Iran: Festohet 40-Vjetori i Fillimit të Rezistencës Mbarëkombëtare

 

Iran: Celebrating The 40th Anniversary Of The Start Of The Nationwide Resistance Iran: Festohet 40-Vjetori i Fillimit të Rezistencës Mbarëkombëtare

Festohet 40-vjetori i fillimit të rezistencës mbarëkombëtare kundër regjimit klerikal, demonstratës së 500,000 njerëzve në Teheran, dhe Dita e Dëshmorëve e të Burgosurve Politikë

Maryam Rajavi:

  • Përmes bojkotit mbarëkombëtar të farsës së zgjedhjeve, populli i Iranit ka demonstruar vendosmërinë e tij për ta përmbysur regjimin. Ky bojkot është një tjetër pasqyrim i kryengritjes së lavdishme të nëntorit 2019. Në këtë bojkot mund të dëgjohet zhurma e hapave të kryengritjeve në horizont.
  • Përpjekja me anë të farsës së zgjedhjeve të regjimit klerikal dhe instalimit të laros së masakrës së 1988-ës si president është e dënuar të dështojë dhe nuk do ta shpëtojë regjimin. Ajo hedh edhe më shumë dritë mbi asgjësimin e tij politik dhe përmbysjen e ardhshme. Raisi nuk është zgjidhje për regjimin, por një simbol i rrugës qorre në të cilën ai ndodhet. Emërimi i Raisi-t tregon se Khamenei nuk ua ka besën as pjesëtarëve besnikë të rrethit të tij të brendshëm. Mund të bëhet president i regjimit vetëm dikush që është i zhytur në gjakun e anëtarëve e mbështetësve të masakruar të MEK.
  • Njëkohësisht janë zhvilluar tubime të mbështetësve të rezistencës në kryeqytetet madhore europiane, ku është bërë thirrje që t’i kërkohet llogari Raisi-t, vrasësit të Muxhahedinëve.

Iran: Celebrating The 40th Anniversary Of The Start Of The Nationwide ResistanceIran: Festohet 40-Vjetori i Fillimit të Rezistencës Mbarëkombëtare

Të dielën, më 20 qershor 2021, u zhvillua një tubim i madh me rastin e 40-vjetorit të 20 qershorit 1981, datë kur filloi rezistenca mbarëkombëtare kundër diktaturës fetare që sundon Iranin, dhe që emërtohet si “Dita e Dëshmorëve dhe të Burgosurve Politikë” në Ashraf 3. Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), mori pjesë dhe foli në këtë event. Morën pjesë online edhe mbështetës iranianë të Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) dhe NCRI nga e gjithë bota. Më 20 qershor 1981, mbi gjysëm milioni mbështetës të MEK organizuan një demonstratë në Teheran për të protestuar kundër shtypjes së lirive bazë. Me urdhër direkt të Khomeini-t, ky marshim paqësor u shndërrua në një kasaphanë.

Në eventin e sotëm, të zhvilluar dy ditë pas maskaradës së zgjedhjeve të regjimit, zonja Rajavi tha se bojkoti mbarëkombëtar i popullit iranian ndaj farsës së zgjedhjeve të regjimit klerikal është i denjë për një përgëzim historik. Fakti që ka emëruar një vrasës të masave dhe kriminel kundër njerëzimit si president, tregon që diktatura fetare po shkon poshtë e më poshtë, dhe duhet të përmbyset, tha ajo.

Zonja Rajavi shtoi se, pas këtyre zgjedhjeve të turpshme, diktatura fetare do të jetë më e dobët dhe e brishtë. Me në krye laron e masakrës së 1988-ës, do të kryejë krime edhe më të rënda. Raisi duhet të përballet me drejtësinë në një gjykatë ndërkombëtare.

Presidentja e zgjedhur e NCRI-së vuri në dukje se përpjekja e regjimit klerikal me anë të farsës së zgjedhjeve dhe instalimit si president të laros së masakrës së 1988-ës dhe vrasësit në masë të MEK është e dënuar të dështojë dhe nuk do ta shpëtojë regjimin. Ashtu siç nuk e shpëtoi diktaturën e Shahut emërimi i Gjeneralit Az’hari [në muajt e fundit të sundimit të Shahut]. Asnjë zhvillim tjetër i brendshëm i regjimit nuk do të mund të hidhte më shumë dritë mbi vdekjen e tij politike dhe përmbysjen e ardhshme. Ai nuk është zgjidhje për regjimin por një simbol i rrugës qorre ku regjimi ndodhet dhe i faktit që nuk i ka mbetur më asnjë rrugëdalje. Për më tepër, emërimi i tij tregon se Khamenei nuk ua ka besën as pjesëtarëve besnikë të rrethit të tij të brendshëm. Mund të bëhet president i regjimit vetëm dikush që është i zhytur në gjakun e anëtarëve e mbështetësve të masakruar të MEK. Si rrjedhim, Khamenei e ka pranuar si skandalin e emërimit të këtij personi, ashtu edhe turpin e zgjedhjeve të bojkotuara. Përmes bojkotit mbarëkombëtar të farsës së zgjedhjeve, populli i Iranit ka demonstruar vendosmërinë e tij për ta përmbysur regjimin. Ky bojkot është një tjetër pasqyrim i kryengritjes së lavdishme të nëntorit 2019. Në këtë bojkot mund të dëgjohet zhurma e hapave të kryengritjeve në horizont.

