NCRI – Nënkryetari i Komitetit Këshillimor në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara ka thënë se duhet të ngrihet një komision hetimor mbi masakrën e vitit 1988 në Iran. Jean Ziegler tha se duhet të ngrihet një tribunal i posaçëm në mënyrë që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë së Iranit në lidhje me këtë krim kundër njerëzimit. Komentet e tij u bënë gjatë një seance dëgjimi të shoqërisë civile në Gjenevë më 1 shkurt në Gjenevë.
Dëshmitarë dhe ekspertë folën në seancë dhe dhanë dëshmi, deklarata dhe këshilla. Ata thanë se është në dorën e Kombeve të Bashkuara për të ndërhyrë dhe për të ndërmarrë veprime në mënyrë që mosndëshkimi i Iranit të mos vazhdojë më. Përveç pandëshkueshmërisë së Iranit në lidhje me masakrën e tmerrshme të vitit 1988, regjimi iranian vazhdon të kryejë krime të tjera kundër njerëzimit. Folësit përmendën në veçanti valën aktuale të arrestimeve dhe torturimin deri në vdekje të protestuesve në burg, pas protestave të gjera dhe demonstratave anti-qeveritare që filluan në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.
Ai tha se komiteti i tij është thirrur, në shumë raste, për të vepruar pas krimeve të kryera nga regjimi në Iran në 39 vitet e fundit. Ai tha se seanca e dëgjimit ishte për të kujtuar dhe përkujtuar 33,000 iranianët që humbën jetën gjatë masakrës së vitit 1988. Ai tha se ata gjithashtu u mblodhën në këtë ditë për të diskutuar se si t’i japin fund pandëshkueshmërisë nga e cila ende po përfiton. Ai dëshiron ta çojë regjimin para drejtësisë dhe e përshkroi pandëshkueshmërinë e tij si “skandaloze”.
Ai i ofroi ngushëllimet e tij familjeve të atyre që vdiqën në vitin 1988, të mbijetuarve të masakrës dhe të gjithë atyre që kanë qenë viktima të regjimit iranian gjatë viteve.
Ziegler tregoi se situata në Iran ka ndryshuar, sepse njerëzit kanë folur përsëri në një kryengritje popullore. Ai gjithashtu vuri në dukje të rinjtë e Iranit – një brez i ri – që ka rrezikuar me guxim jetët e tij, torturimin dhe arrestimin për të folur kundër rritjes së çmimeve, kundër mjerimit ekonomik dhe kundër korrupsionit të mullahëve. Çka provokoi pakënaqësinë e tyre është padrejtësia e masakrës së vitit 1988. Njerëzit po bëjnë thirrje për liri, demokraci, respekt për të drejtat e njeriut dhe ato nxiten nga shembulli heroik i martirëve të vitit 1988.