Wednesday, February 8, 2023

Iran: Bilanci Tronditës i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon Mbi 318,000

  • Alireza Reisi, zëdhënësi i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT): Në provincat jugore, sidomos në Bushehr, Hormozgan, Sistan dhe Baluchestan, Kerman dhe Yazd, po shohim një tendencë në rritje të pandemisë së COVID-19. (Agjencia e lajmeve ISNA, 26 qershor 2021)
  • Ahmad Mehri, epidemilogjist: Paralajmërim për shpërthimin e valës së pestë të COVID-19 me variantet indiane e jug-afrikane. (Agjencia e lajmeve Tasnim, 26 qershor 2021)
  • Spitali Masih Daneshvari: Vala e pestë e COVID-19 ka filluar. Brenda një apo dy javësh, do të përballemi me një valë të re në Teheran. Virusi Delta është pa dyshim i pranishëm në Teheran e qytete të tjera. (media shtetërore, Aftab news, 26 qershor 2021)
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Shiraz: Vala e pestë e COVID-19 ka filluar nga pjesët jugore të provincës dhe ky është një alarm për situatën e kuqe në pjesë të tjera të provincës. (Tasnim, 26 qershor 2021)

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të shtunën, më 26 qershor 2021, se bilanci vdekjeve nga koronavirusi në 547 qytete është mbi 318,000.