Ajo shtoi: Në mënyrë që t’i ngushtonte radhët e regjimit për t’u përballur me kryengritjet popullore, Khamenei nga njëra anë ia hapi rrugën përhapjes së koronavirusit në Iran, duke shkaktuar vdekjen e mbi 300,000 bashkatdhetarëve tanë deri më sot. Nga ana tjetër, ai instaloi Ebrahim Raisi-n, laron e masakrës së 1988-ës, si president. Më shumë se kushdo tjetër, Khamenei është i vetëdijshëm për gjendjen në degjenerim e sipër të regjimit të tij si dhe për gatishmërinë e shoqërisë për ta përmbysur atë. Si pasojë, ai ka marrë një pozicion mbrojtës, duke i ngushtuar radhët në majë të regjimit, dhe duke hyrë në luftë me shoqërinë iraniane dhe komunitetin ndërkombëtar.

Duke iu referuar studimeve të bëra nga akademikë iranianë në universitetet e SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat tregojnë se numri i të vrarëve në nëntor 2019 është afërsisht tre herë më i lartë se shifra 1,500 e deklaruar nga PMOI në atë kohë, Presidentja e zgjedhur e NCRI tha: Përjashtimi i fraksionit rival nga parlamenti i mullahëve, vrasja e protestuesve të nëntorit 2019, strategjia e shkaktimit të viktimave në masë nga koronavirusi, vjedhja nga xhepat e popullit dhe plaçkitja e pasurisë së tij, sulmet me raketa ndaj anijeve, cisternave të naftës, apo qendrave që i përkasin vendeve fqinje e SHBA-së, si dhe avancimi me programin bërthamor. Të gjitha këto janë pjesë e një strategjie që e gjen shprehjen e saj politike tek presidenca e laros së masakrës së 1988-ës. Por kjo strategji nuk ka asnjë mbështetje socio-ekonomike apo ndërkombëtare. Në fakt është një strategji që do ta bëjë regjimin më të brishtë dhe do ta përkeqësojë së tepërmi konfliktin e tij me shoqërinë iraniane.

Iran: Celebrating The 40th Anniversary Of The Start Of The Nationwide ResistanceIran: Festohet 40-Vjetori i Fillimit të Rezistencës Mbarëkombëtare

Të dielën, mbështetësit e MEK dhe Rezistencës Iraniane zhvilluan tubime në disa kryeqytete dhe qytete madhore europiane, si Londra, Kolonja, Viena, Oslo, Gjeneva, etj. Gjatë këtyre tubimeve, ata i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i japë fund të gjitha marrëdhënieve dhe paqësimit të këtij regjimi, presidenti i të cilit është një nga kriminelët më të mëdhenj kundër njerëzimit në kohërat moderne.

Në tubimin e sotëm, dhjetëra përfaqësues të shoqatave rinore dhe mbështetës të rezistencës në vende të ndryshme folën në përkujtim të përvjetorit të ditës së rezistencës. Në fund të tubimit në Ashraf 3, pjesëmarrësit bënë homazhe për 120,000 dëshmorët e Rezistencës Iraniane të cilët dhanë jetën e tyre në rrugën drejt lirisë në Iran.

 

Amnistia Ndërkombëtare: Iran.. Ebrahim Raisi duhet të hetohet për krime kundër njerëzimit

 

Amnistia Ndërkombëtare: Iran.. Ebrahim Raisi duhet të hetohet për krime kundër njerëzimitAmnistia Ndërkombëtare dhe Organizata për të Drejtat e Njeriut thanë të Shtunën se zgjedhja e Ebrahim Raisit si president i ri i Iranit ishte një goditje për të drejtat e njeriut dhe bëri thirrje që ai të hetohet për rolin e tij në atë që Uashingtoni dhe grupet e të drejtave i kanë quajtur ekzekutimet jashtëgjyqësore të mijëra të burgosurve politikë në 1988 .

 

Amnistia Ndërkombëtare shkruan në faqen e saj të internetit:

 

Duke iu përgjigjur njoftimit të sotëm që shpall Ebrahim Raisin si presidentin e ardhshëm të Iranit, Sekretarja e Përgjithshëme e Amnistisë Ndërkombëtare Agnès Callamard tha:

“Që Ebrahim Raisi është ngritur në presidencë në vend që të hetohet për krime kundër njerëzimit të vrasjeve, zhdukjeve me forcë dhe torturave, është një kujtesë e zymtë se pandëshkueshmëria mbretëron në Iran. Në vitin 2018, organizata jonë dokumentoi se si Ebrahim Raisi kishte qenë anëtar i ‘komisionit të vdekjes’ i cili zhduku me forcë dhe ekzekutoi jashtëgjyqësisht në fshehtësi me mijëra disidentë politikë në burgjet Evin dhe Gohardasht pranë Teheranit në 1988. Rrethanat që lidhen me fatin e viktimave dhe vendndodhja e trupave të tyre, deri më sot, është fshehur sistematikisht nga autoritetet iraniane, që paraqet krime të vazhdueshme kundër njerëzimit.

‘Si Shef i Gjyqësorit Iranian, Ebrahim Raisi ka kryesuar një goditje spirale të të drejtave të njeriut e cila ka parë qindra disidentë paqësorë, mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe anëtarë të grupeve të pakicave të persekutuara të arrestuar në mënyrë arbitrare. Nën vëzhgimin e tij, gjyqësori i ka dhënë gjithashtu pandëshkueshmëri koperturë zyrtarëve qeveritarë dhe forcave të sigurisë përgjegjëse për vrasjen e paligjshme të qindra burrave, grave dhe fëmijëve dhe dhunimin e mijëra protestuesve në arrestime masive dhe të paktën qindra të zhdukur me forcë, si edhe  tortura dhe trajtime çnjerrëzore të tjera gjatë dhe pas protestave mbarëkombëtare të nëntorit 2019.

