Wednesday, February 8, 2023

Muxhahedinët po Bëhen Shembuj që Rinia e Iranit Dëshiron t’i Ndjekë

 

Pjesë e fushatës keqinformuese të regjimit iranian, fushatë e cila drejtohet nga ministria e inteligjencës, është narrativa se grupi kryesor opozitar i regjimit, i njohur si Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (MEK/PMOI) nuk mbështetet nga publiku, urrehet nga shumica e njerësve dhe njihet prej tyre si grup terrorist për shkak se ka vrarë mbi 17,500 njerëz ‘të pafajshëm.’

Por si zakonisht, asgjë nuk koordinohet siç duhet në këtë regjim. Fabrika e propagandës nuk prodhon produkte uniforme dhe elementët e përfshirë në në punë të tilla nuk janë të sinkronizuar. Kjo mungesë harmonie bëhet e qartë nga pretendimet e tyre për një mungesë të mbështetjes popullore për MEK.

Para se të vazhdojmë me këtë temë, është mirë të merremi me disa pyetje që ngrihen në këtë kontekst.

A është e mundur të jesh një organizatë pa asnjë mbështetje publike, por njëkohësisht të kesh mundur të vazhdosh një betejë profesionale e të pandërprerë kundër dy diktaturave për 56 vjet rresht?

Si është e mundur të jesh një organizatë aktive dhe të kesh burime njerëzore gjithnjë në rritje, ndërkohë që regjimi i arreston e i vret pa ndalur anëtarët e mbështetësit e tu?

Pa u kërkuar fuqive botërore asnjë mbështetje materiale a financiare, si është e mundur të jesh i pavarur financiarisht duke mos patur mbështetje nga publiku? A mundet një organizatë që nuk mbështetet tek populli i saj të ekzistojë jashtë atdheut për një kohë kaq të gjatë?

Çfarë lloj organizate është kjo, që regjimi pretendon vazhdimisht se ka marrë fund, por detyrohet herë pas here t’i paralajmërojë elementët e ij për rreziqet e saj?

Mjafton të kërkosh në internet fjalën “hipokritë”, të cilën regjimi e përdor për të përshkruar MEK-ët, dhe përballesh me realitetin se sa shumë ia ka frikën ky regjim MEK-ut, një regjim që pretendon se ka një fuqi të pamposhtur.

Organizata e Muxhahedinëve është shpata e Damokleut që varet përmbi kokën e regjimit. Ata nuk ngurrojnë të përdorin emrin Muxhahedin për të heshtur zërin e mospajtimit, madje edhe brenda elementëve të tyre.

“Sapo dikush bën kritika, ata thonë se ka marrë urdhër nga Shqipëria (Muxhahedinët). (Sarpoush, Mahmoud Mirlohi, 5 gusht 2021)

Dhe regjimi nuk mund ta mohojë më frikën e vet, sidomos pas ngjarjeve të fundit në protestat e ujit në Khuzestan.

“Dy mijë (muxhahedinë) në kryeqytetin shqiptar i janë drejtuar luftës së mediave me të gjithë forcën. Plani është ta kthejnë popullin kundër sistemit dhe njerëzit kundër njëri-tjetrit.” (Agjencia e lajmeve Fars, Kleriku Ahmad Shahrokhi, 23 korrik 2021)

“(Muxhahedinët) mbështeten ende nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet arabe, dhe gjurmët e tyre mund të shihen ende sot në Ahvaz e Khuzestan, ku ata përpiqen t’i drejtojnë kërkesat e popullit.” (Agjencia e lajmeve Fars, Kleriku Mohamad Ali Nekounam, 23 korrik 2021)

Duke shprehur frikën e regjimit nga tubimi më i fundit i Rezistencës Iraniane (Samiti Botëror për Iranin e Lirë 2021), një nga elementët e tij tha:

“Kjo mbledhje e organizatës (muxhhedinëve) nuk do të çojë në asgjë tjetër veç shtimit të urrejtjes së popullit iranian ndaj tyre.” (Moj-e-Rasa, Ali Akbar, 21 korrik 2021)

Por pastaj ai detyrohet ta pranojë që, “mund të thuhet pa frikë se ‘Pusitë e (Mersad)’ (Kështu i quan regjimi operacionin e fundit ushtarak të muxhahedinëve në 1988-ën, që njihet si ‘Forough-Javidan’ (Drita e Pavdekshme) janë duke vazhduar, dhe këtë herë jo në fushën e Hassanabad, por në shtëpinë e çdo iraniani ka një Ngushticë Chaharzebar (një ngushticë ku regjimi ia doli të ndalonte lëvizjen e muxhahedinëve pas gati 150 km) që duhet pushtuar.

“Muxhahedinët kanë një mision për të bërë më të mirën, pasojat e të cilit mund të shihen shumë lehtë në protestat e dhjetorit 2017 dhe nëntorit 2019.” (Siasat-e-Rooz, 28 korrik 2021)

Faqja Haraz News, më 5 gusht 2021, në një artikull mbi frikën e regjimit, pa e kuptuar as vetë ka pohuar një fakt të rëndësishëm: “Rinia e Iranit i mban Muxhahedinët si shembuj që duhen ndjekur.”