura politike kurde Sakineh Parvaneh ka qenë në grevë urie që më 22 maj 2021. Kjo është pjesë e protestës së saj kundër faktit që i është mohuar trajtimi mjekësor në burgun Vakilabad të Mashhad. Ajo po e vazhdon grevën për të protestuar edhe kundër deportimit të saj në Burgun Qendror (Vakilabad) të Mashhad.
Sipas burimeve të informuara nga brenda burgut, zonjusha Sakineh Parvaneh është transferuar në klinikën e burgut Vakilabad pak ditë më parë për shkak të tensionit të ulët të gjakut dhe problemeve me sistemin tretës. Por Departamenti i Inteligjencës i burgut ka refuzuar ta zhvendosë atë në spital pavarësisht këshillës mjekësore të doktorëve.
Gjykata iraniane dënon gjashtë qytetarë Baha’i me 73 vite burg
Një gjykatë revolucionare në Iran ka dënuar gjashtë qytetarë Baha’i me një total prej 73 vitesh e 6 muajsh burg.
Borhan Esmaili, Maryam Bashir, Faranak Sheikhi, Hayedeh Ram, Minoo Bashir dhe Derna Esmaili, gjashtë qytetarë Baha’i banues në Shiraz dhe Borazjan, janë dënuar nga Gjykata Revolucionare e Dashtestan (Borazjan) me një total prej 73 vitesh e 6 muajsh burg.
Sipas verdiktit të dhënë nga Gjykata Revolucionare e Borazjan më 19 maj 2021, verdikt i cili u është njoftuar gjasthë qytetarëve Baha’i ditët e fundit, Borhan Esmaili, si i pandehur i parë, është dënuar me 11 vite burg me akuzën për “veprimtari propagande kundër regjimit duke përhapur besimet e sektit Baha’i dhe veprimtari kundër sigurisë kombëtare duke shpërndarë e promovuar idetë e sektit Baha’i”.
Pesë qytetaret e tjera Baha’i në këtë çështje, Maryam Bashir, Faranak Sheikhi, Hayedeh Ram, Minoo Bashir dhe Dorna Esmaili, janë akuzuar për “ndihmesë në veprimtaritë propagandistike kundër regjimit duke përhapur besimet e sektit Baha’i, duke krijuar e publikuar imazhe vulgare në rrjetet sociale, dhe veprim kundër sigurisë kombëtare duke publikuar idetë e sektit Baha’i.”
Të martën, Këshilli i Gardianëve i regjimit iranian skualifikoi një numër të madh kandidatësh për farsën e zgjedhjeve presidenciale të regjimit. Duke i spastruar personat besnikë ndaj regjimit të tij, Lideri Suprem Ali Khamenei tregoi se ka për qëllim ta konsolidojë pushtetin dhe të ndjekë politikën e tkurrjes për të vënë nën kontroll shoqërinë e trazuar dhe kryengritjet e mundshme. Ky spastrim masiv i kandidatëve të regjimit nënvizon deklaratat e Rezistencës Iraniane që vënë në dukje se zgjedhjet e regjimit janë thjesht një fasadë. Si rrjedhim, shumë iranianë u janë bashkuar thirrjeve për bojkotim të zgjedhjeve të regjimit në qershor 2021.
Lidhur me këtë, Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka thënë: “Skualifikimi i individëve si Brigadier Gjenerali Ali Larijani i IRGC-së, arkitekt i censurës dhe represionit, kryetar i parlamentit të regjimit për 12 vite, dhe gjithmonë pjesë e rrethit të brendshëm të Khamenei-t, do ta bëjë bazën e pushtetit të regjimit më të ngushtë e më të brishtë, do t’i ashpërsojë në mënyrë të paprecedent grindjet e brendshme të regjimit, dhe si rrjedhim, do ta përshpejtojë procesin e shpërthimit të brendshëm e përmbysjes së regjimit.”
Në mbarë iranin ditët e fundit janë raportuar ndërprerje të shumta të energjisë elektrike në shkallë të gjerë. Në kryeqytetin Teheran, elektriciteti ka qenë i padisponueshëm në zona të caktuara për periudha kohore që kanë zgjatur deri në gjashtë orë rresht, dhe në Ahvaz, njerëzit janë lënë herë pas here pa energji në një kohë kur temperaturat arrijnë në 45 gradë Celsius. Zyrtarët e regjimit janë përpjekur ta shpjegojnë situatën të paktën pjesërisht duke iu referuar efekteve të thatësirave tek gjenerimi hidro-elektrik i energjisë, por shumë ekspertë janë dakord që shkaku kryesor është rritja e tepërt e prodhimit të bitcoin-eve në një vend që nuk e ka mundësinë ta përballojë atë.