“Rritja e Ebrahim Raisi në presidencë ndjek një proces zgjedhor që u zhvillua në një mjedis tepër shtypës dhe ndaloi gratë, anëtarët e pakicave fetare dhe kandidatët me pikëpamje të kundërta që të kandidojnë.

“Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje që Ebrahim Raisi të hetohet për përfshirjen e tij në të kaluarën dhe në krimet e vazhdueshme sipas ligjit ndërkombëtar, dhe kjo të kryhet nga shtetet që ushtrojnë juridiksion universal.

“Tani është më urgjente se kurrë për vendet anëtare të Këshillit të KB për të Drejtat e Njeriut të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar krizën e mosndëshkimit sistematik në Iran, duke përfshirë krijimin e një mekanizmi të paanshëm për të mbledhur dhe analizuar provat e krimeve më të rënda sipas ligjit ndërkombëtar të kryer në Iran për të lehtësuar procedurat e drejta dhe të pavarura penale. ”

Për më shumë informacion shikoni:

Iran: Presidenca e Ebrahim Raisit një kujtesë e zymtë e krizës së pandëshkueshmërisë

 

‘Siguria’ e Dëshiruar e Raisi-t Nuk Është Tjetër Veçse Represion dhe Censurë

Regjimi iranian ka vendosur të tkurret, duke zgjedhur si president kandidatin e parapëlqyer të lidreit suprem, Ebrahim Raisi-n, i cili është i famshëm për rolin e tij në masakrën politike të 1988-ës. Ky vendim është fillimi i një epoke të re dhunimesh të të drejtave njerëzore, ekzekutimesh, dhe represioni, sidomos ndaj të rinjve.

Në dy postime të ndryshme në Twitter, UN Watch e vuri në dukje këtë duke shkruar: “Regjimi që sundon Iranin me shumë mundësi do të instalojë Ebrahim Raisi-n — i cili ka qenë pjesë e një “komiteti të vdekjes” të përbërë nga katër persona, komitet i cili ka mbikëqyrur ekzekutimin e 5,000 të burgosurve politikë — si president të ardhshëm. A do ta ngrejë zërin komisionerja e OKB për të drejtat njerëzore @mbachelet?”

Në një tjetër postim shkruhet: “Republika Islamike e Iranit manipulon “zgjedhjet” presidenciale për të garantuar fitoren e të preferuarit të përzgjedhur prej saj. A do ta ngrejë zërin kreu i OKB @antonioguterres për zgjedhje të lira në Iran?”

Censura e zgjedhjeve nën hijen e ‘sigurisë’ së Raisi-t

Organizata Reporterë pa Kufij, në renditjen e saj më të fundit, e ka renditur Iranin si vendin e 174-t nga 180 vende, në indeksin e lirisë në botë për vitin 2021, duke shkruar: “Irani vazhdon të jetë një nga vendet më represive në botë për gazetarët, duke i mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm lajmet dhe informacionet. Të paktën 860 gazetarë janë ndjekur penalisht, arrestuar, burgosur, dhe në disa raste edhe ekzekutuar, që nga revolucioni i 1979-ës. Republika Islamike nuk jep shenja se po e zbut ndopak sulmimin e gazetarëve dhe mediave të pavarura, apo se po e liron kontrollin e fortë që ka mbi fushën e medias në tërësi. Gazetarët e Iranit ende bien vazhdimisht viktimë e frikësimit, arrestimeve arbitrare, dhe dënimeve me burgim të gjatë që jepen nga gjykatat revolucionare në fund të gjyqeve të padrejta.”

Tani, në mënyrë të habitshme, por me një alibi të specifikuar, Raisi ka kritikuar sjelljen e qeverisë për sa i përket lirisë, duke thënë: “Liria realizohet nën dritën e sigurisë. Unë besoj fort në lirinë e mendimit, të penës, dhe në lirinë e shprehjes.” (E përditshmja shtetërore Mashregh News, 31 maj 2021)

Por më 11 qershor 2021, RSF shkroi: “Teksa fushata zyrtare për zgjedhjet presidenciale të javës së ardhshme vazhdon në Iran, organizata Reporterë Pa Kufij (RSF) dënon sërish censurimin e medias nga regjimi, përdorimin e kërcënimeve kundër gazetarëve, dhe mungesën e raportimeve të pavarura.

“Që më 16 maj, që ishte afati për regjistrimin e kandidatëve, RSF ka regjistruar jo më pak se 42 raste ku gazetarët janë thirrur nga prokuroria apo janë kërcënuar nga zyrtarët e ministrisë së inteligjencës.”

 

Zgjedhjet në Iran 2021: Bojkoti Mbarëkombëtar Tregon Dëshirën e Popullit për Ndryshim Regjimi

Farsa e zgjedhjeve presidenciale të regjimit iranian u përball me një bojkot të paprecedent mbarëkombëtar. Ky bojkot mbarëkombëtar nënvizoi ilegjitimitetin e regjimit në Iran.

Sipas raporteve të mbledhura nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) në fund të maskaradës së zgjedhjeve të regjimit klerikal, më pak se 10 përqind e votuesve të ligjshëm hodhën votën e tyre në këtë farsë zgjedhjesh presidenciale. Sipas raporteve të 1,200 gazetarëve e 3,500 filmimeve nga 400 qytete, të siguruara nga Simay-e Azadi, rrjeti televiziv i opozitës, qendrat e votimit në mbarë Iranin kanë qenë kryesisht të boshatisura dhe në to ka patur pjesëmarrje të ulët votuesish.

