Mësuesit iranian protestojnë në qytetin e Bushehr

795

Një grup i mësuesve iranianë u mblodhën ditën e enjte jashtë zyrës lokale të Ministrisë të Arsimit në qytetin e Bushehr (në jug të Iranit) për të protestuar diskriminim në punë dhe për pagat e papaguara. 

Gjatë muajve të fundit, dhjetëra mijëra mësues në afro 70 qytete dhe në 27 provinca kanë mbajtur njëkohësisht tubime kundër shtypjes dhe padrejtësive nga regjimi klerikal në Iran.

 Protestat u ndoqen me arrestimin e shumë mësuesve nga ministria e inteligjencës mullahe.

Pavarësisht kërcënimeve, mësuesit e guximshëm të Teheranit organizuan një proteste. Ata thërrisnin: “Mësuesit e burgosur duhet të lirohen”, “Kritika është e ndaluar, përvetësimi është e lejuar”, dhe “Grupimi është vetëm një mashtrim”.
Në harmoni me protestë mbarëkombëtare kundër diktaturës së velayat-e faqih ,Znj. Maryam Rajavi tha: “Për sa kohë që regjimi klerik është në pushtet, në Iran do te ketë vetëm varfëri, papunësi, inflacion dhe çmime stratosferike që dëmtojnë njerëzit në përgjithësi dhe mësuesit, punonjësit në veçanti, kjo do te shkojë keq e më keq. “Vetëm përmbysja e këtij regjimi anti-njerëzore nga ana e njerëzve, rezistencës iraniane dhe vendosja e demokracisë do ti japë fund kësaj katastrofe të madhe.”