Protesta anti-regjim shpërtheu në Iran në mars, kur një shitës vdiq pas vetë-sakrifikimit
Në mëngjesin e së martës 26 maj 2015, në një aksident tronditëse në Teheran shoferi i motoçikletës, i cili ishte duke fituar një jetesë për veten dhe familjen e tij me përdorimin e motorit te tij, në shenjë proteste kundër çmimin në rritje të benzinës kryen vetë-vrasje në stacionin e gazit në Zonën 2 të Teheranit dhe u transferua në nxirje në spitalin Shohada.
IRAN: Njerëzit protestojnë kundër rritjes se çmimeve të karburantit, shoferi i motor vetë-sakrifikohet
Iran: Dhjetra te ekzekutuar ,presioni ritet
Xhelatët e Regjimit Iranian kanë ekzekutuar të paktën 22 të burgosur në një nga burgjet e shumta në Iran gjatë periudhës tre ditor nga data 23-25 maj.
Viktimat që ishin varur në burg Ghezel Hessar në qytetin e Karaj përfshirë nëntë burra të cilët janë identifikuar si: Mohammad Barani, Asghar Koshki, Haj Ahmad Ibarahimi, Masud Zibaei, Karim Bagheri, Ahmad Rabdoust, Abas Ameri, Bakhshi Bameri Fooladzehi dhe Mehran Balouchzahi .
Lidhjet e Iranit me Hezbollahun gjënden në sulmin e Arabisë Saudite
Regjimi Iranian mund të ketë mbikëqyrur sulmin terrorist të së premtes në Arabinë Saudite, raportoi gazeta Al-Watan duke cituar gjetjet e larta RDX, substancë shpërthyese e përdorur në rripin e sulmuesit vetëvrasës së.
“Një lidhje e mundeshme është gjetur me substancën RDX, të cilën aleatët e Teheranit u përpoqën të kontrabandojnë në Arabinë Saudite dy javë më parë, “tha e përditshmja e Arabisë.
Regjimi Iranian fsheh destabilitetin e brëndshëm me politikat destruktive rajonale
Interesi i Regjimit Iranian në prokurën luftërake ‘nuk është një shenjë e fuqisë së saj “, por një shenjë e dobësisë, sic jane mullahët në Iran të cilët qëndrojnë mbi baza të paqëndrueshme të brëndshme, thotë Bruce McColm, presidenti i Institutit për Strategjitë Demokratike.
Z. McColm i cili në të kaluarën ka qenë drejtor ekzekutiv i “Freedom House” shkroi në “The Hill”: “Në vitet e fundit në mungesë të përfshirjes materiale të Shteteve të Bashkuara në rajon, Irani ka rrëmbyer mundësitë për të mbushur vakumin e pushtetit. Rezultati ishte një foto përforcuese e pushtetit rajonal Iranian. “
IRAN: 37 Të Burgosur Ekzekutohen në 3 ditë
NCRI – nga 19 deri në 21 Maj, regjimi anti njerëzore klerik në Iran ekzekuton 37 persona në burgje dhe në rrugët e qyteteve të ndryshme.
Tre të burgosur u ekzekutuan në publik në qytetet e Qouchan, Minab dhe Shiraz. Ekzekutimi në Minab është kryer në fushën e futbollit të qytetit për të intensifikuar më tej atmosferën e frikës në mesin e të rinjve. Në Shiraz, një i burgosur që u dënua me vdekje dhe para ekzekutimit ai mori 111 rrahje me kamzhik.
Obama nënshkroi projekt-ligjin duke i dhënë Kongresit një mendim mbi marrëveshjen bërthamore të Iranit
Presidenti Barak Obama ka nënshkruar legjislacionin që i jep Kongresit fuqinë për të shqyrtuar dhe potencialisht per të refuzuar një marrëveshje bërthamore me regjimin Iranian. Ai nënshkroi marrëveshjen pa ceremoni të premten në Shtëpinë e Bardhë.
Negociatorët nga P5 + 1 vendet e përbëra nga SHBA, Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe Gjermania janë duke kërkuar një marrëveshje me Teheranin deri në fund të qershori.
Mësuesit iranian protestojnë në qytetin e Bushehr
Një grup i mësuesve iranianë u mblodhën ditën e enjte jashtë zyrës lokale të Ministrisë të Arsimit në qytetin e Bushehr (në jug të Iranit) për të protestuar diskriminim në punë dhe për pagat e papaguara.
Gjatë muajve të fundit, dhjetëra mijëra mësues në afro 70 qytete dhe në 27 provinca kanë mbajtur njëkohësisht tubime kundër shtypjes dhe padrejtësive nga regjimi klerikal në Iran.
Hassan Rouhani përsërit pozicionet e Khamenei-t për të mos lejuar inspektimet bërthamore
Teherani anjëherë nuk do të nënshkruajë marrëveshje bërthamore që do të lejojë hyrjen e të huajve në sekretet shkencore dhe ushtarake të Iranit, tha të enjten Hassan Rouhani presidenti i regjimit klerik.
Të mërkurën, Udhëheqësi supreme i regjimit Iranian ,i cili ka fjalën e fundit për çdo çështje madhore politike përjashtoi publikisht inspektimet ndërkombëtare të vendeve ushtarake si dhe intervistat me shkencëtarët bërthamorë duke i përshkruar ato si “kërkesa të paarsyeshme”.
NCRI -Komiteti i Grave bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të Narges Mohammadi
Narges Mohammadi, një aktiviste e të drejtave të njeriut , ka shkuar në grevë urie për të protestuar mohimin e të drejtës së kujdesit mjekësor dhe medikamentet për të cilat ajo ka nevojë .
NCRI – Znj Narges Mohammadi, një aktiviste e të drejtave të njeriut, ka shkuar në grevë urie te hënen me 18 Maj, për të protestuar refuzimin e të drejtës së trajtimit mjekësor si dhe medikamentet për të cilat ajo ka nevojë. Asaj i është mohuar e drejta për të marrë mjekimin dhe kjo ka cuar në përkeqësimin e shëndetit të saj ,barnat duhet të përdoren në baza ditore sipas përshkrimit të mjekut . Dje zemra e saj kishte rrahje të forta dhe luhatje që arritën deri në atë pike sa shoqet e qelise e cuan atë 6 herë në klinikën e burgut Evin , por xhelatët vazhdojnë të rrefuzojnë ndihmën themelore për mjekim.
IRAN: Kundravajtësi i mitur përballet me ekzekutimin e pashmangshëm
Amnistia Internacionale i bëri thirrje regjimit Iranian për të ndalur ekzekutimin e një djali 24-vjeçar, ai është në rrezik ekzekutimi për një krim te cilin e ka kryer nën moshën 18 vjeçare.
Hamid Ahmadi, i cili ka qenë i dënuar për therjen e një njeriu gjatë një përleshjeje me një grup, gjë e cila ka ndodhur në moshën 16 vjeçare të sipërpërmëndurit.