Zgjedhjet në Iran 2021: Qendrat e Votimit Bosh në Mbarë Vendin (Përmbledhje vol.1)

Pavarësisht përpjekjeve të regjimit, populli refuzoi të merrte pjesë në zgjedhje. Zyrtarët e regjimit i kishin thënë personelit ushtarak, punonjësve të Ministrisë së Shëndetësisë, Bujqësisë, Punëve të Jashtme, Arsimit, dhe stafeve të bankave shtetërore e private që përpara se dokumentet e tyre të identifikimit duhej të kishin stampën e votimit.

Zyrtarët e burgjeve në Maku, Khoy, Bazargan, dhe Salmas u kishin thënë të burgosurve që kushdo që do të votonte, do të përfitonte një leje për tre ditë. Në disa qytete të tjera, zyrtarët ishin përpjekur t’i blinin votat e njerëzve.

Gjithashtu, autoritetet e regjimit i mbyllën disa qendra votimi në Teheran e në qytete të tjera, për të mos lejuar që atje të paraqiteshin shumë pak njerëz, dhe kështu të krijonin përshtypjen e një pjesëmarrjeje masive votuesish, kryesisht për gazetarët perëndimorë. Janë arrestuar dhjetëra reporterë të Simay-e Azadi të cilët po filmonin qendrat e votimit bosh, dhe u janë konfiskuar telefonat.

Autoritetet e regjimit dhe mediat shtetërore kishin parashikuar një pjesëmarrje të ulët votuesish, kishin paralajmëruar për pasojat që regjimi do të kishte prej saj, dhe i ishin lutur popullit të merrte pjesë.

Lideri Suprem i regjimit, Ali Khamenei, ishte i pari që iu lut popullit të merrte pjesë në farsën e zgjedhjeve. Të mërkurën, ai e pohoi që “segmentet e varfra të shoqërisë janë të shkurajuar e të pakënaqur dhe nuk duan të votojnë në zgjedhje.” Ai u përpoq gjithashtu të fajësonte “armikun” për pjesëmarrjen e ulët të parashikur dhe sulmoi edhe fraksionin rival. “Disa nga brenda sistemit po përpiqen t’i shkurajojnë njerëzit. Kjo është e gabuar. Ata po përhapin mungesën e shpresës,” tha ai.

Zgjedhjet në Iran 2021: Informacion mbi Farsën e Zgjedhjeve Presidenciale të Regjimit Iranian – Nr 4

“Nëse [populli] nuk merr pjesë [në zgjedhje], armiku do ta shtojë presionin… Nëse prania e njerëzve do të jetë e dobët, sistemi do të dobësohet, dhe [armiku] do ta kërcënojë vendin me pasiguri e terrorizëm,” paralajmëroi Khamenei.

Makthi i Khamenei-t u bë realitet të premten kur miliona iranianë i thanë jo farsës së zgjedhjeve të regjimit të tij. Khamenei e kishte ditur që më parë që njerëzit do ta bojkotonin farsën e zgjedhjeve. E vetmja arsye pse ai e ka nxjerrë fitues Raisi-n, një dhunues famëkeq të të drejtave njerëzore dhe njeri të kërkuar për krimet kundër njerëzimit në 1988-ën, është që të përballet me shoqërinë e trazuar të Iranit dhe me Lëvizjen e organizuar të Rezistencës.

 

Bojkoti mbarëkombëtar i të premtes ishte rezultat i një fushate të gjerë të zhvilluar nga opozita iraniane, kryesisht nga MEK dhe “Njësitë e Rezistencës,” të cilat popullarizuan fushatën mbarëkombëtare për bojkotimin e zgjedhjeve. MEK e kishte nisur këtë fushatë në Iran që në fillim të prillit. Në prill, Njësitë e Rezistencës zhvilluan veprimtari anti-regjim në mbi 250 vende dhe 27 provinca. Në maj, veprimtaritë e Njësive të Rezistencës të MEK u zhvilluan në mbi 310 zona në të gjitha provincat e Iranit. Këto veprimtari bënin thirrje për një bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit.

 

MARYAM RAJAVI: Përgëzime Historike popullit iranian për bojkotin mbarëkombëtar të farsës së zgjedhjeve të mullahëve.

 

Maryam Rajavi: A historic congratulation to the Iranian people for the nationwide boycott of the mullahs’ sham election.Kjo ishte goditja më e madhe politike e shoqërore ndaj Liderit Suprem të mullahëve, Ali Khamenei, dhe teokracisë në pushtet.

Ky bojkot vërtetoi dhe i tregoi botës se vota e vetme e popullit iranian është për përmbysjen e këtij regjimi mesjetar. Bojkoti mbarëkombëtar është respekt për sakrificat e dëshmorëve, si dhe pasqyrim i fushatës së madhe të popullit iranian për drejtësi.

Diktatura fetare është drejt fundit dhe duhet të asgjësohet. Nga kjo farsë zgjedhjesh do të dalë një regjim edhe më i poshtëruar, i dobët e i brishtë. Ai do të kryejë krime edhe më të mëdha përmes laros së masakrës së 1988-ës (Ebrahim Raisi). Por, ai do të përmbyset pa dyshim nga kryengritja e popullit iranian dhe Ushtria e Lirisë. Liria dhe një republikë demokratike janë të drejta të patjetërsueshme të popullit iranian.

