Maryam Rajavi i bën thirrjeOKB-së  për veprim urgjent për të siguruar lirimin e të burgosurve në kryengritjen mbarëkombëtare

377

Zjarri ndaj demonstruesve, arrestimet masive dhe tortura deri në vdekje janë shembuj krimesh kundër njerëzimit

Znj. Maryam Rajavi, Presidente e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, u bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Këshillit të Sigurisë, vendeve anëtare dhe Komisarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, si dhe organizatave të tjera të rëndësishme ndërkombëtare, që të ndërmarrin veprime urgjente në mënyrë që të arrestuarit gjatë kryengritjes mbarëkombëtare të popullit iranian të lirohen menjëherë dhe të përcaktohet statusi i të zhdukurve.

Hapja zjarr mbi demonstruesit, arrestimet në masë dhe torturimi i të burgosurve deri në vdekje – siç praktikohet këto ditë nga udhëheqësit e regjimit klerikal në qytete të ndryshme iraniane – janë shembuj të padiskutueshëm krimesh kundër njerëzimit dhe kërkojnë veprime urgjente nga bashkësia ndërkombëtare. Mbajtja e heshtjes mbi këto krime e inkurajon fashizmin fetar që sundon Iranin për të vazhduar krimet e tij.

Në dy javët e para të kryengritjes mbarëkombëtare të popullit të Iranit, të paktën 8000 protestues u arrestuan nga rojet revolucionare (IRGC) dhe forcat shtypëse. Një numër i madh i tyre janë zhdukur dhe nuk njoftime për ta. 90 për qind e të arrestuarve janë nën 25 vjeç dhe 35 për qind e tyre janë nxënës të shkollave të mesme. Një numër i këtyre të burgosurve kanë vdekur nën tortura në Teheran dhe në qytete të tjera, përfshirë Arakun, Sanandajin dhe Zanjanin.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

18 janar 2018