Saturday, July 27, 2024

Iran: Dhjetra te ekzekutuar ,presioni ritet

Xhelatët e Regjimit Iranian kanë ekzekutuar të paktën 22 të burgosur në një nga burgjet e shumta në Iran gjatë periudhës tre ditor nga data 23-25 maj.
Viktimat që ishin varur në burg Ghezel Hessar në qytetin e Karaj përfshirë nëntë burra të cilët janë identifikuar si: Mohammad Barani, Asghar Koshki, Haj Ahmad Ibarahimi, Masud Zibaei, Karim Bagheri, Ahmad Rabdoust, Abas Ameri, Bakhshi Bameri Fooladzehi dhe Mehran Balouchzahi .

Mediat e Regjimit Iranian nuk kane publikuar ndonjë informacion në lidhje me ekzekutimet e grupeve që janë kryer.
Më parë këtë vit, Kombet e Bashkuara e përshkruajne numrin e ekzekutimeve në Iran si “thellësisht shqetësuese”.
Nga data 19 deri në 21 Maj, regjimi klerik në Iran ekzekuton 37 njerëz në burgje dhe në rrugët e qyteteve të ndryshme.
Tre të burgosur u ekzekutuan në publik në qytetet e Qouchan, MINAB dhe Shiraz. Ekzekutimi në MINAB u krye në një fushë futbolli në qytetin për të intensifikuar më tej atmosferën e frikës në mesin e të rinjve. Në Shiraz, një i burgosur që u dënua me vdekje dhe para ekzekutimit ai ka marrë 111 te rëna me kamzhik.
Vetëm më 20 dhe 21maj, njëzet e katër të burgosur u ekzekutuan në tre grupe dhe u varën në Ghezel Hessar dhe Gohardasht në burgjet Karaj. Tetë prej atyre që ishin varur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, më 21 maj , në burgun e Ghezel Hessar , të burgosurit të cilët kishin protestuar kundër valës së ekzekutime kolektive dhe të fshehta, në këtë burg më 17 gusht 2014 në mënyrë për të ndaluar ekzekutimin një numër i shokëve të qelisë së tyre ishin përleshur me rojet e burgut.

Ekzekutimi i nëntë të burgosurve të varur në burgjet e Shiraz dhe Arak ndodhi më 19 maj, plus një tjetër i burgosur në burgun qendror të Arak janë krime të tjera të këtij regjimi gjatë kësaj periudhë kohore.
Ekzekutimet kanë për qëllim te krijojne atmosferën e terrorit në shoqëri, në mënyrë që të parandalohet çdo shprehje publike të mospajtimit në vend.