Të dielën, iranianët në mbarë botën morën pjesë në tubime me rastin e Ditës së Dëshmorëve dhe të Burgosurve Politikë. Kjo ditë përkujton kryengritjen e 20 qershorit 1981 që shënoi fillimin e një lëvizjeje mbarëkombëtare opozitare kundër diktaturës teokratike, e cila vazhdon edhe sot.
Në atë ditë 40 vjet më parë, mbi gjysëm milioni njerëz dolën nëpër rrugët e Teheranit për të shprehur mbështetjen e tyre për Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe vizionin e saj për një Iran demokratik e të lirë. Tubimi dhe marshimi ishin paqësorë, por themeluesi dhe Lideri Suprem i atëhershëm i regjimit, Ruhollah Khomeini, u dha urdhër autoriteteve të hapnin zjarr, duke shkaktuar dhjetëra vdekje dhe mijëra plagosje e arrestime.
Raporti nënvizon kushtet e rënda të grave iraniane dhe dhunimet e të drejtave të tyre
Kreu i OKB për të Drejtat prezantoi raportin vjetor të OKB mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran, të hënën, më 22 qershor 2021.
Michelle Bachelet prezantoi raportin e Sekretarit të Përgjithshëm mbi të drejtat e njeriut në Iran në hapjen e seancës së 47-të të Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut, seancë që do të zgjasë deri më 13 korrik. Kjo seancë po zhvillohet virtualisht për shkak të kufizimeve për Covid-19.
Michelle Bachelet vuri në dukje se raporti i Sekretarit të Përgjithshëm mbulon periudhën nga 1 qershor 2020 deri më 17 mars 2021.
Ekonomikisht, Irani është përballur me përkeqësim të standardeve të jetës, inflacion të lartë, dhe papunësi të gjerë, faktorë që kanë nxitur pakënaqësi e protesta. Por në nivelin politik, autoritetet nuk kanë treguar gatishmëri për të ndërmarrë reforma domethënëse, tha Znj. Bachelet në Këshillin e OKB për të Drejtat e Njeriut.
Ajo tha se ekzistenca e sanksioneve nuk e anulon përgjegjësinë e Shtetit për t’iu përgjigjur pandemisë në përputhje me ligjet për të drejtat njerëzore.
Ekzekutimi i 267 njerëzve, duke përfshirë nëntë gra, në 2020
Në 2020-ën, janë ekzekutuar të paktën 267 njerëz, përfshirë nëntë gra. Ajo vuri në dukje gjithashtu ekzekutimin e të paktën 69 individëve kurdë, nga të cilët disa kanë qenë të dënuar me akuza të përcaktuara në mënyrë të vagullt, ndërkohë që janë shtuar ekzekutimet e minoritarëve, përfshirë ata Baloch.
Kreu i OKB për të Drejtat vuri në dukje se avokatë dhe aktivistë të shumtë të shoqërisë civile janë burgosur për arsye se kanë folur në mbrojtje të të drejtave të grave dhe kanë kërkuar t’i jepet fund ligjit për mbulimin e detyrueshëm. Në përgjithësi, raporti ka zbuluar një situatë të rëndë të të drejtave njerëzore për gratë dhe burrat iranianë të çdo feje, etnie, klase shoqërore, apo statusi tjetër. Komisionerja e Lartë shprehu keqardhje për faktin që korniza për të drejtën për pjesëmarrje politike nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, në të cilin ai nënvizon situatën e rëndë të të drejtave njerëzore në Iran, është publikuar më 9 qershor 2021.