E burgosura politike rezistente bën thirrje për bojkot të zgjedhjeve nga prapa hekurave

Resistant political prisoner calls for the boycott of the elections from behind bars

E burgosura politike rezistente bën thirrje për bojkot të zgjedhjeve nga prapa hekurave

 

E burgosura politike rezistente, Maryam Akbari Monfared, ka dërguar një letër nga burgu i Semnan, ku bën thirrje për bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit klerikal. Maryam Akbari Monfared ka 12 vite në burg pa asnjë ditë të vetme leje. Kjo e burgosur politike rezistente thotë se zëri i saj nga prapa hekurave u bën jehonë nënave iraniane të cilat vazhdojnë të vuajnë që në vitet 1980 për bijtë e bijat e tyre.

Më poshtë vijon përkthimi i tekstit të letrës së saj nga burgu i Semnan:

Unë e bojkotoj farsën e zgjedhjeve; vota ime është për ndryshim regjimi! Ky është zëri im nga prapa hekurave në burgun e Semnan, në kushtet më të tmerrshme që mund të ekzistojnë. Zëri im u bën jehonë zërit 33-vjeçar të nënave që kërkojnë drejtësi për viktimat e (masakrës së) 1988 dhe të kasaphanës së nëntorit 2019.

Zgjedhjet në Iran 2021: Loja e të Moderuarve Brenda Regjimit Ka Marrë Fund

Arak-Central-PrisonMirëseardhja e përhapur publike për thirrjet e Rezistencës Iraniane për të bojkotuar farsën zgjedhore presidenciale të regjimit e ka shtyrë regjimin iranian të intensifikojë një tollovi të ndalimeve politike të familjeve, mbështetësve dhe ish të burgosurve politikë të Muxhahedin-e Khalq (MEK.PMOI) në qytete të ndryshme, nga frika e një kryengritje popullore. Të arrestuarit përfshijnë Milad Yazadan-Nejad, 26 vjeç, nga Teherani; Molud Safaei, motra e të cilit Zahra Safaei po mbahet në Burgun Qarchak në Varamin; dhe Payam Shakiba, 38, nga Teherani, i cili ishte arrestuar më parë në 2015 për mbështetjen e MEK dhe u la i lirë nga burgu shkurtin e kaluar.Siç thuhet në deklaratën e 12 qershorit të Sekretariatit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), emrat dhe detajet e të arrestuarve u janë dërguar organeve të Kombeve të Bashkuara dhe raportuesve përkatës, dhe organizatave të tjera ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.Raporte të shumta nga qytete të ndryshme tregojnë për një mobilizim të dëshpëruar të sigurisë nga regjimi klerik për të kundërshtuar çdo tubim proteste gjatë zgjedhjeve të rreme presidenciale. Forca Shtetërore shtypëse e Sigurisë së Shtetit (SSF) në Teheran dhe qytete të tjera janë në gatishmëri të plotë për katër ditë për të kontrolluar shfaqjen zgjedhore nga 17 qershori 2021. Forcat shtypëse të “Modavemat” të regjimit klerikal (këmbëngulje) kanë vendosur në lagje patrulla që të përforcojnë SSF për të frikësuar publikun. Rezervat shtesë shtypëse të quajtura “Organizata e Dytë e Luftimit” janë mobilizuar gjithashtu me pajisje të reja. Rezistenca iraniane nxit Kombet e Bashkuara të dërgojnë një delegacion ndërkombëtar për të monitoruar situatën në zgjedhjet e rreme të regjimit.

Zgjedhjet në Iran 2021: Kryengritja e nëntorit 2019 dhe bojkoti i zgjedhjeve

 

Iran, IRGC, Iran ProtestsFotografitë e disa dëshmorëve të protestave mbarëkombëtare të Iranit në nëntor 2019

Ndërsa zgjedhjet e rreme të Iranit afrohen, më shumë njerëz bëjnë thirrje për bojkotimin e saj. Ata e përshkruajnë pjesëmarrjen në zgjedhje si “tradhëti të gjakut të 1500 dëshmorëve në protestat e Iranit” të nëntorit 2019. Kryengritja e Nëntorit 2019 të Iranit shpërtheu një ditë pasi autoritetet rritën çmimin e karburantit. Protestat u zgjeruan shpejt në vend dhe regjimi iranian mbylli internetin për të shtypur njerëzit më lehtë pa ndonjë mbulim të lajmeve.

 

“Nëntori 2019, një plagë kombëtare që pret të shërohet”, shkroi e përditshmja shtetërore Hamdeli në nëntor 2020.

“Gjatë ditëve të para të protestave, lajmet treguan se njerëzit sulmonin institucionet qeveritare. Pastaj erdhi lajmi në lidhje me forcat e sigurisë të cilët hapën zjarr ndaj protestuesve duke lënë disa vdekje dhe të plagosur. Qytetet e Behbahan dhe Mahshahr në provincën Khuzestan ishin në qendër të vëmendjes, ”shtoi Hamdeli.

E përditshmja Hamdeli përshkroi se në sa qytete të tjera, përfshirë kryeqytetin, Teheranin, u shtuan kryengritjet. “Banda e internetit të telefonave celularë u ngushtua në qytetet Mashhad dhe Ahvaz. Njëkohësisht lidhja e internetit u nxi në të gjithë vendin me urdhër të Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Zyrtarët e sigurisë caktuan mbylljen e shkollave dhe universiteteve për të kontrolluar trazirat. Detyra e ndjekur në disa raste nga mbyllja e disa stacioneve të metrosë. ”

