Wednesday, February 8, 2023

Zgjedhjet në Iran 2021: Thirrjet për Bojkot Shumëfishohen teksa Khamenei Përpiqet ta Konsolidojë Regjimin e Tij

Të martën, Këshilli i Gardianëve i regjimit iranian skualifikoi një numër të madh kandidatësh për farsën e zgjedhjeve presidenciale të regjimit. Duke i spastruar personat besnikë ndaj regjimit të tij, Lideri Suprem Ali Khamenei tregoi se ka për qëllim ta konsolidojë pushtetin dhe të ndjekë politikën e tkurrjes për të vënë nën kontroll shoqërinë e trazuar dhe kryengritjet e mundshme. Ky spastrim masiv i kandidatëve të regjimit nënvizon deklaratat e Rezistencës Iraniane që vënë në dukje se zgjedhjet e regjimit janë thjesht një fasadë. Si rrjedhim, shumë iranianë u janë bashkuar thirrjeve për bojkotim të zgjedhjeve të regjimit në qershor 2021.

Lidhur me këtë, Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka thënë: “Skualifikimi i individëve si Brigadier Gjenerali Ali Larijani i IRGC-së, arkitekt i censurës dhe represionit, kryetar i parlamentit të regjimit për 12 vite, dhe gjithmonë pjesë e rrethit të brendshëm të Khamenei-t, do ta bëjë bazën e pushtetit të regjimit më të ngushtë e më të brishtë, do t’i ashpërsojë në mënyrë të paprecedent grindjet e brendshme të regjimit, dhe si rrjedhim, do ta përshpejtojë procesin e shpërthimit të brendshëm e përmbysjes së regjimit.”