Në një reagim gjithnjë e në rritje e mbështetjes së Iranit ndaj rebelëve Houthi në Jemen një aeroplanmbajtëse amerikane u dërguar në ujërat e Jemenit për të forcuar sigurinë dhe për tu bashkuar me anijet e tjera amerikane që janë përgatitur për të bllokuar cdo dërges për rebelët.
Një zyrtar i marinës ka konfirmuar për Fox News se USS Theodore Roosevelt – së bashku me anijen e saj përcjellse, USS Normandisë, një mjet lëvizës udhëheqëse-raketash la Gjirin Persik të dielën dhu u drejtua për në Detin Arabik, për të ndihmuar në zbatimin e bllokadës.
Associated Press njoftoi se: Zyrtarë të marinës thanë se ka rreth nëntë anije luftarake amerikane në rajon, duke përfshirë Cruisers dhe shkatërrues që mund të mbanjne në bord ekipe dhe anije të tjera.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest nuk komentoj në mënyrë specifike lëvizjet e marinës në ujërat e Jemenit, por tha se SHBA ka shqetësime rreth Iranit “për mbështetjen e vazhdueshme të Houthis.”
” Ne kemi dëshmi se iranianët furnizojnë me armë dhe mbështesin me armatime të tjetra, Houthis në Jemen. Kjo mbështetje do të kontribuojë vetëm në një dhunë më të madh në atë vend. Këto janë pikërisht lloji i veprimtarive destabilizuese që na ngrejnë shqetësime dhe bëhet fjalë për aktivitete destabilizuese të Iranit në Lindjen e Mesme.” Ai tha se: ” Iranianët janë mjaft të vetëdijshëm për shqetësimet tona, për mbështetjen e vazhdueshme të Houthis duke i dërguar atyre dërgesave të mëdha me armë”
Një deklaratë me shkrim nga marina amerikane të hënën tha se dy anijet janë bashkuar me të tjerat në kryerjen e “operacionit për sigurinë detare” në rajon.
“Në ditët e fundit, marina e SH.B.A-së ka rritur praninë e saj në këtë zonë si rezultat i jostabilitetit aktual në Jemen,” thotë deklarata
“Qëllimi i këtij operacioni është të sigurojë rrugët kryesore të transportit në rajon, të mbeten të hapura dhe të sigurta. Shtetet e Bashkuara mbeten të vendosura për partneritetin e saj rajonal dhe për ruajtjen e sigurisë të mjedisit detar.”