“Plaga e incidenteve të nëntorit është ende e hapur në trupin e popullit iranian. Megjithatë, asnjë detaj apo informacion nuk është botuar në lidhje me ditët e përgjakshme të Nëntorit 2019 dhe askush nuk po merr përsipër vendimet e marra në atë kohë. Numri i vdekjeve në nëntor 2019 është ende i panjohur. Burimet e huaja lëshuan numra të ndryshëm, dhe qeveria i mohoi ata, por refuzoi të deklarojë numrin e saktë, ”shkroi e përditshmja Hamdeli në një artikull më 14 qershor 2021.Përmes burimeve të saj nga brenda Iranit, Organizata Popullore Muxhahedine e Iranit (PMOI / MEK) deklaroi se regjimi kishte vrarë mbi 1500 protestues gjatë kryengritjes në nëntor 2019. Reuters më vonë konfirmoi shifrën, dhe figura PMOI / MEK bëri jehonë në Iran parullat e njerëzve gjatë protestave në Iran; pas kësaj, IRGC rrëzoi avionin ukrainas.Siç pranoi Hamdeli, populli iranian ka vuajtur nga ky regjim për vite me radhë, dhe ata as nuk i harrojnë dhe as nuk i falin zyrtarët. Ekzekutimet në vitet 1980, përfshirë masakrën e 30,000 të burgosurve politikë në 1988, shtypjet brutale të një kryengritjeje dhe protesta në Iran gjatë katër dekadave të fundit dhe e fundit në nëntor 2019, nuk do të fshihen nga mendjet e njerëzve. Këto masa shtypëse e kanë kthyer shoqërinë e Iranit në një fuçi që do të shpërthejë shumë shpejt.

Zgjedhjet në Iran 2021: Loja e të Moderuarve Brenda Regjimit Ka Marrë Fund

 

Vetëm pak ditë përpara farsës së zgjedhjeve presidenciale të Iranit, konflikti midis popullit iranian dhe regjimit po intensifikohet. E megjithatë, apologjetët e regjimit përpiqen ta minimizojnë fushatën mbarëkombëtare për bojkotimin e zgjedhjeve.

Këshilli i Gardianëve i regjimit i ka skualifikuar të gjithë kandidatët përveç shtatë vetave, me urdhër të Liderit Suprem të regjimit Ali Khamenei. Khamenei nuk mund të tolerojë as opozitën më të vogël, kështu që nuk i ka lejuar as zyrtarët e afërt me të, si Ali Larijani, të kandidojnë për presidencë.

Megjithatë, pavarësisht skualifikimeve dhe qëllimit të Khamenei-t për ta konsoliduar pushtetin në regjimin e tij, populli iranian ka shprehur dëshirën për ta bojkotuar farsën e zgjedhjeve të regjimit.

Thirrjet për bojkotim të farsës së zgjedhjeve të regjimit kanë arritur deri në atë pikë sa edhe udhëheqësit e lutjeve të së premtes po i luten dëshpërimisht publikut që të marrë pjesë në zgjedhje. Ahmadi Alam-ol Hoda tha të premten e shkuar se këto zgjedhje “janë një referendum, dhe çdo votë është një po për Republikën Islamike.”

Me fjalë të tjera, zyrtarët e regjimit e dinë që populli dëshiron t’i bojkotojë zgjedhjet, dhe se regjimi është jo-legjitim.

Ndërkohë, apologjetët e regjimit jashtë vendit po përpiqen ta lidhin bojkotin zgjedhor me skualifikimin e të ashtu-quajturve reformistë.

Ndërkohë që në videot nga Irani shfaqen njerëz, kryesisht familjarë të viktimave të regjimit duke thënë “vota ime është për ndryshim regjimi,” apologjetët e regjimit përpiqen ta minimizojnë shkakun. Ata përpiqen të tregojnë se bojkoti më i madh mbarëkombëtar po shkaktohet nga mungesa të të ashtu-quajturve “reformistë.”

Populli iranian e ka refuzuar këtë pretendim gjatë kryengritjeve të tij mbarëkombëtare në dy vitet e fundit, duke thirrur “Reformistë, konservatorë, loja mbaroi.”

Nuk ka asnjë ndryshim midis fraksioneve të regjimit, dhe ata të gjithë përpiqen ta ruajnë sistemin, duke u kërkuar njerëzve të marrin pjesë në zgjedhje.

Election boycott by the Iranian people

 

“Kreu i Frontit Reformist të Iranit, në një video, i ka ftuar njerëzit të shkojnë tek qendrat e votimit dhe të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale,” shkruante e përditshmja shtetërore Mostaghel më 15 qershor 2021.

Who is Ebrahim Raisi, a candidate in Iran presidential election and an executioner in 1988 massacre

 

Të ashtu-quajturit reformistë e dinë se nuk mund t’i mashtrojnë më njerëzit. Kështu që kanë treguar fytyrën e vërtetë duke shprehur përkrahjen për kandidatin e preferuar të Khamenei-t, Ebrahim Raisi. Raisi ka një rekord të errët dhunimesh të të drejtave njerëzore. Këta të ashtu-quajtur reformistë që e mbështesin atë janë në fakt të gatuar njësoj, pasi kanë qenë të përfshirë në shtypjen e popullit për dyzet vjet nga regjimi i mullahëve.

E përditshmja shtetërore Mostaghel raportoi më 15 qershor mbi “mbështetjen e drejtorëve të mediave reformiste si Shargh, ILNA, Arman, Donya Eghtesad, narrator, Aftab Yazd në një takim me Ebrahim Raisi-n.”

“Reformistët e kanë kuptuar që po merr fund një epokë në historinë e Iranit, kështu që kanë shprehur mbështetjen e tyre nga nevoja. Ata nuk kanë më shpresë për të ardhmen dhe për rrugën e reformizmit,” shkruan e përditshmja Mostaghel duke pohuar pamundësinë e reformistëve për ta mashtruar publikun.

