
Khamenei tha se ata që dolën për zgjedhje “hodhën një grusht ndaj bojkotuesve dhe kundërshtarëve të zgjedhjeve”.
Zgjedhjet e ashtuquajtura të Iranit çuan në fitoren e ish-Kryeprokurorit Ebrahim Raisi, i njohur kryesisht për pjesën e tij në ekzekutimin e mijëra të burgosurve politikë në fund të viteve 1980.
“Të huajt shpresuan që pjesëmarrja të ishte 20 deri në 25% por kjo shpresë nuk u përmbush,” tha Khamenei në një takim me Raisi dhe zyrtarë gjyqësorë.
Kjo ndërsa ndërsa sipas shifrave zyrtare, rreth 49% morën pjesë në votimet e manipuluara, një rekord i ulët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Raportet në terren dhe videot amatore të vendvotimeve bosh treguan se më pak se 10% morën pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Para kësaj, Khamenei kishte deklaruar se “mungesa e pjesëmarrjes në zgjedhje do të thotë që njerëzit janë distancuar nga Republika Islamike” dhe madje kishte lëshuar një dekret fetar që ndalonte fletët e votimit të zbrazëta si “haram”.
Si gjithmonë, ai u përpoq pa sukses para zgjedhjeve për të përdorur fenë për të kërcënuar iranianët që të dilnin, duke thënë se largimi nga vota ishte një “mëkat i madh”.





