Në Teheran, Kazerun, Bushehr, Kordkuy, GonbadKavus, Hamedan, Pakdasht, Kahrizak, AqQala
Znj. Rajavi ka përshëndetur protestuesit dhe ka thënë se ndërprerjet e rënda të energjisë elektrike vazhdojnë ndërkohë që pasuria e vendit plaçkitet nga liderët e regjimit ose shpenzohet për represion e luftënxitje dhe për projekte anti-patriotike bërthamore e raketore. Regjimi klerikal është shkaku i varfërisë, papunësisë, dhe shkatërrimit të infrastrukturës. E vetmja mënyrë për të fituar lirinë dhe drejtësinë është përmbysja e këtij regjimi.
Mbrëmjen e djeshme, për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë, banorët e Teheranit (distriktet Tehran-Pars dhe Saadat-Abad) dhe të shumë qyteteve të tjera si Kazerun, Kordkuy, GonbadKavus, Hamedan, Pakdasht, AqQala, dhe Bushehr dolën nëpër rrugë duke thirrur “vdekje Khamenei-t dhe vdekje diktatorit.” Në disa qytete, njerëzit u mblodhën përpara zyrës së guvernatorit ose departamentit të energjisë elektrike. Në Kordkuy, protestuesit bllokuan rrugën që çon drejt zyrës së guvernatorit. Mëngjesin e sotëm, punëtorët e industrisë plastike në Kahrizak protestuan kundër ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë dhe u mblodhën brenda departamentit të energjisë elektrike të distriktit.
Në pjesë të ndryshme të vendit, ndërprerjet e energjisë, të cilat kanë filluar me kohë, janë përhapur edhe më shumë gjatë dy ditëve të fundit. Në shumë qytete, përfshirë Teheran dhe Karaj, energjia është ndërprerë për orë të tëra pa asnjë njoftim, duke shkaktuar kështu shumë probleme, sidomos gjatë orëve të pikut. Në rrethanat e valës së pestë të COVID-19, e cila ka pushtuar pjesë të mëdha të Iranit, këto ndërprerje përbëjnë rrezik të madh për pacientët, sidomos për ata që janë në terapi intensive.
Mëngjesin e sotëm, një zëdhënës i departamentit të energjisë të regjimit njoftoi për një mungesë prej të paktën 11,000 megavat për këtë sezon, mungesë e cila, sipas tij, do të shkaktojë edhe më shumë ndërprerje. Ai përmendi mbylljen e shumë centraleve të energjisë për shkak të problemeve teknike, rritjen prej 14% në konsumin e elektricitetit, dhe gjenerimin e paautorizuar të bitcoin-eve (të cilat zotërohen kryesisht nga Garda Revolucionare) si arsye të mungesës së elektricitetit, sipas Agjencisë së Lajmeve të Radios dhe Televizionit Shtetëror, më 5 korrik.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përshëndetur protestuesit që thërrisnin “vdekje Khamenei-t, vdekje diktatorit” dhe ka thënë se, ndërkohë që populli ynë vuan nga mungesa të rënda të elektricitetit në mes të nxehtësisë së verës, pasuria dhe burimet e vendit po plaçkiten nga liderët e regjimit dhe familjet e tyre të korruptuara, ose shpenzohen për represion e luftënxitje dhe për projektet anti-patriotike bërthamore e raketore. Regjimi klerikal është shkaku i varfërisë, papunësisë, dhe shkatërrimit të infrastrukturës. E vetmja mënyrë për të fituar lirinë dhe drejtësinë është përmbysja e këtij regjimi.










Që nga fillimi i prillit, me fillimin e bisedimeve të Vjenës për ndryshimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit 2015 me fuqitë botërore (JCPOA), sulmet me dronë në bazat e SHBA në Irak janë rritur. Shumica e këtyre sulmeve u atribuohen grupeve militante të lidhur me regjimin iranian, veçanërisht Kata’ib Hezbollah. Pyetja është, a ka ndonjë lidhje midis rritjes së sulmeve dhe bisedimeve të Vjenës?
Presidenti i ri i regjimit iranian Ebrahim Raisi ka dhënë premtime boshe të reformës ekonomike. Por, sipas mediave shtetërore dhe ekonomistëve, ekonomia e Iranit është “humbur”, dhe regjimi nuk mund ta rregullojë atë.







Nga e majta, Shahrzad Nazifi dhe Anisa Jafari-Mehr
Deputeti i Kontesë Chabahar tha më 30 qershor se do të ketë një “katastrofë humanitare” në provincën jug-lindore Sistan dhe Baluchestan nëse nuk u kushtohet vëmendje kushteve të COVID-19.
Autorë të masakrës së 1988-ës, Ebrahim Raisi (djathtas), Gholamhossein Mohseni Ejei (qendër), dhe Hossein Ali Naieri (majtas)