NCRI – E mërkurë, 17 janar. Në një mesazh për popullin e Iranit, përfaqësuesi i mësuesve të Iranit tha: “Popull heroik i Iranit, bota e ka dëgjuar zërin tënd! Tubimet janë e drejta juaj e patjetërsueshme; të rifillojnë protestat në rrugë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të mos i japim regjimit mundësinë për t’u përgatitur për represion “.
Iran: I pritet dora një të burgosuri të akuzuar për vjedhje
NCRI – Të mërkurën, më 17 janar 2018, dënimi çnjerëzor i prerjes së dorës së një të burgosuri të akuzuar për “vjedhje të deleve të fshatarëve” u zbatua nga gjykata i regjimit iranian në burgun qendror të Mashhadit.
Maryam Rajavi i bën thirrjeOKB-së për veprim urgjent për të siguruar lirimin e të burgosurve në kryengritjen mbarëkombëtare
Zjarri ndaj demonstruesve, arrestimet masive dhe tortura deri në vdekje janë shembuj krimesh kundër njerëzimit
Znj. Maryam Rajavi, Presidente e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, u bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Këshillit të Sigurisë, vendeve anëtare dhe Komisarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, si dhe organizatave të tjera të rëndësishme ndërkombëtare, që të ndërmarrin veprime urgjente në mënyrë që të arrestuarit gjatë kryengritjes mbarëkombëtare të popullit iranian të lirohen menjëherë dhe të përcaktohet statusi i të zhdukurve.
Një deputet i regjimit iranian pranon se të burgosurit po helmohen duke u dhënë atyre pilula
Një anëtar i parlamentit të regjimit iranian pranoi më 16 janar se kohët e fundit një nga protestuesit, para se të vdiste në burg, i tha familjes së tij se të burgosurve u jepen pilula që e keqësojnë gjendjen e tyre shëndetësore.
Iran: Grevat dhe protestat përhapen në qytete të ndryshme
- Të martën, më 16 janar, protesta e 220 punonjësve të fabrikës Tabriz Tractor-Sazi po vazhdon edhe pasi ka kaluar më shumë se një muaj. Ata po protestojnë për pagimin e pagave të tyre të vonuara që prej 10 muajsh dhe për mbylljen e fabrikës. Ata filluan protestën të enjten, më 14 dhjetor.
Selitë e 60 Imamëve të Lutjeve të së Premtes u sulmuan gjatë kryengritjes
Regjimi iranian dhe autoritetet e tij kriminale nga fraksione të ndryshme, të cilët panë mundësinë e përmbysjes së regjimit gjatë kryengritjes popullore, shprehin me ashpërsi frikën e tyre dhe shqetësimin e thellë ndaj zemërimit dhe neverisë së popullit kundrejt Khameneit dhe mullahëve të tjerë në pushtet.
Grevë në fabrikën kryesore të sheqerit në Iran
NCRI – Sindikata e Punëtorëve të kompanisë Haft-Tapeh Sugarcane njoftoi se punëtorët e sektorit kanë organizuar grevë të hënën, më 25 dhjetor, në shenjë proteste për pagat e vonuara dhe dështimin e kompanisë për të paguar pesë muaj paga të papaguara.
Një balancë e re e pushtetit në Iran
NCRI – Javën e kaluar, Donald Trump bëri thirrje për sanksione të reja selektive ndaj Iranit, ndërkohë që zgjati lehtësimin e sanksioneve të gjera për herë të fundit nën marrëveshjen bërthamore të Iranit.
Sanksionet selektive u bënë pjesërisht si përgjigje ndaj masave shtypëse të regjimit ndaj protestave në shkallë të gjerë mbarëkombëtare që kërcënojnë ekzistencën e tij.
Vrasja, në dhomat e torturës, e tre të rinjve të tjerë të arrestuar në Sanandaj dhe Zanjan
Rezistenca iraniane i shpreh ngushëllimet e saj për martirizimin e Kianoush Zandi, Sarou Ghahremani dhe Mohammad Nassiri, të cilët u arrestuan gjatë kryengritjes së popullit iranian, familjeve, miqve, shokëve dhe të gjithë njerëzve që janë ngritur në Iran dhe i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë veprime të menjëhershme për t’iu kundërvënë krimeve anti-njerëzore të regjimit klerikal. Gjaku i këtyre dëshmorëve të lirisë, me siguri do të shkulë rrënjët e regjimit brutal të Velayat-e faqih përgjithmonë nga Irani dhe do të shpëtojë Iranin dhe rajonin nga ky regjim mesjetar.
Studentët iranianë bëjnë thirrje për lirimin e protestuesve
NCRI – Studentët e Universitetit iranian janë ngritur në këmbë për kolegët e tyre të burgosur duke denoncuar në një deklaratë zyrtare masat represive të regjimit ndaj studentëve gjatë protestave të tanishme
Këshilli i Sindikatave të Universiteteve të Iranit (UTUCI) shpjegoi se regjimi është shumë “i frikësuar” nga protestat aktuale dhe e përdor atë si një justifikim për të shtypur studentët, aktivistët e sindikatave dhe të tjerë në grupet që ka më shumë gjasa të protestojnë.




