Guterres thotë në këtë raport: Situata e përgjithshme e të drejtave njerëzore në Republikën Islamike të Iranit mbetet një shqetësim serioz. Pavarësisht krizës ekonomike, të përkeqësuar nga vënia e sanksioneve sektoriale dhe pandemia e sëmundjes së koronavirusit (COVID-19), faktorët e brendshëm që përfshijnë pengesat ndaj sundimit të ligjit dhe mekanizmat e dobët të drejtësisë e llogaridhënies rezultojnë në pandëshkueshmëri, bëjnë që shkeljet ekzistuese të vazhdojnë dhe e shtojnë rrezikun për shkelje në të ardhmen. Fakti që nuk është krijuar një mekanizëm në përputhje me ligjin ndërkombëtar për llogaridhënie dhe kompensim për shkeljet e kryera në kontekstin e protestave të nëntorit 2019 është emblematik. Protestuesit, mbrojtësit e të drejtave njerëzore, avokatët, dhe aktorët e shoqërisë civile vazhdojnë të jenë objekt i frikësimeve, arrestimeve arbitrare, dhe ndjekjes penale, duke përfshirë dënimin me vdekje.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres
Raporti nënvizon dhunimet e të drejtave të grave
Sekretari i Përgjithshëm shprehu shqetësim për faktin se: “Shënjestrimi i familjarëve dhe ngritja e akuzave të reja kundër mbrojtësve të të drejtave njerëzore dhe avokatëve për të zgjatur burgosjen e tyre arbitrare janë zhvillime shqetësuese… Për shembull, mbrojtëset e të drejtave të grave, Atena Daemi dhe Golrokh Iraee kanë marrë dënime të reja me burg, duke e mbajtur kështu Znj. Daemi në burg, dhe duke e rikthyer Znj. Iraee pas lirimit. Një tjetër tendencë shqetësuese është transferimi ndëshkues i të burgosurve të ndërgjegjes, përfshirë të paktën 15 mbrojtëse të burgosura të të drejtave të grave, në burgje të largëta.”
Raporti vë në dukje gjithashtu se: “Të burgosurit e ndërgjegjes, aktivistët politikë, mbrojtësit e të drejtave njerëzore, dhe avokatët përjashtohen padrejtësisht nga lirimi i përkohshëm. Si rezultat, disa të burgosur politikë kanë kaluar vite të tëra në burg pa asnjë ditë të vetme leje. Për shembull, Maryam Akbari Monfared, e dënuar me 15 vite burg për pjesëmarrje në protestat e 2009-ës, i ka kaluar në burg këto 12 vitet e fundit. Ngacmimet kundër saj u shtuan pasi kishte bërë një kallëzim zyrtar, ku kërkonte një hetim zyrtar mbi ekzekutimet e të burgosurve politikë, përfshirë familjarëve të saj, në 1988-ën. Në mënyrë të ngjashme, Zeinab Jalalian, një e burgosur politike kurde që po vuan një dënim të përjetshëm për moharebeh, është mbajtur në burg që në vitin 2008 pa asnjë ditë leje.”
Shpallja e Ebrahim Raisi-t si president i regjimit iranian është dënuar menjëherë nga ndërkombëtarët pasi ai është vrasës i masave dhe kriminel kundër njerëzimit. Titujt me fraza si “kasapi,” “torturuesi i grave shtatzëna,” “krime të urryera,” dhe “vrasës i masave” kanë mbizotëruar në artikujt e mediave ndërkombëtare, ku ka patur shumë thirrje për një hetim ndërkombëtar të krimeve të Raisi-t kundër njerëzimit. Dhe kjo ka ndodhur që ditën e parë.
Pse ka instaluar regjimi klerikal një njeri si Raisi, i cili është me të drejtë magnet për një reagim kaq dënues brenda dhe jashtë vendit?
Kush është Ebrahim Raisi, kandidat në zgjedhjet presidenciale të Iranit dhe ekzekutues në masakrën e 1988-ës
Ky vendim i Khamenei-t ka ardhur nga dëshpërimi. Për ta mbrojtur regjimin e tij nga krizat e shumëfishta dhe kryengritjet popullore, i duhej t’i ngushtonte radhët. Raisi është nën mbështetjen e Khamenei-t dhe i detyrohet atij për jetën e tij politike. Pas hyrjes në sistemin gjyqësor të regjimit në 1979-ën si një bandit i paarsimuar me një dëshirë të pangopur për të vrarë aktivistët e demokracisë, Raisi e kaloi testin përfundimtar të besnikërisë ndaj Liderit Suprem dhe regjimit të tij në 1988-ën.
