Friday, March 29, 2024

IRAN: Kundravajtësi i mitur përballet me ekzekutimin e pashmangshëm

Amnistia Internacionale i bëri thirrje regjimit Iranian për të ndalur ekzekutimin e një djali 24-vjeçar, ai është në rrezik ekzekutimi për një krim te cilin e ka kryer nën moshën 18 vjeçare.

Hamid Ahmadi, i cili ka qenë i dënuar për therjen e një njeriu gjatë një përleshjeje me një grup, gjë e cila ka ndodhur në moshën 16 vjeçare të sipërpërmëndurit.

 “Dënimi me vdekje është dënimi më mizor, çnjerëzor dhe degradues, kjo është shqetësuese pasi në këtë rast Irani përsëri është cilesuar si shkelës i ligjit ndërkombëtar të ekzekutimit të atyre që ishin fëmijë në kohën e krimit të supozuar. Në qoftë se ekzekutimi ndodh përpara, ndërkohë që çështja është në shqyrtim në Gjykatën më të Lartë të Iranit, kjo do të ishte një dështim i tmerrshem i drejtësisë, “tha Said Boumedouha, Zëvendës Drejtor i Lindjes së Mesme i Amnisti-së Internacionale dhe Programi i Afrikës së Veriut.

“Autoritetet Iraniane duhet të ndalin menjëherë të gjitha planet për të kryer këtë ekzekutim.”
“Dënimi me vdekje i Hamid Ahmadi-së bie përsëri në kundërshtim, pretendimet e përsëritura të Iranit se nuk ka ekzekutuar të mitur, kjo tregon mospërfillje flagrante të autoriteteve për të ndaluar aplikimin e dënimit me vdekje,” tha Said Boumedouha.