Wednesday, February 1, 2023

Editorial: Një Vrasës i Masave si President i Regjimit Iranian

Ebrahim Raeesi, Perpetrator of Iran's 1988 Massacre to Become Judiciary Chief

Shpallja e Ebrahim Raisi-t si president i regjimit iranian është dënuar menjëherë nga ndërkombëtarët pasi ai është vrasës i masave dhe kriminel kundër njerëzimit. Titujt me fraza si “kasapi,” “torturuesi i grave shtatzëna,” “krime të urryera,” dhe “vrasës i masave” kanë mbizotëruar në artikujt e mediave ndërkombëtare, ku ka patur shumë thirrje për një hetim ndërkombëtar të krimeve të Raisi-t kundër njerëzimit. Dhe kjo ka ndodhur që ditën e parë.

Pse ka instaluar regjimi klerikal një njeri si Raisi, i cili është me të drejtë magnet për një reagim kaq dënues brenda dhe jashtë vendit?

Kush është Ebrahim Raisi, kandidat në zgjedhjet presidenciale të Iranit dhe ekzekutues në masakrën e 1988-ës

Ky vendim i Khamenei-t ka ardhur nga dëshpërimi. Për ta mbrojtur regjimin e tij nga krizat e shumëfishta dhe kryengritjet popullore, i duhej t’i ngushtonte radhët. Raisi është nën mbështetjen e Khamenei-t dhe i detyrohet atij për jetën e tij politike. Pas hyrjes në sistemin gjyqësor të regjimit në 1979-ën si një bandit i paarsimuar me një dëshirë të pangopur për të vrarë aktivistët e demokracisë, Raisi e kaloi testin përfundimtar të besnikërisë ndaj Liderit Suprem dhe regjimit të tij në 1988-ën.

Në atë vit, 28-vjeçari u caktua së bashku me tre mullahë të tjerë në Komisionin e Vdekjes, që është përgjegjës për ekzekutimin e të paktën 30,000 të burgosurve politikë në mbarë Iranin.

Barrierat shtypëse të ngritura nga regjimi për t’u mbrojtur nga dallga e pakënaqësisë popullore nuk mbajnë më. Po shfaqen të çara. Dhe në mendjen e Khamenei-t, Raisi është shpresa e fundit për t’u rigrupuar e krijuar radhë të reja mbrojtjeje kundër popullit dhe kryengritjeve të tij.

Përmes bojkotit masiv të farsës së zgjedhjeve të regjimit, populli iranian tregoi edhe një herë se vota e tij e vetme është për përmbysjen e regjimit. Bota duhet të ngrihet në solidaritet me popullin iranian dhe opozitën e tij të organizuar demokratike, e cila bën thirrje për një republikë të lirë, demokratike, laike, dhe jo-bërthamore. Paqësimi i këtij regjimi vrasës apo marrëdhëniet me të tani janë edhe më të pajustifikuara dhe imorale se kurrë më parë.

Por nuk mjafton vetëm ta dënosh me fjalë të shkuarën e errët të Raisi-t. Ai është vetëm një lojtar mes një grupi të madh kriminelësh mizorë që sundojnë Iranin. Duhet të nisin më në fund hetime ndërkombëtare mbi masakrën e 1988-ës, dhe, mbi këtë bazë, Raisi dhe zyrtarët e tjerë duhet të përballen me drejtësinë për krimet e urryera që kanë kryer kundër popullit iranian. Nëse kjo nuk bëhet, regjimi do të marrë guxim për të kryer edhe më shumë krime e shtypje.