Në atë vit, 28-vjeçari u caktua së bashku me tre mullahë të tjerë në Komisionin e Vdekjes, që është përgjegjës për ekzekutimin e të paktën 30,000 të burgosurve politikë në mbarë Iranin.
Barrierat shtypëse të ngritura nga regjimi për t’u mbrojtur nga dallga e pakënaqësisë popullore nuk mbajnë më. Po shfaqen të çara. Dhe në mendjen e Khamenei-t, Raisi është shpresa e fundit për t’u rigrupuar e krijuar radhë të reja mbrojtjeje kundër popullit dhe kryengritjeve të tij.
Përmes bojkotit masiv të farsës së zgjedhjeve të regjimit, populli iranian tregoi edhe një herë se vota e tij e vetme është për përmbysjen e regjimit. Bota duhet të ngrihet në solidaritet me popullin iranian dhe opozitën e tij të organizuar demokratike, e cila bën thirrje për një republikë të lirë, demokratike, laike, dhe jo-bërthamore. Paqësimi i këtij regjimi vrasës apo marrëdhëniet me të tani janë edhe më të pajustifikuara dhe imorale se kurrë më parë.
Por nuk mjafton vetëm ta dënosh me fjalë të shkuarën e errët të Raisi-t. Ai është vetëm një lojtar mes një grupi të madh kriminelësh mizorë që sundojnë Iranin. Duhet të nisin më në fund hetime ndërkombëtare mbi masakrën e 1988-ës, dhe, mbi këtë bazë, Raisi dhe zyrtarët e tjerë duhet të përballen me drejtësinë për krimet e urryera që kanë kryer kundër popullit iranian. Nëse kjo nuk bëhet, regjimi do të marrë guxim për të kryer edhe më shumë krime e shtypje.
Udhëheqësja e opozitës iraniane Maryam Rajavi ka nxjerrë një deklaratë për të festuar 40-vjetorin e demonstratës popullore kundër regjimit në Teheran.
Në këtë demonstratë të zhvilluar më 20 qershor 1981, mbi 500,000 mbështetës të Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) dolën nëpër rrugë për të protestuar kundër mohimit të lirive të tyre. Lideri Suprem Ruhollah Khomeini i dha urdhër Gardës Revolucionare të hapte zjarr mbi turmën.
Rajavi, duke folur në zyrat qendrore të Rezistencës në Ashraf 3, iu referua emërimit të Ebrahim Raisi-t si president javën e shkuar, pas bojkotit mbarëkombëtar të zgjedhjeve nga populli. Ajo tha se emërimi i “një vrasësi të masave dhe krimineli kundër njerëzimit si president tregon që diktatura fetare po bie gjithnjë e më poshtë dhe duhet të rrëzohet”.
Ajo shpjegoi se regjimi po del më i brishtë nga këto zgjedhje dhe, si rezultat, do t’i shtyp edhe më me egërsi të gjitha protestat. Ja përse Kryegjyqtari Raisi ishte zgjedhja e preferuar e Liderit Suprem Ali Khamenei, për shkak të historisë së dhunimeve të të drejtave njerëzore nga Raisi, duke përfshirë masakrën e 1988-ës. Rajavi tha se regjimi e ka instaluar Raisi-n në një përpjekje “të dënuar për dështim” për ta ruajtur pushtetin, dhe kjo hedh dritë mbi “vdekjen politike dhe përmbysjen e ardhshme” të regjimit.
Ajo tha: “Ai nuk është zgjidhje për regjimin por simbol i rrugës qorre në të ciliën gjendet regjimit, dhe i faktit që nuk i ka mbetur më asnjë rrugëdalje. Për më tepër, emërimi i tij tregon se Khamenei nuk ua ka besën as pjesëtarëve besnikë të rrethit të tij të brendshëm. President i regjimit mund të bëhet vetëm dikush që është i zhytur në gjakun e anëtarëve e mbështetësve të masakruar të MEK. Prandaj, Khamenei e ka pranuar si skandalin e emërimit të këtij personi, ashtu edhe turpin e zgjedhjeve të bojkotuara. Përmes bojkotit mbarëkombëtar të farsës së zgjedhjeve, populli i Iranit tregoi vendosmërinë e tij për ta përmbysur regjimin.”
