Në një burg në qytetin jugor të Shirazit, xhelatët e regjimit Iranian kanë varur fshehurazi shtatë të burgosur të Dielën dhe të Martën.
Ekzekutimet u zhvilluan në burgun e Adelabad të Shirazit në dy grupe prej tre dhe katër të burgosurish. Identiteti i asnjërit prej të burgosurve nuk është i njohur dhe nuk ka asnjë burim zyrtar që regjimi Iranian të ketë njoftuar mbi ekzekutimet.
Pas disa ditësh, disa ekzekutime janë kryer në një numër qytetesh, përfshirë Qazvin ku u ekzekutua një burrë dhe në burgun qëndror të Mashhad, një djalë i ri u var. Për më tepër, gjashtë të burgosur janë varur në burgun Orumiyeh më 6 Maj.











