Vrasja, në dhomat e torturës, e tre të rinjve të tjerë të arrestuar në Sanandaj dhe Zanjan

427

Rezistenca iraniane i shpreh ngushëllimet e saj për martirizimin e Kianoush Zandi, Sarou Ghahremani dhe Mohammad Nassiri, të cilët u arrestuan gjatë kryengritjes së popullit iranian, familjeve, miqve, shokëve dhe të gjithë njerëzve që janë ngritur në Iran dhe i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë veprime të menjëhershme për t’iu kundërvënë krimeve anti-njerëzore të regjimit klerikal. Gjaku i këtyre dëshmorëve të lirisë, me siguri do të shkulë rrënjët e regjimit brutal të Velayat-e faqih përgjithmonë nga Irani dhe do të shpëtojë Iranin dhe rajonin nga ky regjim mesjetar.

Sarou Ghahremani nga Sanandaj u zhduk më 3 janar. Pas kërkimeve të familjes, agjentët e inteligjencës së regjimit në Sanandaj njoftuan për vdekjen e fëmijës së tyre të premten në mbrëmje, 12 janar.

Kianoush Zandi, një i diplomuar në inxhinieri nga Universiteti i Sanandaj, u zhduk më 4 janar. Trupi i tij iu dha familjes së tij më 14 janar nga Inteligjenca e Sanandajt. Lakejtë e inteligjencës i thanë familjes së dëshmorit se ishte vrarë në demonstrata. Por shenjat e torturës në trupin e Kianoushit e vënë gishtin mbi xhelatët e inteligjencës të regjimit.

Të frikësuar nga zemërimi i popullit, mercenarët e regjimit nuk i lejonin familjet e Sarou Ghahremanit dhe Kianoush Zandit të organizonin ceremoni  varrimi dhe funerali dhe u ndaluan të jepnin çfarëdo informacioni mbi martirizimin e fëmijëve të tyre duke i kërcënuar. Populli i Sanandaj përkujtoi martirët të dielën më 14 janar me një prani masive në xhaminë Farajeh-Shahr, pavarësisht pranisë së madhe të forcave represive.

Mohammad Nassiri, një i ri nga Zanjani, u martirizua pasi u arrestua nga agjentët e inteligjencës të regjimit. Gjatë dorëzimit të trupit të dëshmorëve, mercenarët thanë se kishte kryer vetëvrasje.