Rajavi shpjegoi se Khamenei donte të parandalonte kryengritjet, kështu që i ngushtoi radhët mes anëtarëve të regjimit dhe e lejoi koronavirusin të përhapej në masë, duke vrarë mbi 300,000 iranianë.
Ajo tha: “Khamenei është i vetëdijshëm për gjendjen në shpërbërje e sipër dhe për mangësitë e regjimit të tij, si dhe për gatishmërinë e shoqërisë për ta përmbysur atë. Prandaj ai ka marrë një pozicion mbrojtës, duke ngushtuar radhët në majë të regjimit, dhe duke hyrë në luftë me shoqërinë iraniane e me komunitetin ndërkombëtar.”
Pak ditë pas farsës së zgjedhjeve të regjimit, mediat shtetërore të Iranit e kanë pranuar ekzistencën e krizve e konomike të vendit dhe faktin që presidenti i ri i regjimit, Ebrahim Raisi, ekzekutuesi i masakrës së 1988-ës, nuk do të jetë në gjendje t’i zgjidhë ato.
Diktatori sirian Bashar-al Assad dhe lideri i Hezbollah, Hassan Nasrallah, e kanë përgëzuarEbrahim Raisi-n, presidentin e ri të regjimit iranian. Pse të mos e bënin këtë kur regjimi ka kohë që e shpërdoron pasurinë kombëtare të Iranit për t’i mbështetur ata, duke e lënë popullin në varfëri absolute dhe kriza ekonomike.
“Ka probleme për presidentin e ardhshëm. Niveli i ulët i treguesve makroekonomikë, mbyllja e dritares demografike, rënia e të ardhurave familjare dhe krizat shoqërore, sigurimet shoqërore dhe problemet me fondet e pensioneve, rënia e të ardhurave nga nafta, rritja negative e kapitalit, si dhe problemet mjedisore janë kërcënime për qeverinë e ardhshme,” shkruante të shtunën shtetërorja Donyay-e Eghtesad.
Maryam Rajavi u bën thirrje të gjithë punëtorëve dhe rinisë që t’i mbështesin grevistët. Ajo thotë: Vazhdimi i protestave e grevave nga grupe të ndryshme tregon vendosmërinë e popullit iranian për ta përmbysur regjimin klerikal.
Punëtorët e industrive petrokimike dhe të naftës kanë qenë në grevë që më 19 qershor 2021, dhe u janë bashkuar edhe punëtorë të tjerë pasi kërkesat e tyre për rritje rroge dhe reduktim të ditëve të punës deri në 20 ditë në muaj u lanë pa përgjigje.
Të shtunën më 20 qershor, punëtorët me kontratë të Centralit të Energjisë me Cikël të Kombinuar në Pars-in Jugor (Centrali i Energjisë Farab Bidkhoon) nisën një grevë, duke kërkuar rritje rroge dhe 20 ditë pune e 10 ditë pushimi në muaj, gjë që quhet Plani Njëzet-Dhjetë, dhe u larguan nga centrali me deklaratën kolektive se nuk do të riktheheshin pa iu plotësuar kërkesat. Këtyre grevistëve iu bashkuan edhe punëtorët me kontratë të Cisternave Sferike Petrokimike në Bushehr. Ata i dorëzuan veglat në magazinë dhe mbyllën llogaritë. Operativët zyrtarë të naftës në kompaninë e terminalit të naftës në zonën Khark dolën gjithashtu në grevë, duke refuzuar t’i prisnin apo ankoronin anijet që do të ngarkoheshin me naftë krudo. Edhe punëtorët e platformës së gazit SPD17B filluan një grevë për të mbështetur punëtorët e terminalit të naftës në Khark.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka përshëndetur grevistët e industrisë së naftës, dhe u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve e të rinjve që t’i mbështesin ata, duke thënë se për sa kohë që regjimi çnjerëzor dhe anti-punëtor i mullahëve të jetë në pushtet, varfëria, inflacioni dhe papunësia do të rriten. Vazhdimi i protestave, kryengritjeve, dhe grevave të shtresave të ndryshme tregon vendosmërinë e popullit iranian për ta përmbysur regjimin klerikal dhe për të themeluar lirinë dhe drejtësinë në atdheun tonë të pushtuar.
