Protestuesit e Iranit të vrarë nën tortura
NCRI – Monitori i të Drejtat e Njeriut për Iranin ka hartuar një raport që përshkruan situatën e të drejtave të njeriut në Iran për muajin janar 2018.
Muajin e kaluar, pati një represion të madh ndaj protestuesve. Në fund të dhjetorit, populli i Iranit doli në rrugë për shkak të situatës së keqe ekonomike që shkaktohet nga keqpërdorimi i pasurisë së kombit nga ana e regjimit. Protestat u kthyen shpejt në demonstrata anti-qeveritare. Forcat e sigurisë i shtypën dhunshëm protestuesit dhe pati të paktën 50 të vdekur. Raporti gjithashtu tregon se më shumë se 8,000 protestues u arrestuan.
Raporti përmendi se u përdorën gaze lotsjellës dhe kamionë për hedhje uji për të shpërndarë turmat dhe u qëlluan protestuesit e paarmatosur. Agjentë të veshur civilë shkuan shtëpi më shtëpi për të arrestuar njerëzit dhe ka pasur njoftime se të burgosurit janë torturuar “për vdekje”. Po ashtu ka pasur raste të paraburgosurish të futur në dhoma frigoriferike për t’i detyruar të pohojnë.
Gjithashtu dhjetra të rinj janë zhdukur me forcë. Familjet u mblodhën jashtë disa burgjeve por u shpërndanë nga autoritetet e burgut të cilët përdorën të shtëna në ajër dhe gaz lotsjellës.
Numri i përgjithshëm i protestuesve që janë vrarë nën tortura është të paktën 12. Zyrtarët iranianë kanë mohuar pretendimet se janë torturuar dhe kanë thënë se vdekjet i atribuohen vetëvrasjes ose përdorimit të drogës. Familjet kanë parë të dashurit e tyre të mbuluar me plagë.
Shkelje të tjera të të drejtave të njeriut përfshijnë rrahjen e një gruaje nga më shumë se 50 agjentë të sigurisë kur e panë se po filmonte demonstratën në kryqëzimin Golsar në qytetin verior të Rashtit. Për më tepër, një numri të madh protestuesish të futur në burg, iu mohua përfaqësimi ligjor.