Sunday, February 5, 2023

Irani arrin një rekord të ri për sa i përket bilancit të vdekjeve në “valën e pestë” të COVID-19

Iran hits new death toll record in COVID-19 fifth peak

Ministri i Shëndetësisë i Iranit e shpalli numrin ditor të vdekjeve si 458, dhe numrin e infektimeve të reja nga COVID-19 si 34,913, ditën e djeshme. Ky është rekordi më i lartë i vdekjeve në ”valën e pestë” në Iran.

Ndërkohë që varianti Delta bën kërdinë në mbarë vendin, spitalet iraniane po vuajnë nga mbipopullimi dhe varrezat nuk kanë vend për të varrosur viktimat e COVID-19.

Zëvendës Ministri i Shëndetësisë i Iranit, Iraj Harirchi, tha gjithashtu dje se kjo është një nga situatat më të rënda që nga fillimi i pandemisë.

Në Ilam të Iranit perëndimor, Përfaqësuesi i Shëndetësisë në Universitetin e Shkencave Mjekësore tha se do të vijë një katastrofë në 10 ditët e ardhshme për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta.

Guvernatori i Karaj, që ndodhet në perëndim të Teheranit, tha dje se niveli i riskut i COVID-19 është mbi të kuqen dhe se “kushtet e sëmundjes janë shqetësuese”.

Në Hormozgan të Iranit jugor ka patur raporte të një mungese infermierësh. Zëvendës Terapisti në Universitetin e Shkencave Mjekësore të Hormozgan tha dje se, ndonëse infermierët po punojnë me turne më të gjata, ata janë të lodhur, dhe ka nevojë për më shumë infermierë.

Sipas një raporti nga Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, Mashhad në Iranin veri-lindor po përballet me një mungesë kapsulash oksigjeni. Gjatë javës së shkuar, ka patur mbi 600 njerëz të shtruar në spitale në këtë provincë veri-lindore.

Kreu i Rrjetit të Shëndetësisë në Mahshahr të Iranit jug-perëndimor, ka thënë se spitalet nuk kanë më vend për pacientë të rinj me COVID-19. Ai tha se e vetmja zgjidhje për këtë krizë është një izolim dy-javor. Mohammad Alavi, kreu i Qendrës Shëndetësore të provincës, tha sot se ka patur një rritje prej 77% në numrin e vdekjeve për shkak të virusit.

Agjencia shtetërore e lajmeve ISNA shkroi më 4 gusht se është krijuar një varrezë e re për viktimat e COVID-19 në Kerman të Iranit jugor.

Varrezat në Iran janë tejmbushur, dhe me rritjen e numrit të vdekjeve nga COVID-19, varrosja e trupave është bërë problem.