Friday, March 29, 2024

Zgjedhjet në Iran 2021: Rezultati i Presidencës së Ebrahim Raisi-t

Farsa e zgjedhjeve presidenciale të Iranit përfundoi më 18 qershor. Lideri Suprem i regjimit, Ali Khamenei, nxori fitues nga kutitë e votimit kandidatin e tij të preferuar, Ebrahim Raisi, pavarësisht bojkotit mbarëkombëtar të popullit ndaj farsës së zgjedhjeve.

Pas selektimit të Raisi-t, i cili ka një histori të errët shkeljesh të të drejtave njerëzore, ka patur shumë debate se a ia ka dalë Khamenei t’ia zgjasë jetën regjimit të tij duke konsoliduar pushtetin dhe duke vënë Raisi-n në majë; apo ka dështuar ai?

Përgjigjja e shkurtër ndaj kësaj pyetjeje është se Khamenei ka dështuar.

Raisi ka luajtur një rol kyç në masakrën e 1988-ës ndaj mbi 30,000 të burgosurve politikë. Ai ka qenë gjithmonë një nga zyrtarët më të lartë të drejtësisë, i përfshirë thellë në dhunimet sistematike të të drejtave njerëzore në Iran. Dy vitet e fundit, ai ka qenë kryegjyqtar i regjimit, dhe është përgjegjës për ekzekutimin e gati 700 njerëzve, duke përfshirë 22 të burgosur politikë, si kampioni iranian i mundjes, Navid Afkari, i burgosur për pjesëmarrje në protesta. Shtetet e Bashkuara e sanksionuan Raisi-n në 2019-ën për rolin e tij në dhunimet e të drejtave njerëzore. Ai është përgjegjës edhe për arrestimin e paligjshëm dhe torturimin e mijëra protestuesve që kanë marrë pjesë në protestat e 2019-ës në Iran.

Kush është Ebrahim Raisi, kandidat në zgjedhjet presidenciale të Iranit dhe ekzekutues në masakrën e 1988-ës

Selektimi i tij si president i regjimit ka nxitur zemërim ndërkombëtar. “Fakti që Ebrahim Raisi bëhet president në vend që të hetohet për krime kundër njerëzimit si vrasje, zhdukje me forcë dhe tortura, duhet të na rikujtojë që pandëshkueshmëria mbretëron në Iran,” shkruante Amnesty International më 19 qershor, lidhur me këtë.

Me fjalë të tjera, regjimi do të izolohet edhe më tej në komunitetin ndërkombëtar duke patur si president një vrasës të masave.

Khamenei e di mirë historikun e errët dhe mungesën e popullaritetit të Raisi-t. E megjithatë, ai vendosi t’i manipulonte zgjedhjet në favor të tij; pse?