Iran's mass executioner president says should be applauded for killing thousands
Që nga fillimi i karrierës sime si jurist, i kam mbrojtur gjithmonë të drejtat njerëzore të popullit.
Të drejtat e njeriut kanë qenë gjithmonë objektivi kyç i të gjitha përgjegjësive të mia.
Për ata që bëjnë akuza, duhet të thuhet se sot jemi ne akuzuesit si mbrojtës të të drejtave njerëzore.
Të gjitha masat që kam marrë gjatë mandateve të mia kanë qenë gjithmonë në mbrojtje të të drejtave njerëzore kundër atyre që i dhunonin të drejtat e njerëzve.
(Kundër) Atyre që kryenin veprime kundër sigurisë dhe të ngjashme me ato të ISIS.
Si jurist dhe si gjykatës, i kam mbrojtur gjithmonë të drejtat e njeriut.
Ata që i shkelin të drejtat njerëzore sot në botë duhet të japin llogari për dhunimin e të drejtave njerëzore përpara popujve të botës.
Nëse një jurist apo gjykatës apo prokuror ka mbrojtur të drejtat e njeriut, të drejtat e popullit dhe sigurinë e shoqërisë, ai duhet të respektohet e të vlerësohet…
… Për ruajtjen e sigurisë suaj përballë sulmeve e kërcënimeve.
Jam krenar që si prokuror, kudo që kam qenë, i kam mbrojtur të drejtat, sigurinë dhe mirëqenien e popullit.
Nader Tavakoli, zëvendës drejtori i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT) në Teheran: COVID-19 është goxha aktiv në Teheran. Kemi rreth 4,000 pacientë të shtruar me COVID-19, dhe hospitalizimi ditor është midis 600 dhe 900. (Agjencia e lajmeve ISNA, 20 qershor 2021)
Drejtori i Spitalit Bu Ali në Zahedan: Shumica e shtretërve në pavijonet e COVID-19 dhe të gjithë shtretërit e terapisë intensive janë të zënë, dhe situata është shumë alarmuese. (Agjencia e lajmeve IRNA, 20 qershor 2021)
Zëvendës Guvernatori i Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad: Varianti indian i koronavirusit po lëviz në provincat fqinje si Khuzestan, Hormozgan, Bushehr dhe Kerman. (IRNA, 20 qershor 2021)
Guvernatori i Kerman: Për shkak të grumbullimeve gjatë zgjedhjeve dhe afërsisë me Hormozgan, Bushehr dhe Sistan e Baluchestan, po shohim një rritje të pacientëve me COVID-19. (Agjencia e lajmeve Mehr, 20 qershor 2021)
Universiteti i Shkencave Mjekësore në Isfahan: 182 pacientë me COVID-19 janë shtruar në 24 orët e fundit, por vetëm 146 pacientë kanë dalë nga spitali. (Mehr, 20 qershor 2021)
Farsa e zgjedhjeve presidenciale të Iranit përfundoi më 18 qershor. Lideri Suprem i regjimit, Ali Khamenei, nxori fitues nga kutitë e votimit kandidatin e tij të preferuar, Ebrahim Raisi, pavarësisht bojkotit mbarëkombëtar të popullit ndaj farsës së zgjedhjeve.
Pas selektimit të Raisi-t, i cili ka një histori të errët shkeljesh të të drejtave njerëzore, ka patur shumë debate se a ia ka dalë Khamenei t’ia zgjasë jetën regjimit të tij duke konsoliduar pushtetin dhe duke vënë Raisi-n në majë; apo ka dështuar ai?
Përgjigjja e shkurtër ndaj kësaj pyetjeje është se Khamenei ka dështuar.
