Selitë e 60 Imamëve të Lutjeve të së Premtes u sulmuan gjatë kryengritjes

395

Regjimi iranian dhe autoritetet e tij kriminale nga fraksione të ndryshme, të cilët panë mundësinë e përmbysjes së regjimit gjatë kryengritjes popullore, shprehin me ashpërsi frikën e tyre dhe shqetësimin e thellë ndaj zemërimit dhe neverisë së popullit kundrejt Khameneit dhe mullahëve të tjerë në pushtet.

Sipas agjencive shtetërore të lajmeve, mullahu kriminel Ghiasoddin Taha Mohammadi, duke iu referuar zemërimit dhe neverisë së popullit kundrejt shtypjes, korrupsionit dhe vjedhjes, tha në namazin e Hamedanit këtë javë: Gjatë kryengritjes, “u sulmuan rreth 60 seli të Imamëve të së Premtes”. Në shumicën e qyteteve të Iranit, shumë krime, grabitje, korrupsioni moral dhe financiar e kanë burimin tek imamët e së Premtes dhe zyrat e tyre, që janë përfaqësues të Khameneit dhe të emëruar prej tij.