Saturday, July 27, 2024

IRAN: Gratë në Sanandaj dhe Esfahan protestuan për vdekjen e Farinaz Khosravani

NCRI – Në një veprim për të mbështetur kryengritjen e popullit trim të Mahabad, një numër i konsiderueshëm të grave në qytetin e Sanandaj demonstruan kundër vdekjes së Farinaz Khosravani. Në këtë demonstrim të dielen, më 10 maj, protestuesit thërrisnin: “Mahabad nuk është i vetëm, Sanandaj e mbështet atë”
Të shtunën, 9 maj qindra aktivistë të të drejtave të grave në Esfahan u mblodhën në rrugët e Ashrafi Esfahani për të protestuar për vdekjen e Farinaz Khosravani. Dy nga viktimat e lagies me acid në muajt e fundit ishin në mesin e protestuesve të cilët bënin thirrje për gjykimin e autorëve të këtyre lloj krimesh, sidomos ndaj atyre që spërkasin me acid mbi gratë.

Znjsh. Farinaz Khosravani, 26 vjec, ishte e diplomuar për kompjuter dhe punonjëse e Tara Hotel në Mahabad. Në 4 maj ajo ra nga kati i katërt i hotelit ku punonte në mënyrë që ti shpëtonte agresionit të agjentit të inteligjencës mullah, më pas gjeti vdekjen e menjëherëshme.
Znjsh. Sarvnaz Chitsaz, Kryetare e Komitetit të Grave të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), në një mesazh për popullin e Iranit, sidomos gratë fisnike, bëri thirrje për zgjerimin e protestave dhe për solidaritet me popullin kurd dhe në veçanti me gratë dhe të rinjtë e guximshëm të qytetit të Mahabad dhe u kërkoi atyre që të ngrihen dhe të bashkohen me këtë lëvizje proteste kundër shtypjes, krimit dhe akteve monstruoze nga ky regjim anti njerëzore.
Kryetarja e Komitetit të Grave në NCRI deklaroi se vdekja tronditëse e Farinaz Khosravani tradhton natyrën mizogjene dhe të mjerueshme të regjimit velayat-e faqih në tërësinë e tij; një regjim që shtyp gratë pambrojtur me pretekstin e shpikur nga Mullahët që kryejnë patrulla për të zbatuar hixhabin për mbulimin me vello në përditshmëri në rrugët e qyteteve anembanë Iranit, spërkasin me acid, apo sulmojn vajzat studente me thika përditë dhe ushtrojnë presion gjithnjë në rritje për gratë fisnik iranian. Në anën tjetër, liderët dhe zyrtarët e qeverisë nuk përmbahen nga asnjë poshtërsi apo ligësisë kundër femrave iraniane.
“Vdekja e Farinaz një vajzë e re, të copëton zemrën, apo dhe ekzekutimi i Rayhaneh Jabbari, në rininë e tyre humbën jetën duke u përballuar me qëllimet vicioz të agjentëve të zbulimit regjimit, si dhe vetëvrasjet e grave në protesta kundër tiranisë dhe shtypjes së mullahëve tregon se gratë fisnike iraniane kanë vendosur të mos bien në gjunjë pavarsisht shtypjes të këtij regjimi anti njerëzore dhe mizogjen në çfarëdo mënyre të mundshme përkundër diskriminimit gjinor të pashembullt, të represionit dhe mizoris, “shtoi ajo.
Znjsh. Chitsaz tha se u bën shumë vite që gratë iraniane janë në ballë të luftës kundër regjimit klerikal anti njerëzore dhe pa dyshim këto gra do të eleminojë regjimin e velayat-e faqih nga historia Iranian.
Komiteti i Grave të Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
13 Maj 2015