Raisi ka luajtur një rol kyç në masakrën e 1988-ës ndaj mbi 30,000 të burgosurve politikë. Ai ka qenë gjithmonë një nga zyrtarët më të lartë të drejtësisë, i përfshirë thellë në dhunimet sistematike të të drejtave njerëzore në Iran. Dy vitet e fundit, ai ka qenë kryegjyqtar i regjimit, dhe është përgjegjës për ekzekutimin e gati 700 njerëzve, duke përfshirë 22 të burgosur politikë, si kampioni iranian i mundjes, Navid Afkari, i burgosur për pjesëmarrje në protesta. Shtetet e Bashkuara e sanksionuan Raisi-n në 2019-ën për rolin e tij në dhunimet e të drejtave njerëzore. Ai është përgjegjës edhe për arrestimin e paligjshëm dhe torturimin e mijëra protestuesve që kanë marrë pjesë në protestat e 2019-ës në Iran.
Kush është Ebrahim Raisi, kandidat në zgjedhjet presidenciale të Iranit dhe ekzekutues në masakrën e 1988-ës
Selektimi i tij si president i regjimit ka nxitur zemërim ndërkombëtar. “Fakti që Ebrahim Raisi bëhet president në vend që të hetohet për krime kundër njerëzimit si vrasje, zhdukje me forcë dhe tortura, duhet të na rikujtojë që pandëshkueshmëria mbretëron në Iran,” shkruante Amnesty International më 19 qershor, lidhur me këtë.
Me fjalë të tjera, regjimi do të izolohet edhe më tej në komunitetin ndërkombëtar duke patur si president një vrasës të masave.
Khamenei e di mirë historikun e errët dhe mungesën e popullaritetit të Raisi-t. E megjithatë, ai vendosi t’i manipulonte zgjedhjet në favor të tij; pse?
Maryam Rajavi: Duke shprehur krenari për krimet e tij kundër njerëzimit në të shkuarën, Raisi ka ndërmend t’i vazhdojë ato edhe në të ardhmen. Raisi dhe Khamenei nuk mund t’i shpëtojnë dot përmbysjes. Ata duhet të përballen me drejtësinë. Ky është verdikti i historisë dhe kërkesa e popullit iranian.
Në konferencën e parë të tij pas zgjedhjeve, Ebrahim Raisi, ekzekutuesi i masakrës së 1988-ës dhe vrasësi i Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI), ka shprehur frikërat e tij nga hetimet ndërkombëtare dhe ndjekja penale e gjykimi për krime kundër njerëzimit, për sa i përket masakrës ndaj të burgosurve politikë. Ai deklaroi paturpësisht: “Si avokat, kam qenë gjithmonë mbrojtës i të drejtave të njerëzve. Të drejtat njerëzore kanë qenë objektivi kyç që kam ndjekur gjithmonë në të gjitha përgjegjësitë e mia … Të gjitha veprimet që kam ndërmarrë kanë qenë gjithmonë në mbrojtje të të drejtave njerëzore.”
Në mënyrë ironike, ai shtoi se ai “duhet të përgëzohet” për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve. Në një deklaratë krejtësisht të paturpshme, ai pretendoi: “Në rolin e prokurorit, kudo që të jem, i mbroj me krenari të drejtat, sigurinë, dhe mirëqenien e njerëzve.”
Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), përsëriti se: Duke shprehur krenari për krimet e tij kundër njerëzimit në të shkuarën, është e qartë që Raisi ka ndërmend t’i vazhdojë ato në të ardhmen. Por përpjekjet e tij për t’i shpëtuar dallgës së gjakut të dëshmorëve të masakrës së 1988-ës janë të kota. Ky është vetëm fillimi. Populli i Iranit nuk do të harrojë. Raisi dhe Khamenei nuk mund t’i shpëtojnë rrëzimit të regjimit. Ata duhet të përballen me drejtësinë. Ky është verdikti i historisë dhe kërkesa e popullit iranian, dhe është një rezultat që do të arrihet pa asnjë dyshim.