Në një burg në qytetin jugor të Shirazit, xhelatët e regjimit Iranian kanë varur fshehurazi shtatë të burgosur të Dielën dhe të Martën.
Ekzekutimet u zhvilluan në burgun e Adelabad të Shirazit në dy grupe prej tre dhe katër të burgosurish. Identiteti i asnjërit prej të burgosurve nuk është i njohur dhe nuk ka asnjë burim zyrtar që regjimi Iranian të ketë njoftuar mbi ekzekutimet.
Pas disa ditësh, disa ekzekutime janë kryer në një numër qytetesh, përfshirë Qazvin ku u ekzekutua një burrë dhe në burgun qëndror të Mashhad, një djalë i ri u var. Për më tepër, gjashtë të burgosur janë varur në burgun Orumiyeh më 6 Maj.
Për t’u përballur me protestat në rritje nga ana e popullit Iranian, regjimi Iranian ka ekzekutuar njerëz me pretekste iluzionare për të krijuar terror dhe tmerr.
Nën sundimin e mullahëve, Irani është vendi i cili kryeson në numrin e ekzekutimeve për banorëve.
Në shumë raste ekzekutimet nuk janë raportuar nga burimet zyrtare dhe emrat e atyre që janë ekzekutuar janë fshehur për publikun.
Deri në momentin kur Hassan Rouhani është bërë president, numri i ekzekutimeve rritet në mënyrë të vazhdueshme gjë e cila është dënuar nga Agjencitë Ndërkombëtare.
Ekspertët e të drejtave të njeriut UN dënuan valën e fundit të ekzekutimeve në Iran, shumica e të cilave janë të paraportuara.
Javën e kaluar, Dr. Ahmed Shaheed, Raportuesi Special i OKB-së për gjëndjen e të drejtave të njeriut në Iran, dhe Christof Heyns, Raportuesi Special i OKB-së për Përmbledhjen Arbitrare, dënuan rritjen drastike të ekzekutimeve në javët e fundit.
“Kur qeveria Iraniane nuk pranon të njohë shtrirjen e plotë të ekzekutimeve të cilat kanë ndodhur, kjo tregon një mospërfillje të pashpirt për dinjitetit njerëzor dhe të drejtën ndërkombëtare, për të drejtat e njeriut”, theksoi Z. Shaheed.
Rreth dates 9 dhe 26 të muajin Prill, një numër prej 98 të burgosurish janë raportuar të kenë qënë të ekzekutuar mesatarisht gjashtë në ditë.
“Ne jemi të alarmuar nga rritja e fundit e numrit të ekzekutimeve, të cilat kanë ndodhur pavarësisht problemeve serioze në lidhje me standardet e gjykimit të drejtë,” vuri në dukje Z.Heyns.