Saturday, January 28, 2023

Iran: Në Konferencën e Tij të Parë për Shtyp, Raisi, Ekzekutuesi i Masakrës së 1988-ës, Shpreh Frikën e Ndjekjes Penale për Krime Kundër Njerëzimit

 

Maryam Rajavi: Duke shprehur krenari për krimet e tij kundër njerëzimit në të shkuarën, Raisi ka ndërmend t’i vazhdojë ato edhe në të ardhmen. Raisi dhe Khamenei nuk mund t’i shpëtojnë dot përmbysjes. Ata duhet të përballen me drejtësinë. Ky është verdikti i historisë dhe kërkesa e popullit iranian.

Në konferencën e parë të tij pas zgjedhjeve, Ebrahim Raisi, ekzekutuesi i masakrës së 1988-ës dhe vrasësi i Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI), ka shprehur frikërat e tij nga hetimet ndërkombëtare dhe ndjekja penale e gjykimi për krime kundër njerëzimit, për sa i përket masakrës ndaj të burgosurve politikë. Ai deklaroi paturpësisht: “Si avokat, kam qenë gjithmonë mbrojtës i të drejtave të njerëzve. Të drejtat njerëzore kanë qenë objektivi kyç që kam ndjekur gjithmonë në të gjitha përgjegjësitë e mia … Të gjitha veprimet që kam ndërmarrë kanë qenë gjithmonë në mbrojtje të të drejtave njerëzore.”

Në mënyrë ironike, ai shtoi se ai “duhet të përgëzohet” për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve. Në një deklaratë krejtësisht të paturpshme, ai pretendoi: “Në rolin e prokurorit, kudo që të jem, i mbroj me krenari të drejtat, sigurinë, dhe mirëqenien e njerëzve.”

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), përsëriti se: Duke shprehur krenari për krimet e tij kundër njerëzimit në të shkuarën, është e qartë që Raisi ka ndërmend t’i vazhdojë ato në të ardhmen. Por përpjekjet e tij për t’i shpëtuar dallgës së gjakut të dëshmorëve të masakrës së 1988-ës janë të kota. Ky është vetëm fillimi. Populli i Iranit nuk do të harrojë. Raisi dhe Khamenei nuk mund t’i shpëtojnë rrëzimit të regjimit. Ata duhet të përballen me drejtësinë. Ky është verdikti i historisë dhe kërkesa e popullit iranian, dhe është një rezultat që do të arrihet pa asnjë dyshim.