Iran: Grevat dhe protestat përhapen në qytete të ndryshme

332

  1. Të martën, më 16 janar, protesta e 220 punonjësve të fabrikës Tabriz Tractor-Sazi po vazhdon edhe pasi ka kaluar më shumë se një muaj. Ata po protestojnë për pagimin e pagave të tyre të vonuara që prej 10 muajsh dhe për mbylljen e fabrikës. Ata filluan protestën të enjten, më 14 dhjetor.
  2. Greva e punëtorëve të seksioneve 22, 23 dhe 24 të rafinerisë së naftës dhe gazit të South Pars vazhdoi për ditën e dytë. Greva bëhet ngaqë nuk janë paguar pagat e tyre prej katër muajsh. Punëtorët mbyllën dyert e kompanisë dhe njoftuan se do të vazhdonin grevën e tyre derisa pagat e tyre të paguhen. Agjentët e forcave represive të regjimit, duke përfshirë forca policore, shërbimet informative dhe agjentë me veshje civile, sulmuan punëtorët e grabitur dhe i lënduan ata. Agjentët e regjimit dërguan të gjithë punëtorët me pushim të detyruar për një javë dhe premtuan se do t’u paguanin pagat pasi të ktheheshin.
  3. Në Teheran, një grup punonjësish të Kompanisë së Transportit të Gjirit Persik u mblodhën para ndërtesës së kompanisë së bursës në Sheshin Vanak të Teheranit, në shenjë proteste për pagimin e vonuar të pagave të tyre. Ata erdhën nga vendi i punës së tyre, Islamshahr, në Teheran, të martën në mëngjes.
  4. Në Teheran, një grup mësuesish në pension u mblodhën para Ministrisë së Arsimit për të protestuar kundër pagimit të pagave të tyre me katër muaj vonesë. Protestuesit gjithashtu kundërshtuan arrestimin e mësuesve. Ata mbanin një flamur ku thuhej: “Mësuesi duhet të jetë në klasë, jo në burg”.
  5. Në Qazvin, punëtorët e “Iran-Qooti” u mblodhën para administratës së sigurimeve shoqërore dhe protestuan për mospagimin e rrogave të tyre prej nëntë muajsh.
  6. Personat e plaçkitur nga Instituti Kaspik në Rasht u mblodhën në mot të ftohtë dhe me shi për të protestuar kundër plaçkitjes së depozitave të tyre nga ky institut, i cili është i lidhur me IRGC. Në të njëjtën ditë, njerëzit e plaçkitur të Abhar bënë gjithashtu një protestë.
  7. Të hënën, më 15 janar, punëtorët e kompanisë Zhian në Rezvanshahr në Provincën e Gilanit, vazhduan grevën e tyre për ditën e tetë, duke protestuar për mospagimin e rrogave të regjimit prej shtatë muajsh dhe të sigurimeve të tyre prej disa muajsh.
  8. Punëtorët e fabrikës së Sheqerit Mirza Kuchak Khan në Ahwaz nuk punuan gjithahstu, për të protestuar kundër dështimit të agjentëve të regjimit për të punësuar punëtorë vendas.
  9. Rreth 600 punonjës të kontraktuar të Hekurudhës Gorgan vazhduan protestën për ditën e tretë për të protestuar për mospagimin e rrogave dhe të sigurimeve nga ana e regjimit.
  10. Punëtorët e Grupit të Çelikut Urmia u mblodhën para selisë së Guvernatorit në shenjë proteste për mospagimin e rrogave të tyre prej një viti.
  11. Një numër njerëzish të plaçkitur nga Instituti Badrtus në Mashhad u mblodhën para selisë së radios dhe televizionit të regjimit në shenjë proteste për plaçkitjen e depozitave të tyre.
  12. Të dielën, më 14 janar, punonjësit e Kompanisë Hami-Mehrbanoo dhe të klubit Barg-Zaytoon u mblodhën para zyrës së kompanisë në Teheran, në shenjë proteste për shkeljet e të drejtave të tyre.
  13. Një grup kontraktorësh bashkiakë mbajti gjithashtu një tubim për të protestuar para Këshillit të Qytetit të Teheranit për mospranimin e kërkesave të tyre të vonuara.
  14. Po atë ditë në Shahrud, rreth 600 punëtorë të minierave qymyrgurore të Tarzehut u mblodhën për të protestuar për mospagimin e pagave të tyre prej dy muajsh.
  15. Punëtorët e Kian Kurd në Malayer protestuan në Rrugën Malayer kundër mospagimit të pagave të tyre prej pesë muajsh dhe të shpërblimeve të tyre prej dy vjetësh.
  16. Pacientët e sëmurë me mungesë imuniteti u mblodhën para Ministrisë së Shëndetësisë në Teheran për të protestuar kundër rritjes së çmimit të barnave IVIG nga 120 mijë deri në 400 mijë. Këta pacientë duhet ta marrin këtë ilaç në çdo muaj dhe gjatë gjithë jetës.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

17 janar 2018