Irani po përjeton një nga krizat më të rënda humanitare të dyzet viteve të fundit. Vendi është pllakosur nga Covid-19. Sipas opozitës iraniane, të paktën 2,000 njerëz kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri të martën, duke e çuar numrin e vdekjeve në 368,400. Regjimi mund ta kishte parandaluar krizën aktuale nëse Lideri Suprem Ali Khamenei nuk do t’i kishte ndaluar vaksinat kundër Covid-19 në janar 2021.
Situata ka arritur deri në atë pikë sa vetë mediat shtetërore po e pohojnë mosveprimin e regjimit dhe rrengjet e vaksinimit, si dhe paralajmërojnë për një reagim të egër nga ana e shoqërisë. Ditët e fundit, zyrtarët e regimit kanë konfirmuar që kanë ndërmend të blejnë 30 milion doza vaksinash. Por mediat shtetërore e kanë përshkruar këtë veprim si një përpjekje të dëshpëruar për ta vënë nën kontroll zemërimin e shoqërisë.
“Zyrtarët vuajnë nga një ‘vonesë në të kuptuarit’ e situatës. Kjo gjë e ka institucionalizuar vonesën në menaxhimin e krizës në sistemin tonë qeverisës. Me fjalë të tjera, për sa kohë që situata nuk do të arrinte një pikë kritike dhe nuk do të shkaktonte mospajtim e protesta shoqërore, zyrtarët nuk do të vepronin,” shkruante më 16 gusht e përditshmja shtetërore Jomleh.
Jomleh nënvizon se veprimet e regimit shërbejnë si propagandë, dhe shton se “falë rrjeteve sociale, zyrtarët postojnë foto duke ‘ndihmuar njerëzit e duke u shkuar në thelb problemeve. Por ata refuzojnë të theksojnë se në fakt nuk janë në gjendje ta zgjidhin krizën.”
“Kur problemi nuk ishte kaq kritik, dhe e kishim mundësinë për të blerë vaksina anti-Covid-19 nga COVAX për ta vaksinuar popullsinë, ne implementuam metodën tonë, duke bojkotuar botën. Hymë në një rrugë që ishte e panjohur për të gjithë botën, dhe tani që situata është bërë e ndërlikuar, e ndryshuam rrugën,” shton Jomleh.




Kreu i seksionit të terapisë intensive në spitalin Imam Reza të Mashhad në Iranin veri-lindor tha dje se ka mundësi që të shtohen vetëvrasjet e punonjësve iranianë të shëndetësisë dhe se gjendja e tyre mendore po përkeqësohet.






Irani është i rrënuar me krizën Covid-19. Varianti i ri Delta përhapet me shpejtësi në të gjithë Iranin, duke vrarë një iranian çdo dy minuta. Statistikat e modifikuara të regjimit tregojnë gjithashtu fytyrën e zymtë të një krize humanitare në Iran.
Të Dielën, 8 Gusht, tre ditë pasi Ibrahimi Raisi u përurua si presidenti i ri i regjimit, regjimi klerikal dha urdhër për nëntë ekzekutime në tre mjedise burgu. Një varje tjetër të hënën e çoi totalin në të paktën 22 për muajin gusht, dhe më shumë se 200 që nga fillimi i vitit. Dyzet e tetë dënime me vdekje janë zbatuar në korrik, kohë gjatë së cilës tre avokatë të të drejtave të njeriut u akuzuan për përhapje të propagandës dhe komplot për të përmbysur sistemin në pushtet, më pas u dënuan me burgim shumëvjeçar.
Shtatë avokatë e aktivistë civilë janë arrestuar nga forcat e sigurisë dje në Teheran dhe janë transferuar në një vend të panjohur.



Teheran – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës të MEK – Maryam Rajavi: Rini iraniane, fati i Iranit është në duart tuaja – 10 gusht 2021
Teheran – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës të MEK – Një Iran i lirë me Maryam Rajavi-n – 10 gusht 2021
Shiraz – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës të MEK – Maryam Rajavi: Ngrihuni për t’i sjellë lirinë Iranit – 13 gusht 2021
Qazvin – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës të MEK – Maryam Rajavi: Populli ynë dëshiron liri, demokraci, dhe barazi – 3 gusht 2021
Mashhad – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës të MEK – 13 gusht 2021