Gjykata iraniane dënon gjashtë qytetarë Baha’i me 73 vite burg
Një gjykatë revolucionare në Iran ka dënuar gjashtë qytetarë Baha’i me një total prej 73 vitesh e 6 muajsh burg.
Borhan Esmaili, Maryam Bashir, Faranak Sheikhi, Hayedeh Ram, Minoo Bashir dhe Derna Esmaili, gjashtë qytetarë Baha’i banues në Shiraz dhe Borazjan, janë dënuar nga Gjykata Revolucionare e Dashtestan (Borazjan) me një total prej 73 vitesh e 6 muajsh burg.
Sipas verdiktit të dhënë nga Gjykata Revolucionare e Borazjan më 19 maj 2021, verdikt i cili u është njoftuar gjasthë qytetarëve Baha’i ditët e fundit, Borhan Esmaili, si i pandehur i parë, është dënuar me 11 vite burg me akuzën për “veprimtari propagande kundër regjimit duke përhapur besimet e sektit Baha’i dhe veprimtari kundër sigurisë kombëtare duke shpërndarë e promovuar idetë e sektit Baha’i”.
Pesë qytetaret e tjera Baha’i në këtë çështje, Maryam Bashir, Faranak Sheikhi, Hayedeh Ram, Minoo Bashir dhe Dorna Esmaili, janë akuzuar për “ndihmesë në veprimtaritë propagandistike kundër regjimit duke përhapur besimet e sektit Baha’i, duke krijuar e publikuar imazhe vulgare në rrjetet sociale, dhe veprim kundër sigurisë kombëtare duke publikuar idetë e sektit Baha’i.”
Ato janë dënuar me nga 12 vite e 6 muaj burg.