Sunday, February 5, 2023

Java e dytë e protestave dhe grevave nga punëtorët e sektorit të naftës në Iran

 

Strikes by oil-sector workers in IranGreva e punëtorëve të sektorit të naftës në Iran

Ka nisur java e dytë e grevës së gjerë të punëtorëve iranianë të industrive petrokimike e të naftës. Këta punëtorë, të cilët e nisën grevën më 19 qershor, të nesërmen e farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit, kërkojnë rroga dhe kushte më të mira pune. Punëtorët po përballen me një presion gjithnjë e më të madh si rezultat i një ekonomie në rënie të shkaktuar nga korrupsioni qeveritar dhe përgjigjja e dobët e regjimit ndaj pandemisë së Covid-19, e cila ka shkaktuar papunësi masive.

Përkeqësimi i kushteve ekonomike ka shkaktuar inflacion të shfrenuar dhe rritje të çmimeve. Ndërkohë, rrogat e punëtorëve kanë mbetur të njëjta, dhe ata mezi arrijnë të plotësojnë nevojat më bazë të familjeve të tyre.

Protestuesit kanë theksuar se do ta vazhdojnë grevën dhe do ta zgjerojnë edhe më shumë atë nëse nuk u plotësohen kërkesat.

Që nga fillimi i grevës, lëvizja është zgjeruar në qytete të ndryshme dhe janë përfshirë disa mijëra punëtorë. I janë bashkuar grevës punëtorë nga më shumë se 60 kompani.

Të dielën, një grup punëtorësh nga kompania petrokimike e Bushehr deklaruan se do t’i bashkohen edhe ata grevës.