“Nuk është e qartë se cilin kandidat do të votojnë reformistët në zgjedhjet presidenciale, por interesant është fakti që disa nga udhëheqësit e kësaj lëvizjeje kanë bërë deklarata ku bëjnë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje,” shkruante e përditshmja shtetërore Siyasat-e Rouz më 15 qershor 2021.

“Edhe Behzad Nabavi, një zyrtar i partisë reformiste, u ka bërë thirrje njerëzve që të marrin pjesë në zgjedhje për ta ‘shpëtuar’ Iranin,” shkruante e përditshmja shtetërore Arman më 15 qershor.

Si rrjedhim, ata që flasin për mitin e moderimit e reformizmit në Iran nuk e mbështesin popullin iranian. Ata thjesht po përpiqen ta ruajnë regjimin.

Apologjetët e regjimit përpiqen të përhapin idenë e rreme se konflikti i vërtetë është midis reformistëve dhe konservatorëve. Por në betejën e vërtetë është populli iranian dhe Rezistenca e tij e organizuar kundër regjimit të mullahëve.

Mediat shtetërore dhe zyrtarët e fraksionit të ashtu-quajtur reformist e pranojnë dështimin e tyre në përpjekjen për të mashtruar popullin. Por apologjetët e regjimit vazhdojnë të flasin për reformizëm brenda regjimit. Qëllimi i tyre është ta ruajnë regjimin duke mashtruar komunitetin ndërkombëtar dhe të mos e lejojnë këtë komunitet që ta mbështesë dëshirën e popullit iranian për ndryshim regjimi.

Ata perëndimorë që bëjnë thirrje për reformim të regjimit terrorist janë të gatshëm për t’i shprehur mbështetjen një vrasësi si Ebrahim Raisi, pasi disa prej tyre ditët e fundit e kanë quajtur Raisi-n një “reformator” të madh.

Ndryshe nga apologjetët e regjimit, opozita iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (MEK), është duke bërë thirrje për ndryshim regjimi dhe duke popullarizuar fushatën e bojkotimit të farsës së zgjedhjeve të regjimit. MEK ka bërë thirrje për ndryshim regjimi gjatë gjithë këtyre 40 viteve të fundit, duke përfaqësuar dëshirën e vërtetë të popullit iranian dhe duke paguar çmimin me sakrifikimin e jetëve të mbi 120,000 anëtarëve e mbështetësve të saj.

Farsa e zgjedhjeve të regjimit do të ketë një pjesëmarrje të ulët votuesish, por jo për shkak të eliminimit të të ashtu-quajturve reformistë. Populli iranian do ta bojkotojë farsën e zgjedhjeve të mullahëve për shkak të 40 viteve të mbushura me krime të regjimit dhe rolit të Rezistencës Iraniane në ekspozimin e këtyre krimeve.

 

Zgjedhjet në Iran 2021: Bojkoti i Ardhshëm Zgjedhor Është Shenja më e Fundit e Rritjes së Forcës së Rezistencës Iraniane

Ebrahim RaisiEbrahim Raisi, laroja i masakrës së 1988-ës

Ditët e fundit, disa media shtetërore iraniane kanë hedhur një hap të çuditshëm duke e pranuar që bojkoti i ardhshëm i zgjedhjeve presidenciale të vendit i atribuohet në masë të madhe ndikimit në rritje të grupit kryesor opozitar pro demokracisë, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Kjo thekson dobësinë e vazhdueshme të diktaturës teokratike, afërsisht tre vjet e gjysëm pas të parës prej disa kryengritjeve mbarëkombëtare që sfidoi pushtetin e këtij regjimi.
Kryengritja e parë filloi në ditët e fundit të 2017-ës dhe vazhdoi gjatë një pjese të madhe të janarit 2018. Ajo përfshiu mbi 100 qytete iraniane të mëdha e të vogla, duke ndihmuar në popullarizimin e slloganeve provokative e anti-qeveritare të cilat shprehnin mbështetjen e publikut për perspektivën e ndryshimit të regjimit dhe themelimin e një qeverisjeje demokratike. Këto mesazhe nxitën gjithashtu një ndryshim dramatik në mënyrën se si autoritetet e regjimit filluan të diskutonin lidhur me lëvizjen e organizuar të Rezistencës. Në një fjalim të mbajtur gjatë kulmit të kryengritjes, Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei deklaroi se MEK kishte “bërë plane për muaj të tërë” për të lehtësuar zhvillimin e protestave dhe për të kanalizuar irritimet e përbashkëta të popullit në një rrugëdalje të vetme.

Risjellja në vëmendje e protestave mbarëkombëtare të nëntorit 2019 në Iran pas rritjes së madhe të çmimit të karburantit

Që atëherë, zyrtarët iranianë kanë paralajmëruar vazhdimisht për ndikimin e MEK. Dhe është vërtetuar shumë herë që këto paralajmërime kanë qenë të justifikuara pasi kryengritja fillestare frymëzoi demonstrata të mëtejshme publike dhe përpjekje të tjera për mohimin e pretendimeve të regjimit për legjitimitet politik.

