NCRI – nga 19 deri në 21 Maj, regjimi anti njerëzore klerik në Iran ekzekuton 37 persona në burgje dhe në rrugët e qyteteve të ndryshme.
Tre të burgosur u ekzekutuan në publik në qytetet e Qouchan, Minab dhe Shiraz. Ekzekutimi në Minab është kryer në fushën e futbollit të qytetit për të intensifikuar më tej atmosferën e frikës në mesin e të rinjve. Në Shiraz, një i burgosur që u dënua me vdekje dhe para ekzekutimit ai mori 111 rrahje me kamzhik.
Vetëm më 20 dhe 21 maj , njëzet e katër të burgosur u ekzekutuan në tre grupe të varur në burgjet Ghezel Hessar dhe Gohardasht në Karaj. Tetë të cilët janë varur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, më 21 maj në burgun e GhezelHessar ishin në mesin e të burgosurve të cilët kishin protestuar për valën e ekzekutimeve kolektive dhe të fshehta në këtë burg, më 17 gusht 2014 në mënyrë që të ndalonin ekzekutimin e një numër i shokëve të qelisë së tyre u përleshën me rojet e burgut.
Nëntë të burgosur të ndarë në dy grupe janë ekzekutuar me varje në burgjet e Shiraz dhe Arak, plus më 19 Maj një tjetër i burgosur në burgun qëndror të Arak-ut, këto janë krime të tjera të këtij regjimi në këtë periudhë kohore.
Qëllimi i regjimit të egër, velayat-e faqih të cilin populli iranian e quajti “ Perendia e ISIS “, është të intensifikojë atmosferën e terrorit dhe tmerrit për të kontrolluar protestat sociale që janë kthyer në një makth për regjimin klerikal.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
22 Maj 2015