Iran: I pritet dora një të burgosuri të akuzuar për vjedhje

402

NCRI – Të mërkurën, më 17 janar 2018, dënimi çnjerëzor i prerjes së dorës së një të burgosuri të akuzuar për “vjedhje të deleve të fshatarëve” u zbatua nga gjykata i regjimit iranian në burgun qendror të Mashhadit.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Khorasan, vendimi u ekzekutua në Burgun Qendror të Mashhadit në orën 9:00 nën mbikëqyrjen e gjyqtarëve dhe dora e të burgosurit 34-vjeçar u vendos me forcë nën gijotinë dhe u pre. Viktima që u identifikua me inicialet e tij si A. K. ka qenë në burg gjashtë vjet.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit njoftoi më 22 shtator 2017 se regjimi i mullahëve bën ekzekutime dhe prerje duarsh me pretekstin e vjedhjes, ndërsa hajdutët kryesorë janë sundimtarët e regjimit, vjedhjet e tyre astronomike dhe të pandërprera dhe plaçkitja e pasurisë iraniane është çështje e përhershme grindjesh fraksionale dhe konfliktesh midis grupeve të brendshme të regjimit.