Recalling Iran’s nationwide November 2019 protests after gas price hike

Vazhdimësia e këtyre demonstratave të ndryshme përgatiti terrenin që llojet e ndryshme të aktivizmit të bashkoheshin edhe një herë në një kryengritje të unifikuar në nëntor 2019, kur autoritetet demonstruan mospërfilljen e tyre për mirëqenien bazë të popullit iranian duke shpallur rritje të lartë të çmimit të karburantit për një popullsi plot me probleme ekonomike. Këtë herë, protestat u zhvilluan në gati 200 qytete të mëdha e të vogla, dhe pjesëmarrësit shprehën sërish një kërkesë të qartë për ndryshim regjimi, si dhe mbështetje për MEK-un si alternativën më të qartë demokratike ndaj sistemit teokratik.
Kryengritja e nëntorit 2019 ishte një shenjë e qartë e rritjes së lëvizjes së Rezistencës, por tregoi gjithashtu edhe thellësinë e ankthit të regjimit lidhur me këtë fenomen. Ende të tronditur nga një vit i tërë kryengritjesh dhe nga dështimi i një komploti terrorist kundër Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, në Francë në qershor 2018, autoritetet iraniane e përshkallëzuan tej mase dhunën e tyre politike si përgjigje ndaj kryengritjes së dytë. Khamenei i nxiti forcat e sigurisë që ta ruanin rendin me çfarëdo mjeti që të ishte nevoja dhe Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike hapi zjarr mbi turma të mëdha njerëzish, duke vrarë 1,500 njerëz vetëm brenda pak ditësh.
Për më tepër, të paktën 12,000 aktivistë të njohur e të dyshuar u arrestuan menjëherë pas kryengritjes së 2019-ës.

Who is Ebrahim Raisi, a candidate in Iran presidential election and an executioner in 1988 massacre

 

Pas kësaj, organet e zbatimit të ligjit iu vunë punës për t’i torturuar sistematikisht ata si pjesë e marrjeve në pyetje që kishin për qëllim t’i detyronin të burgosurit të bënin rrëfime të rreme dhe të përgatitnin terrenin për ndjekjen penale agresive të kujtdo që kishte edhe lidhjet më të zbehta me MEK. Në disa aspekte, ky shtim i represionit politik të kujtonte një nga kapitujt më të errët të historisë modernte të Iranit: masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë të vendit. Ajo masakër u ndërmor si përgjigje ndaj një fatwa të lëshuar nga Ajatollah Khomeini ku MEK përshkruheshin si armiq të Zotit dhe ku deklarohej se ata duhej t’i nënshtroheshin ekzekutimit pa procedura ligjore.

 

Shtypja e protestave të nëntorit 2019 risolli në vëmendje trashëgiminë e asaj masakre, sidomos ngaqë sistemi gjyqësor në kohën e kësaj shtypjeje ishte nën kontrollin e njeriut që ka qenë një nga figurat më të larta në “komisionin e vdekjes” të Teheranit, i cili mbikëqyrte shumicën dërrmuese të marrjeve në pyetje dhe ekzekutimeve masive që u zhvilluan midis korrikut dhe shtatorit 1988.
Kryegjyqtari Ebrahim Raisi konsiderohet tani si kandidati që do të fitojë presidencën të premten, falë mbështetjes agresive të liderit suprem dhe skualifikimit në masë të të gjithë kandidatëve të tjerë që mund të kishin qenë kërcënim serioz për fitoren e tij. Përkushtimi i regjimit për instalimin e Raisi-t si president është forcuar pa dyshim ditët e fundit nga treguesit e rritjes së mbështetjes popullore për një bojkot zgjedhor të organizuar nga MEK. Ky bojkot premton të thyejë rekordin për pjesëmarrjen më të ulët të votuesve, rekord që u arrit vetëm 16 muaj më parë nga zgjedhjet parlamentare ku u shfaq i njëjti impuls drejt konsolidimit të pushtetit që po drejton ndërhyrjet e Khamenei-t në procesin zgjedhor sot.

Siç kanë shpjeguar aktivistët e Rezistencës në dokumente të ndryshme e në konferenca për shtyp të zhvilluara në periudhën përpara zgjedhjeve, strategjia e Khamenei-t pasqyron vendimin e tij për t’u mbështetur fort në reputacionin e regjimit për represion të dhunshëm politik. Duke bërë kështu, ai dhe mbështetësit e tjerë të Raisi-t e kanë përqafuar më haptazi se kurrë më parë trashëgiminë e masakrës së 1988-ës. Sigurisht, kjo gjë ngre shqetësime serioze lidhur me perspektivën që ajo masakër të merret si shembull për përgjigjen e Teheranit ndaj disidencës në muajt në vijim, sidomos nëse trazirat e viteve të fundit përsëriten dhe vazhdojnë të shtohen.
Mohammad Mohaddessin, kryetari i Komitetit të NCRI për Punët e Jashtme, parashikoi në një konferencë për shtyp në maj se pikërisht kështu do të ndodhë pas bojkotit elektoral. “Kryengritja mbarëkombëtare që shihet në horizont,” tha ai, premton të jetë “shumë më intensive dhe e përhapur sesa në vitet e mëparshme.” Tani, edhe vetë mediat shtetërore iraniane duket se po e mbështesin këtë mendim, duke e pranuar që MEK ka vazhduar ta rritë ndikimin e vet brenda shoqërisë iraniane, duke krijuar kështu një situatë ku segmente gjithnjë e më të larmishme e të gjera të popullsisë po përfshihen në një përpjekje të koordinuar për ta përmbysur diktaturën klerikale.

Ky mesazh do të përsëritet pa dyshim në korrik, në Samitin Botëror të NCRI-së për një Iran të Lirë, samit i cili do t’u ofrojë politikë-bërësve perëndimorë një mundësi për të analizuar pasojat negative të zgjedhjeve presidenciale, bojkotin, dhe lëvizjen e Rezistencës që e ka udhëhequr atë, përpara se të vendosin se cila është mënyra më e mirë për ta ndryshuar politikën ndaj Iranit në mënyrë që të përshtatet me realitetin e ri.